“Lėvizja e qytetarėve pėr nė Maqedoni do tė vazhdojė tė behet nė tė njėjtėn mėnyrė, siē ka qenė mė parė". Lajmi ėshtė bėrė i ditur njė ditė mė parė nga Zyra e Shtypit pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Kėshtu, nė lidhje me ēėshtjen e rregullimit tė regjimit tė lėvizjes sė qytetarėve me Maqedoninė, dhe deklarimet e bėra nė media, se ky regjim do tė ndryshojė nė datėn 1 shkurt, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit ka bėrė tė ditur se "nuk ka asnjė njoftim zyrtar pėr ndryshimin e regjimit tė lėvizjes sė qytetarėve nė drejtim tė Maqedonisė". Ndėrkohė, pėr ēėshtjen e regjimit tė vizave me Shqipėrinė, qėndrime kontradiktore duket se kanė ardhur dhe nga Shkupi zyrtar. Pa u mbushur as 24 orė nga deklarata e zėdhėnėsit tė qeverisė maqedonase, Ivica Bocevski pėr tėrheqjen nga kėto procedura deri nė gjetjen e zgjidhjeve tė reja, Ministria e Jashtme maqedonase vijon tė deklarojė se aplikimi i regjimit tė vizave pėr shtetasit shqiptarė nuk ka kthim prapa. Nėpėrmjet zėdhėnėsit Sasho Kokallanov diplomacia maqedonase pretendoi sėrish dy ditė mė parė se procedura e aplikimi pėr vizė nė ambasadė, jo vetėm ėshtė konform rekomandimeve tė Bashkimit Evropian, por dhe se nuk pengon udhėtimin e shtetasve shqiptare drejt Maqedonisė. Qėllimi ėshtė qė tė implementohen standardet evropiane nė kėtė fushė. Maqedonia si vend kandidat pėr anėtarėsim nė NATO ka marrė disa rekomandime nga KE-ja.