Teknologjia e smartfonėve e ka pėrmirėsuar ndjeshėm editimin e fotove nė celular. Aplikacionet e mėposhtme nuk janė vetėm tė shpejta dhe tė lehta pėr tu pėrdorur, por janė edhe tepėr zbavitėse.
Tė gjithė fotografėt dhe entuziastėt e fotografive e dinė se Instagram-i ėshtė hapi i fundit nė rrjedhėn e editimit tė njė fotoje.
Mjetet e mėposhtme do tju ndihmojnė tė bėni rregullimet e duhura para se tė shtoni efektet nė Instagram. Pėrmes tyre mund tė shtoni po ashtu qindra efekte tė fshini ato gjėra qė nuk ju duhen, tė bėni njė foto tė duket sikur po bie borė, tė shtoni shkėlqim apo elemente tė tjera.
Photoshop Express
Njė aplikacion i thjeshtė dhe intuitiv. Pėrmes Photoshop Express mund ta prisni foton, tė rregulloni ekspozimin, ngjyrat, kontrastin, nivelet e ngjyrimit etj. Mund tė krijoni edhe pamje artistike pėrmes filtrave klasikė tė Photoshop-it pėrfshi Lens zoom," "Grain" dhe "Glow." Ēmimi: pa pagesė.
Lens Light
Nėse ju pėlqejnė elementet si xixat, zemrat apo rrezet e diellit, atėherė provoni kėtė aplikacion. Ai ka dhjetėra efekte qė mund ti shtojė fotove tuaja. Mund tė shtoni ndriēim nga pjesė tė ndryshme tė fotos, tė shtoni efekte tė hėnės, pluhuri me xixėllonja, korniza etj. Ēmimi: $0.99.
Pixlromatic
Nėse do tė shkarkonit vetėm njė aplikacion tė vetėm nga kjo listė, ky do tė ishte i duhuri. Edhe pse nuk do tė keni mundėsi tė shtoni stampa apo maska nė tė gjitha fotot, pėrmes kėtij aplikacioni do tė bėni disa nga fotot mė tė bukura qė keni parė ndonjėherė. Ēmimi: pa pagesė.
Color Splash
Ky aplikacion ju mundėson tė bėni foto artistike, duke pėrqėndruar ngjyrat nė njė pikė tė caktuar dhe duke i hequr ato nė pjesėn tjetėr. Pėrmes rrėshqitjes sė gishtit mund tė pėrcaktoni cilat do tė jenė zonat me ngjyra. Ēmimi: $0.99.
Diptic
Ky aplikacion ju mundėson tė prisni disa foto nė njė tė vetme. Mund ta rrotulloni dhe tė bėni ndryshime tė vogla (pėr shembull, kontrasti, ekspozimi) pėr secilėn foto. Mund tė zgjidhni mes shumė template-sh, kornizash etj. Ēmimi: $0.99.
Me Photowonder mund tė bėni prerje tė fotove, ti bashkoni ato, tė shtoni filtra dhe efekte. Pėrfshihet nė tė njėjtėn kategori si LINE Camera, edhe pse efektet janė shumė tė ndryshme nga ajo. Ēmimi: pa pagesė.
LINE Camera
Nėse keni dėshirė tė bėni gjėra tė ēuditshme me fotot tuaja, tė shkruani shėnime, apo thjesht tė luani me filtrat e ndryshėm, ky ėshtė aplikacioni i duhur pėr ju. Pėrdoreni LINE Camera pėr ti shtuar njė mjekėr fytyrės sė mikut tuaj. Ose mund tė pikturoni apo tė shkruani nė foto. Ēmimi: pa pagesė.
Burimi: PCWorldAlbanian