Cfare perfaqesojne 36 germat e alfabetit shqiptar per ju?
Ky eshte nje artikull ku eshte prononcuar Prof. Doc. Floresha Dado. (Profesore-doktore nė fakultetin e Historisė dhe Filologjisė. Tė gjithė e njohin si pedagogia e Teorisė sė Letėrsisė.) Duke menduar se, te gjithe ne kemi vizionin tone mendova se do te ishte interesante qe te thoshit dhe mendimet tuaja per to..
Floresha Dado nė 36 shkronja
E quajnė Floresha Dado. Profesore-doktore nė fakultetin e Historisė dhe Filologjisė. Tė gjithė e njohin si pedagogia e Teorisė sė Letėrsisė, dhe po ashtu si Titullare tė Kritikės sė Letėrsisė. Ėshtė studiuesja dhe kritikja letrare, e cila i ėshtė pėrkushtuar auditorit, studios sė saj tė punės, e padyshim familjes. Sa e njohim Floreshėn? Si ėshtė ajo nė jetėn e pėrditshme? Ku takohen e ku ndahen tek ajo studiuesja, kritikja e letėrsisė, nėna dhe shoqja?
A- Apatik, nuk do tė mund ta duroja nė asnjė moment tė jetės dhe tė punės, sepse do tė fyente pėrfytyrimin qė kam unė mbi jetėn dhe energjitė e njeriut.
B- Babėzi, mė neverit ai qė nuk ka ngopje nė lakmitė dhe pėrfitimet e gjithanshme, sipas meje, kjo pangopėsi vjen nga thyerja e ekuilibrit mendor tė njeriut dhe afrimi drejt instinktit tė kafshės.
C- Cinizmi, shpreh pėr mua jo vetėm ligėsinė, por edhe varfėrinė shpirtėrore tė njė njeriu. Besoj se ky tipar i keq shpreh disa komplekse tė brendshme, ndoshta tė pavetėdijshme tė tij.
Ē- Ēorientim, mendoj se kam arritur ti shpėtoj kėtij pozicioni. tė mos kem ngatėrruar drejtimin e duhur nė jetė dhe nė punė. Tė mos e humbas fillin - ka qenė njė tipar qė mė ka udhėhequr nė jetė, si nėnė dhe si studiuese.
D- Defamiljarizim, pėrcaktimi mė interesant qė i bėri Formalizmi Rus, nė fillim tė shekullit XX, thelbit tė letėrsisė, nė aspektin e dallimit tė gjuhės artistike nga gjuha e pėrdorimit praktik.
Dh- Dhembshuria, sipas meje, ka veprim tė dyfishtė: Qetėson njeriun, tė cilit ti i fal dhembshuri! Lumturon atė qė di ta falė kėtė ndjenjė njerėzore! Tė dy palėt gjejnė prehje shpirtėrore. Po unė kam qenė dhe a jam e dhembshur, aq sa duhet?
E- Ekzistencializmi, pėr mua ėshtė rryma filozofike mė interesante, sepse ka nė qendėr probleme universale tė ekzistencės sė njeriut. Si drejtim letrar mė ka dhėnė vepra tronditėse pėr pėrjetimin e udhėkryqeve, dilemave njerėzore.
Ė- Ėndėrrim, gjendja emocionale mė e bukur qė kam pėrjetuar, sidomos kur fėmijėt ishin tė vegjėl. Ėndėrrimi me sy hapur i ka dhėnė momenteve tė caktuara tė jetės sime kuptim. Njeriu ka nevojė pėr tė.
F- Figura, me pėrfytyrimin tim e shoh dhe e prek kėtė krijesė emocionale nė ēdo poezi apo prozė. E padukshme, nė konceptin e tė parit tė drejtpėrdrejtė, por e gjallė, e prekshme nė letėrsi dhe art.
G- Guxim, nuk di nėse kam guxuar gjithnjė nė jetėn time. Disa thonė po, disa thonė jo. Po tė flisja me vetveten, ndoshta pėrgjigjja do tė ishte mė e plotė!
