Detajet bejne ndryshimet…mund te jene grimca te pa dukshme nga syri por truri nuk mund ti anashkaloj dot…
Cfare duhet te kemi parasysh?...
Qe gjithsecili prej nesh I nderton gjerat ne menyren qe do…pa anshkaluar pjesen e fatit…qe pa dyshim eshte dera qe ke perpara..por e kurdisur nga nje dore e pa dukshme…qe here pas here e drejton hapjen e saj ne kahun qe do..
Kjo kurdisje nuk duhet ta na pengoj ta kthejm ‘celsin’ ne anen qe ne duam…per te hedhur hapin aty ku kemba jone deshiron…
Ndodhe qe ne momente te vecanta te ndjeme zbrasti…pa kenaqesi…pesimizem…e gjithcka qe kaplon e torturon krijesen njerezore…nuk mund ti anashkalojme…sepse gjithcka nis nga diku…qofte grimc sado e vogel…ajo ka nje vecanti te rrall…te injektohet nen lekur…kalon nxehte ne venat e tua dhe nuk dihet se sa gjate mund te qendroj aty…per te ngjyrosur me ngjyra gri gjakun tend…
Por serisht duhet ta gjejme forcen Brenda vetes…sepse askujt nuk I mungon…mund te jete e fjetur….e lodhur….por jo e vdekur…
Edhe nese mund te jete….gjenden ‘arsye”…qe bertasin me ze…per te ringjallur guximin,forcen qe shpirtit dhe trupit tend I kane munguar per pak kohe
Njeriu gjithsesi eshte endacak…po po endacak…udhetar mesnate dhe dite…mes asaj qe duhet dhe do…mes asaj qe mund dhe s’mund…mes se bukures dhe te shemtuares…ka gjithmone dicka te perbashket…fajtor I vete vendosjeve te tij…gjykues I ashper I sjelljeve te tij…per te mos pare qarte ate qe duhet…por ate qe te tjeret do te donin…
Faktet ne jete na serviren bindshem…ne mos te cituara me data…me dite…me ore…jane te skalituar ne nje form tjeter…qe quhet kujtes specifike…e drejtuar posacerisht per to…
Mirpo cfare duhet te kemi parasysh?
Ka shume menyra per tu trishtuar…ka shume factor qe e bejne te mundur kete…mirpo mes ketyre shume menyrave…duhet qe shpesh here te hapim ato “sirtar” qe dikur kemi “palosur” lumturine…gezimet…e arsyet per te jetuar…
Te nxjerrim prej tyre pak paqe…dhe te mbyllim ato rafte qe na dhurojne zbrasti…
Po ne rastet kur ato qendrojne mbyllur…per shkak te fatit te siper permendur?...
Aty nuk nderhyjme dot…por kemi dicka ne dore ama…gjithcka mbartin “sirtaret”e diteve tona…ti flakim pertok…e te bejme nje perzjerje “ngjyrash”…per te mos ndjere shume zymtesir…per te zbutur pak ajrin e per te freskuar amjentin e hijes sone…
E pervec kesaj…qetesine mund ta gjeni edhe ne shtepine e zotit…ne Kish…
Sa here hyj ne oborrin e atij ambjenti…ndjej qe frymarrja ime merr nje tjeter form…te cilen pa dyshim qe e adhuroj…
Gjej nje strehim te vacant…ikona qe veshtojne ne heshtje…me pa durim te degjojne lutjet dhe falenderimet e tua…
Ne nje dite te zakonshme…me mbertheu nje zbrazeti e pa emer…ndjenje lodhjeje…e ankthi…ku gjithcka me dukej e zeze pa dyshim…
Pastaj…me vjen nje lajm qe me tronditi teper…nje mikja ime ishte e semur me semundje te pa sherueshme…
Ohhh…u trondita shume…dhe e cuditur shoh veten time ne pasqyr…pyesja vazhdimisht veten…per cfare isha duke qare perpara 30 miutash?
Isha e shendetshme…rrethohem nga njerez qe me duan dhe vlersojne…nga miq qe me respektojne…e nga ngrohtesia e nenes, qe me dhuron c’do dite jete…
Per cfare qaja une vall?

Kur c’do dite degjojme se sa njerez humbasin jeten…humbasin prinderit…humbasin arsyen…e une qaja?...cfare kisha une vall?
Zoti eshte treguar ndoshta ne shume drejtime pak “I ftohte” me mua…mirpo ne kete ndjenje te ftohte…ai nuk me harroi asnjehere…gjithmone edhe pse kohe pas kohe te gjate…me ka dhuruar buzeqeshje…qe une ndoshta nuk I kasha vene re…ose nga mpirja prej hekuri qe kisha…nuk ndjeja me ngrohte…
Njerez…te vetmen gje qe kemi te sigurt ne jete eshte vdekja…pse te mos I dhurojme vetes arsye per ta larguar sado pak?...
Sepse do te ndodhi nje dite…eshte e pa evitueshme…pse duhet ta presim me lot dhe me vuajtje…kur mund ta largojme dhunshem nga rruga jone?...
Dhe akoma me keq…pse te largohemi nga kjo bote pa provuar esencat qe zoti shpesh ofron per ne?...ti pranojme edhe pse jo ne kohen e duhur…edhe pse na gjejne te pa pergatitur…tit hemi “PO” dashurise…ti themi “PO” buzeqeshjeve….ti themi “JO”..vuajteve…sepse ne jemi me te fort se c’do stuhi qe na afrohet…sepse ne jemi me te guximshem se c’do forc e mbi natyrshme…sepse zoti na krijoi per nje qellim…te lindim..te krijojme nje emer…e me pas ta ndjekin breza pas…jo me perpikmeri….por ne ato themele te hedhin blinda edhe me te fort…te ndertojne keshtjellat e tyre te lumturise…
Shprehja qe “erdhem ne kete bote duke qare,sepse na presin vuajtje”…duhet pa dyshim te rrezohet…
Ne erdhem duke qare…sepse I treguam jetes se pa varsisht se po na prźt me lot ne sy..ne do te te bejme te na shohesh me buzeqeshje…sepse diten qe hape dyert per ne…na ofrove krah te ngroht…mbeshtetje…dhe forc…
Qe ne c’do hap qe hedhim do ti tregojme se s’na mungojne…krahet per te fluturuar…dhe ‘folen” qe vete do ndertojme…fati nuk na tremb…
“Sepse mes te qenit…dhe te mos qenit…une do te jem”…si kunder do te jesh edhe ti!!!...