Sot po zbrisja shkallet me nje ritem ndryshe nga ditet e tjera me nje buzeqeshje pa arsye qe lind natyrshem kur ndihesh se brendeshmi pozitivisht
Me pelqejne mengjeset e gjalle ato mengjese ku njerezit rendin sikunder edhe ti me hapa te shpejt edhe pse sot ishte paksa dite e vrenjtur
Ajo qe nuk harroj asnjehere te beje eshte te marr kufjet dhe ti vendos ne cant ndoshta eshte e para gje qe beje ne mengjeset e mi ate vrullshme sepse ne kthimin tim nga puna nuk mund te eci pa mendime dhe muzik I adhuroj te dyja pa fundesisht
Shpesh nuk e kuptojme se si dukemi se jashtmi por per derisa tek te tjeret arrihet te percillet pozitiviteti yt do te thote se nuk jemi aq te zotet te mbulojme shpirtin qe shperthen pertej lekures ndoshta edhe pa arsye
-Se cfare ka sot ne ty me thot nje kolege imja
-cfare?!!!- e pyes paksa e cuditur
-je e gjalle je se di sec ke nje shkelqim sysh dhe gjithcka ne ty duket kaq kaq se di me fjale nuk e spjegoj dot...je e lumtur ndoshta dhe kjo po te shperthen gjithandej
Une qesha me te madhe ndihesha mire vertet mirpo nuk kisha arsye te forte per kete ndoshta arsye praktike mirpo shpesh kjo eshte e bukura e njeriut te ndihesh e lumtur dhe te mos dish pse thjesht te jete pertej fjaleve .qe fytyrat perball teje te mos mund ta anashkalojne dhe vene re ngjyrosjen tende
E di cfare?!...adhuroj pa fundesisht shprehjen e te bukures Sophia Loren kur thot se bukuria nuk eshte te veshurit mire por se si ti ndiihesh Brenda nese ti ndihesh bukur Brenda teje atehere edhe jasht shpirtit nuk ka se si te mos ndihesh
Dhe une kete lloj bukurie tek femrat dhe meshkujt kam adhuruar se tepermi qe disa njerez jane te buzeqeshur energjik keta njerez ti thjesht do ti kesh perhere prane vetes sa nese edhe do te jetoje edhe 3 jete nuk do te lodheshe kurr nga prania e tyre e ngjyrosur
Sa me kishin munguar ditet si keto ku dielli te puth shpirtin embelsisht
ecja me muziken me vehte e kenget qe kendoj nen buze pa me interesuar se rreth meje ka fytyra te medha vezhguese une jam e lumtur qe jam ne ate boten time te ngjyrosur
Nuk mund te anashakaloj te shijoj edhe nje caj te ngrohte aty ne barin e zakonshem qe preferoj te frekuentoj aty ku me ofrohet gjithcka dua mbi te gjitha pamja madheshtore
Dikur,me kujtohen sekuenza te diteve te mia kur shoqerohesha perhere nga dikush ne cdo hap timin .sa ne ditet e rralla qe nuk ishte pas meje ndjeja se dicka me mungonte keshtu ndihesh zakonisht kur dikush te meson mee prezencen e tij prezenc qe jo gjithmone mund ta deshirosh por ja qe deshirat ndonjehere jane larg praktikes gjithsesi gradualisht fillova ta shoh jeten ne kendveshtrim tjeter...
Sot psh jo qe nuk shoqerohemi por as te interesohemi nese jemi mire nuk e bejme e rendesishme eshte qe kudo qe jemi te jemi mire
Sot kam kuptuar se po filloj ta dua kete liri qe me ka munguar .hapat e mi vetem me muziken buzeqeshjet cajin..librin detin jane thjesht dashuri e sigurisht disa mendime qe me ngjyrosin shpirtin si pikturat surreal ku perdoren te gjitha ngjyrat dhe ashtu te pa spjegueshme te magjepsin
Nese ka dicka qe nje femer dashuron eshte pikerisht liria e saj per te dashuruar jeten sic ajo e kerkon
Nuk mund te mohohet fakti se natyrshmeria dhe bukuria e jetes jane qe te duash ten dash grimca me dike por edhe me veten jane magjike sigurisht
Ditet e arta te vjeshtes me dhurojne ate cfare me duhet arom te c mendur te nje jete qe nuk te ndal te besh ate cfare do
Duke u zgjuar ne mengjeset e zhurmshme te qytetit tend duke larguar perden me gjithe fuqin tende e duke I buzeqeshur nje dite te bukur qe te prźt
Duke percjell tek cilido me te miren tende .duke veshur perhere ngjyra te celura duke rrezatuar keshtu nje drit ngjitese
Sot nuk preferova pantallona por nje fustan te celur as floket nuk I mblodha por i lash te leshuara jo me ato kemishat e mia te zakonshme as kepuc te zeza por dicka me te embel nje grim te lehte nje parfum te lehte dhe nje shperthim pozitiv te cmendur
I dua ditet si keto kam nje etje te pa fund...aty ku mendimet lindin duke u gdhendur sigurisht ne fletet e bardha te miat
Fillova te shkruaj dhe te shijoj cajin tim te boronices duke I buzeqeshur cilesdo fytyre qe habitshem me vezhgonte
Duke thirrur ashper Brenda meje hejjj njerez pse me shihni habitur?...jam nje njeri I lumtur pa arsye nje njeri qe dashuroj jeten pikerisht atehere kur arsye nuk kam