Gj- Gjaknxehtė! E di qė ky ėshtė njė tipar qė shfaqet tek unė. E di qė mė pushton kur diēka mė duket e padrejtė. Nga njė herė zemėrimi mė rrėmben. Por, shpejt bie dhe zbutem, e madje pendohem.
H- Hermetik! Nuk mė pėlqen poezia hermetike. Nuk mė pėlqen as njeriu hermetik, sepse tipari im themelor ėshtė qartėsia dhe mėnyra e drejtpėrdrejtė e komunikimit.
I- Iluzion, ėshtė zhgėnjimi mė i dhimbshėm nė 15 vitet e fundit, kur ushqeva shumė shpresa pėr njė kuptim tė ri mbi realitetin nė Shqipėri. E shoh vetėm nė sferėn e letėrsisė, figura e sė cilės ėshtė njė iluzion.
J- Java, pėr mua ėshtė njėsia kohore qė vrapon mė shumė se ēdo gjė tjetėr! Sa fillon, mbaron! Kjo rendje e javėve mė krijon shpesh njė ndjenjė ankthi.
K- Kontradiktė, e ndjej nė ēdo moment dhe nė ēdo raport njerėzor. Jam nė kontradiktė shpeshherė me veten, jam me njerėzit qė i dua, jam me jetėn, me gjithēka qė na rrethon. Dhe, nė kėtė raport tė sikletshėm, mė duket se unė, pėrgjithėsisht kam tė drejtė.
L- Lakan, njė ndėr teoricienėt e mi mė tė preferuar, qė bashkoi psikanalizėn dhe strukturalizmin nė interpretimin e letėrsisė. Midis teorive letrare moderne tė shekullit XX, teoria e tij mė tėrheq pėr tezat shumė origjinale qė jep.
Ll- Llaēkė, ėshtė femra qė nuk e duroj dot, e cilėsdo moshe qoftė, me pėrjashtim tė atyre deri nė 10 vjeē. Po nuk u zhduk ky tipar budallallėku deri nė kėtė moshė, llaēka mbetet llaēkė gjithė jetėn.
M- Mosmirėnjohje. E urrej kėtė dukuri dhe jam pėrpjekur tė mos e kenė fėmijėt e mi. Ja kam arritur! Mjerė ai qė ėshtė mosmirėnjohės!
N- Narratologjia. Pėr mua ėshtė sistemi poetik mė interesant nė studimin e veprės letrare. Pak ose aspak e praktikuar nė studimet e mėparshme, ajo pėrfaqėson fushėn shumėplanėshe tė interpretimit letrar.
Nj- Njėshi! Mė bezdis kur pėrdoret pėr tė emėrtuar e veēuar dikė, si tė parin e tė parėve. Besoj se ėshtė njė karakterizim relativ, qė lėviz te i njėjti individ, nė momente dhe rrethana tė ndryshme.
O- Orieta, emri i vajzės sime. Vajza mė e menēur, mė e dashur, mė e veēantė nė botė! Kur flet sjell pranverėn, kur luan nė violinė sjell oqeanin, diellin, stuhinė! Me tė pranė ndjehesh me energji dhe besim nė vetvete.
P- Poetika e Aristotelit. Njė vepėr qė nuk ėshtė vlerėsuar aq sa duhet, lidhur me karakterin universal tė tezave mbi artin letrar. Mendimi teorik modern ka nė themel teza dhe karakterizime tė rėndėsishme tė kėtij filozofi tė parė tė letėrsisė.
Q- Qeshje, mė pėlqen kur e shoh te njerėzit; duken mė tė bukur. Edhe mua mė pėlqen tė qesh, e di qė mė ēelet e gjithė fytyra. E kam fjalėn pėr tė qeshurėn qė gurgullon nga shpirti.
