Alemtsahye Gebrekidan ishte vetėm 10 vjeē, kur prindėrit e saj vendosėn qė ta martonin. Unė isha duke luajtur jashtė dhe nėna ime mė thirri brenda nė shtėpi dhe mė tha qė do tė martohesha", kujton ajo ditėn kur jeta e saj mori tjetėr rrjedhė.Unė isha e befasuar dhe fillova tė qaj mirėpo nuk u kam thėnė asgjė prindėrve, rrėfen mė tutje Gebrekidan e cila ėshtė nga Etiopia. Ajo tregon se pas 2 muajsh u martua me njė djalė 16 vjeē.
Nė njė shkrim tė botuar nė Daily Mail, ajo tregon pėr jetėn e vėshtirė qė ka hequr gjatė fėmijrisė. Ajo thotė se edhe pse ishte ende fėmijė ajo duhej tė kujdesej si njė grua, duke larė, duke fshirė dhe duke gatuar pėr burrin e saj.
Por mė e vėshtirė pėr tė ka qenė periudha kur ajo mbeti shtatzėnė nė moshėn 13-vjeēare. Ajo thotė se nuk kishte njė fizik tė pėrgatitur pėr tu bėrė nėnė, por ndjehej edhe e paaftė pėr tė rritur njė fėmijė. Nė moshėn 16-vjeēare ajo humbi burrin e saj nė konfliktin e pėrfshirė mes forcave rebele dhe atyre qeveritare. Ajo mbeti njė nėnė e ve me djalin e saj tė sapolindur.
Ajo u rrėmbye nga njė bandė egjiptiane dhe punoi pėr disa kohė si shėrbėtore nė Egjipt pėr shkak tė pagesės. Por, mė vonė ajo emigroi drejt Londrės, ku nusja-fėmijė kėrkoi azil politik nė kėtė shtet. Djali i saj ėshtė rreth 25 vjeē dhe jeton me gjyshėrit nė kryeqytetin e Etiopisė, ndėrsa Gebrekidan ėshtė pėrfshirė nė njė organizatė bamirėse nė ndihmė tė vajzave tė reja, qė martohen qė nė fėmijėri. Gebrekidan ėshtė 38 vjet akoma dhe sot thotė qė ende ndjehet e hidhėruar me prindėrit e saj, pasi qė martesa e hershme i ka shkatėrruar jetėn.