Sa here ndodhe te ecesh mes grimca notash te krijuara nga vete kembet dhe trupi yt…sa here ndodhe te prekesh keta tinguj…me heshtjen e shuar qe nuk di te flas…as te degjoj…por te ndjeki nje menyre te till ecjeje sa te mos e qartesosh dot ate cfare prek…e ate cfare ndjen…
Sa mengjese shuhen perpra syve te trisht te lekundeshem si djep femijesh…mirpo pa melodine shoqeruese te zerit te bute te nenes…
Sa mbremje mbyllen si qepen te zhurmeshem perpara syve te tu…me nje tronditje te till sa te shkundin gjithe skutet e thelle te mendimeve te tua…
Nuk dim te numerojme se sa e se si…dime vetem se kurdisemi cuditshem si ora…vetem se ora ndjek nje norm dhe rregull te caktuar e te pa gabueshem…nderkohe njeriu…eh,njeriu kurdiset sipas menyres se tij…ose menyrave te te tjereve…akrepat thjesht punojne pa jete…ecin e ecin…pa te thene se ku…e pa te kerkuar mendim…se ku deshiron te shkosh
Ne nete te ftohta dimri edhe mendimet jane keshtu…akull e pa jete…mirpo zemra punon ndryshe…dimri thjesht eshte nje stin e zakonshme…e pa depertueshme ne shpirt...te pakten keshtu mendojme…
Trishtimin ne syt e njerezve e lexojme qarte…na flet per udhe qe kane vdekur…e mengjese qe shuhen pa dal…na flet per dhembje te shpirtreve te etur per jete…e na strehojne ne me te thellen ndjenje te meshires…e te keq ardhjes…
C’do dite ka mengjeset e veta…c’do dite e njejta dite…ndryshim perbejne vetem datat…dhe koha qe ecen si e marr…
S’mundemi te ndalim kohen…as vitet qe kalojne perpara teje me shpejtesine e eres…asgje s’mund te bejme…pervec se kete kohe ta ndajme me njerzit e duhur…ne vendin e duhur…edhe pse jo ne kohen e duhur…nuk ka pse te jete perhere e duhura…apo jo?...
Dikur ne vitet femijnore…shpesh prinderit na thonin se egziston plaku I vitit te ri…dhe si e till mosh…I besonim shume…oh sa dhurta merrnim…shume..
Kur u rritem kuptuam se ai nuk egzistonte…dhe si mund te ecesh ne nje realitet…kur u rrite me iluzione dhe perralla pa emer?...
Ama,ishte genjeshter e embel…sepse ne syt tane shihej lumturi…dhurata…e nje labirint endrrash…nderkohe qe me kohen..labiriniti kthehet ne germadhe…s’ka me buzeqeshje,s’ka me endrra, e as kohe per ti pare…
Diku,dikush pat thene…se ne jemi vete piktor te jetes sone…e jemi ne ata qe ngjyrosim ose jo ditet tona…pra gjithcka varet nga ne…
Ai qe e pat thene…pa tjeter ka qene I dehur ose idiot…sepse jeten mund ta ngjyrosim vete…ama si I behet kur te balcamosin si kafshet kur iu marrin shpirtin dhe I ngrijne per te qene objekt zbukurues…si I behet?...
Apo piktori gabimisht mori tablon e gabuar…apo se peneli shkruante vec bardhe e zi…apo ngjyrat ishin derdhur ne dyshemen e ftohte e ishin ngaterruar bashke me pluhurin?...
Justifikime,hamendesime,dhe perralla me mbret…mund te jesh piktor I jetes tende…pa dyshim qe mund te jesh…vetem se…duhet te jete dhunti e lindur jo e fituar gjate jetes…kur lind…duhet ti gjesh vet ngjyrat e jetes tende…te zgjedhesh nga te gjitha…sepse vetem lule nuk ka…pasi edhe ditet me vjesht kane bukurine e tyre…te mesojne te vlersosh ditet e humbura…qe jane gjethet...per te mos humbur te tjera…por te zbusesh kohen…duke bere zgjedhjen me mendimet e duhura…
Kur lind piktor I jetes as zoti nuk do mundet te te ndaloj…te ecesh mes atyre ujrave dhe rrugeve qe do…
I humbur mbetet vec ai qe pikturen e ka te fituar…dikush,dikur I pat thene…se edhe pse nuk ke prirje per kete skic…ketu do ngjyrosesh ditet e tua…ajo e pyet?...cfare me dhe I dashur at?...me dhe fleten e bardhe dhe lapsin e zi…po ngjyrat…ngjyrat at I dashur ku I le?...ai heshti…e pa ne sy dhe I tha…ngjyrat varen nga ty…pasi une me cfare munda…te dhash tablon me te madhe te kohes…pasurine…
Pasurine?...ke pasuri?...oh zot,sa zemer ngusht tregohesh ndonjehere…ne nje bote te etur per dashuri…ti dhuron pasurine…mani per pasuri…vetem e di cfare?...askush nuk ka marr florinje me vehte…I’ua kane lene qenve trashgimi…mirpo edhe qeni merr fund…e pasuria kalon qen pas qeni…ja pra cfare vlere ka…me e qarte s;behet…
Pasuri eshte shpirti ati im…shpirti…mbase ti ngutesh te dhurosh ngjyra…ama me thonje do ti gjejme vete rrenjet e tyre…sado thelle te jene groposur…
Jeta jone do te jete me ngjyra…po…dhe ai I dehuri…ose idioti…qe permenda me siper…mbase ka patur te drejte…mbase ne nje te ardhme te afert…fillojme te ngjyrosim ditet tona…asnjehere nuk eshte vone…s’ka rendesi nese ke lindur piktor…ti mund te behesh…s’ke nevoj per mesues…as per tutor…ne djall ata qe gdhendin jeten tende…ne djalle edhe ata qe shfarrosin prirjet e tua…s’ka me meshir…s’ka me keqardhje…sepse kur luajne me jeten tende…askujt si vjen keq apo jo?...madje fakti qe kane nje loder ne duar I argeton…mirpo mos harro se lodra me emrin njeri…ose femer…sic shume meshkuj e quajne…mund te te beje te luash mendsh…duke e derguar realitetin tend…larg…shume larg…
E keni parasysh mengjeset e bukur verore?...kane jete…kane ngjyra…dhe nje oksigjen qe shpirtit I duhet…mos prangosni duart per te kapur qiellin…nese bota nuk merr vesh me te mire…atehere lutu per ta…jeta eshte e shkurter per tu menduar gjate…e ne keto sekonda te shkurtra…s’ka kohe per piktura bardhe e zi…por per lendina me pem,lule,ku kemba,dora dhe shpirti yt te vrapojne aty…me njeriun e duhur…ne kohen e duhur..e asgje per te mos humbur…
Ai I dehuri…s’paska qene dhe aq I dehur…jeten tende e pikturon ti…je vete zoti I saj…mos lejo te gdhendin te tjera duar boten tende…trazojne keq me besoni…perdorin ngjyra te zbehta ose te errta shume…mirpo askush nuk jeton dot pa ngjyrat e se mires…keshtu qe…dergoje prapa diellit trazuesin e keq…shko meso si pikturohet…pastaj trazo boten time…thuaji me ze te lart…