E Marte, 15 Janar 2008
Kur Lena Suriane zbriti nga autobusi, qe e kishte sjelle ate nga qyteti Kaunas, ne Lituani, per ne sheshin Viktoria te Londres ne dimrin e vitit 2004, ajo nuk e kishte menduar kurre se do te perfundonte si prone e nje trafikanti shqiptar. Vajza 29-vjecare eshte shitur per 4500 paund. Por historia nis kur Lena jetonte me nenen e saj dhe dy femije te vegjel ne nje banese te varfrish, ndersa krijoi lidhje miqesie me nje grua, e cila i ofroi shoqeri dhe ndihme per punesim me page te mire ne Angli. "Por, ndersa nuk mendoja se cfare pune ishte, kisha plane qe te shkoja per pak kohe, te siguroja ca para dhe te rikthehesha ne Lituani, ku te ngrija nje biznes timin. Kisha provuar te gjeja pune, por ishte e pamundur ne vendin tim, rrefen per mediat londineze historine e dy viteve te makthit. Vajza trajtohet nga nje Autoritet i Mbrojtjes te te Demtuarve nga Krimi ne Londer. Por sapo ka mberritur ne Ishullin Britanik, Lena bie ne duart e dy trafikanteve shqiptare qe i sekuestrojne pasaporten dhe me pas meson se ishte shitur per 4500 paund. Me vendosen ne nje dhome se bashku me 3 vajza te tjera qe ishin gjithashtu te trafikuara, thote 29-vjecarja. Ndersa me punen e tyre kane siguruar deri ne 140 mije paund te ardhura per trafikuesit. Pas mberritjes ne Londer, Lena deshmon se ka punuar 12 ore pa nderprerje, duke pasur si kliente te pakten 15 meshkuj ne dite. Madje, nje dite arrita edhe ne 37 kliente, ndersa pazari ishte 20 paund per dhjete minuta dhe 140 paund per nje ore. Une merrja vetem 10 paund ne dite nga keto fitime, thote 29-vjecarja. Te dhenat per femrat e trafikuara jane kontradiktore ne Angli. Flitet per te pakten 25 mije vajza te shfrytezuara nga Evropa Lindore.