R- Racional, veti qė nė momente tė rėndėsishme tė jetės sime mė ka ndihmuar jashtė mase. Por, ndoshta, ndonjėherė nuk kam ditur tė vendos ekuilibėr tė drejtė midis arsyes dhe joarsyes. Ėshtė mirė apo keq? Varet!
Rr- Rrėmbimthi, ėshtė tipar qė shpesh shoqėron lėvizjet e mia, nė shtėpi dhe nė punėt e ndryshme. Gjithnjė kam vrapuar tė fitoj kohė. Jam e rrėmbyer edhe kur nervozohem pėr diēka. Duke u plakur shpresoj se do korrigjohem!
S- Studentė. Kur sapo isha diplomuar, e prirur ndaj studimit letrar, nuk mė pėlqente mėsimdhėnia. Por, kur iu ktheva auditorit, kuptova sa forcė rinuese ka ky mjedis. Marrėdhėniet e hapura me studentėt (i dua vėrtet, por shpesh bėhem edhe e ashpėr).
Sh- Shkenca e letėrsisė, pasioni im qė nė rininė universitare. Mbetet njė fushė shumė interesante, thelbi dhe vlera e sė cilės ende nuk njihet profesionalisht nė nivelet qė i pėrkasin.
T- Teoria e letėrsisė, specialiteti im mė i ngushtė, qė mė ndihmoi tė kuptoj thelbin e vėrtetė tė letėrsisė dhe interpretimin e saj. Synimi im ėshtė ti bėj studentėt tė kuptojnė se vetėm teoria e letėrsisė mund ti bėjė ata kritikė e studiues tė vėrtetė.
Th- Thashethemaxhi. I shkreti! Ose, e shkreta! Janė vėrtet gjynah pėr mjerimin e tyre shpirtėror. Mė dhimbsen, sepse nuk e kuptojnė se mund tė bėjnė njė punė tjetėr mė tė mirė.
U- Universitet. Duke qenė pedagoge prej shumė vitesh mė dhemb nė shpirt realiteti i trishtuar, tė cilin duhet tė kemi guxim ta pohojmė. Le tė shtrohemi mirė dhe tė shohim se ku janė, jo njė, por disa thembra tė Akilit.
V- Violina. Instrumenti qė mė krijon njė gjendje emocionale tė veēantė. E solli nė shpirtin tim, shumė vite mė parė, vajza ime. Tani, virtuoze, nė CD-tė qė mė dėrgon nga Amerika shoh gėzimin dhe forcėn shpirtėrore tė saj. Do tė kisha dashur tė luaja me njė instrument muzikor. Do ishte fantastike!
X- Xixėllonja. Ėshtė e vockėl, e vockėl, por e ndritshme, e bukur, nazike, qė tė nxit ta ndjekėsh pas. Sa keq, kam vite pa e parė! Ėshtė e mrekullueshme!
Xh- Xhaxhiu, profesori im i dashur, i nderuar i letėrsisė antike. Profesor i brezave qė tashmė nuk i numėrojmė dot. I kulturuar, i mirė, me njė botė shpirtėrore tė thellė, si vetė letėrsia e antikitetit greko-romak!
Y- Ysht, do cenohej personaliteti im, nėse do tė kryeja nė mėnyrė tė verbėr, diēka nga nxitja e paarsyeshme e dikujt, sado i rėndėsishėm tė ishte pėr mua.
Z- Zbavitje. Gjėja qė kam bėrė mė keq nė jetėn time. Ėshtė njė nga tė metat e mia themelore, sepse gjithnjė mė duket se sot nuk kam kohė. Nesėr diēka do bėj! Dhe kėshtu po ikėn jeta. Mesa duket unė nuk di tė zbavitem. Ske ēi bėn!
Zh- Zhdėrvjelltėsia. Tipar qė mė pėlqen shumė te vajzat. Nuk i duroj dot tė ngathėtat, ato qė nuk rrezatojnė energji, vitalitet, dėshirė pėr tė rendur nė jetėn e tyre. Pu, pu, pu! Nuk mund ti shoh dot disa tipa tė tillė.