E ke parasysh ate ndjenjen, kur ke diēka dhe pak me vone nuk e ke me, sepse per ndonje arsye e ke humbur, dhe si te duket... Disi boshllek, ndjen nje mangesi, dicka qe te mungon... Paramendoje dmth me gjera ndodh kjo, po me njerez? Ehh... Kur vjen puna tek njerezit, prishet pak situata haha..
Njerezit i humbasim ne menyra te ndryshme: Fatkeqsi, largesa e papritur, distanca, vdekja qe kjo eshte edhe e fundit qe mund te permendet, por do doja te ndalem pak tek "largesa e papritur".
Njerezit largohen.. Largohemi edhe ne vet (edhe une se njeri jom m'doket..) dhe dikur i biem pishman qe i thone asaj fjales, pse u largova? Pse e humba ate person te caktuar, per disa budallaliqe! Dhe kjo eshte pikerisht pyetja me e madhe qe vet as1her nuk munda t'ia gjej pergjigjen...
U mundova ne fakt! U mundova shum, t'ia gjej pergjigjen kesaj pyetjes time, t'i rregulloj gjerat, te behet prap mire sic ishte dikur, por e di ajo fjala e urt: "Merre nje pjate, e morra. Thyeje! E thyeva. Mire, tani merri copat dhe mundohu t'i bashkosh, a mundesh?" Normal qe jo.. Dhe kjo eshte edhe arsyeja perse gjera te caktuara nuk mund te rregullohen me... Sepse zemra thyhet, njeriu lendohet, dermohet, shkatrohet, bie per toke.. Dhe kur ati njeriu i ndodhin keto gjera nga dikush i dashur i tij, logjike qe ai nuk do shohe me shprese e vetbesim tek personi qe i shkaktoi ato! Normal qe nuk do te kthehet me si dikur... Kur nuk sheh siguri qe ne fillim dhe i ndodhin te gjitha keto, thot me vete: Po si mund te vazhdoj un me kur qe ne fillim me beri helm!!??
Sidoqoft... Te gjithe gabojme kte e dime te gjithe, disa gabime falen, disa te tjera nuk falen... Ose te them me mire, falen, por koha nuk kthehet! Dhe gjerat nuk ē'behen me! Por, megjithese gjerat nuk ē'behen me, dmth nuk ndryshohen, kur e merr faljen, ti prap je me i qetesuar shpirterisht... Po mendoj, logjike qe ti nuk del te festosh e te pish e te besh hare, por ndjehesh me i lehtesuar ne shpirt, sepse e din qe ai njeri, pamvaresisht se gjithash, ty te fali! Dmth tregoi zemer me te mire se sa ti qe e tregove kur e lendove! Dhe kjo eshte ajo e mira, kjo eshte ajo qe te ben te ndjehesh mire!
I kujtoj shpesh disa gjera e disa fjale, disa prej tyre me merzisin, me merzisin ato te mijat, jo ato te personit tjeter!! Assesi jo!! Kurse per te tjerat qe me lumturojne dhe me bejne edhe te qesh me veten, natyrisht qe jane nga personi tjeter qe i kishte thene dikur e nje kohe..
Po i citoj disa fjale te 1 kenges te Naser Berishes:
"Ket dashuri do ta mbaj thell ne vete, dhe s'do t'lejoj qe ket askush ta di!
Mjafton te t'kem vetem per shpirtin tim dhe s'do t'humbas me per asnje trillim"
Kto pak a shum flasim pak me shum se sa une me gjith romanin me siper
Per t'i harruar nuk besoj se do mundem, gjithsesi ate person jo... Megjithse gjerat kane ndryshuar shume dhe nuk jane me ashtu sic ishin, njerez te caktuar qe marrin nje vend ne zemren tende, nuk harrohen leht.. Dhe, te them te drrejten, vemendja gjithmone aty rri! Por kjo tashme nuk ndryshon asgje... Dhe me vjen keq ne fakt, me vjen shum keq qe tashme nuk mund te ndryshoj asgje, por te pakten kur TI je mire edhe une do jem me doemos! Dhe kur TI je e lumtur, per mua eshte lumturia vet! Un per vetem loteve, dhembjeve, inatit e gjerave te tjera te keqija, nuk munda te te dhuroj dicka te mire, tani te pakten t'i uroj gjithe te mirat! Dhe gjithmone e kam bere kete dhe gjithmone do ta bej! Sepse e meriton!! E meriton te jesh e lumtur dhe te ndjehesh mire gjithmone!! Uroj qe Zoti te te ruaj!