Nė Kosovė janė zhvilluar audicionet pėr edicionin e 4 tė The Voice of Albania, si faza e parė e garės pėr ēmimin e madh tė zėrit mė tė mirė shqiptar pėr vitin 2014.
Pas Gjakovės e Prizrenit, tė dielėn ishin tė rinjtė e kryeqytetit, tė cilėt u pėrballėn me juri profesioniste. Duke parė kėtė spektakėl si mė tė rėndėsishmin pėr tė treguar talentin e tyre.
E kam ndjekur gjithmonė The voice of Albania dhe mendoj qė ėshtė njė mundėsi e mirė ku mund tė pėrdor zėrin tim dhe ta krahasoj atė edhe me tė tjerėt, u shpreh konkurrentja Jehona Ibishi.
Kam shikuar The voice nė vende tė ndryshme tė botės dhe besoj qė ėshtė mė i miri dhe prandaj kam zgjedhur tė marrė pjesė, tha Gzim Metaj, konkurent.
Pėrzgjedhėsja e talenteve nė kryeqytet, kėngėtarja Teuta Kurti, vlerėsoi audicionet si kualitative duke paralajmėruar prurje interesante nė skenėn e The Voice 4.
"Sigurisht qė karakteristika vazhdon tė jetė e njėjta qė tė pėrzgjedhim sa mė shumė talente tė reja, tė cilėt fatmirėsisht vinė dhe nuk hezitojnė. Kemi nga natyrat mė tė ndryshme, gjė qė e bėn kėtė spektakėl edhe mė interesant, vokale tė ndryshme, karaktere tė ndryshme. Shpresoj qė edhe ky vit do tė jetė i mirė po ashtu si edhe vitet e tjera sepse jemi vėrtet shumė tė kėnaqur me tė gjithė kėta konkurrentė qė kanė marrė pjesė, tha Teuta Kurti.
Pėrveē Kosovės, ekipi i The Voice do tė udhėtojė edhe nė Maqedoni, ku mė 2 shtator do tė zhvillohen audicone nė Strugė te salla e Komunės dhe Tetovė nė Pallatin e Kulturės, duke filluar nga ora 10:00.
Ndėrsa audicioni i fundit ėshtė nė Tiranė, te Top Channel, pranė Piramidės, me datė 6 shtator, nė ora 10:00, si mundėsi e fundit pėr tė rinjtė e tė gjitha qyteteve qė nuk arritėn tė konkurrojnė nė audicionet e mėparshme.
Drejtori muzikor, i cili po ndjek gjithė pėrzgjedhjen ėshtė Shpėtim Saraci, ndėrkohė qė vazhdojnė tė jenė tė hapura aplikimet online, pėr tė gjithė ata qė ende nuk kanė konkurruar.
Burimi: Top-Channel