Sistemi Mobil Operativ i Google, i bazuar ne Linux, Android, eshte nje nder sistemet me te pasura me aplikacione dhe lojera te ndryshme per Smartphone-t perkates. Por, jo gjithmone nga e gjithe kjo hapesire zgjedhjeje ne mund te bejme edhe ato te duhurat, apo ato qe me te vertete na nevoiten! Shpesh instalojme aplikacione ne Celularet tane te menēur (eng. Smartphone) qe thuaj nuk i perdorim fare... Kjo padyshim qe na merr kohe por edhe hapesire ne telefon! Per kete arsye, ne kete artikull kemi perzgjedhur disa nga aplikacionet me te mira per Android qe vijne nga kompania e Microsoft!
Microsoft Office Mobile
Paketa e Office per Mobil eshte suita me e preferuar e perdorueseve qe merren me shkrime, redaktime apo tabela prezantimi! Me te ju mund te shkruani ne Word, Excel, dhe Powerpoint projekte te ndryshme sidhe t'i ndryshoni ato direkt nga smartphone-i juaj. Nuk eshte zevendesimi i paketes Office per PC, por eshte nje program i pershtatshem dhe shume i dobishem per pune te shpejta.
OneNote
Nje tjeter aplikacion mjaft i mire nga familja e Office, eshte One Note. Ne krahasim me aplikacionin e vet te Google, Keep, One Note ju ofron me shume mundesi dhe nuk eshte hapesira e kufizuar sikur tek Evernote. Me te ju mund te organizoni faqe ne Notebook dhe mund te beni shenime te shpejta me text, fotografi, audio sidhe te vizatoni me dore te lire, njesoj sikurse me Google Keep.
Next Lock Screen
Next Lock Screen ju sjell lajmerimet direkt ne kryefaqen e Smartphone-it tuaj. Me ane te "swipe" (fshij), "dismiss" (tejkalo) ose "tap" (shtyp) ju mund te merrni nen komande veprime te caktuara. Aplikacioni gjithashtu ju sjell nje liste te ikonave te perdorura se fundmi, te cilat i radhit ne fund te ekranit per qasje me te shpejte.
Smart Glass
Per perdoruesit e Xbox (te dyja palet, 360 dhe One), aplikacioni Smart Glass eshte i domosdoshem. Jo qe vetem ju lejon te keni qasje ne informacione te perbashketa me ate se cfare jeni duke shikuar per momentin, por gjithashtu ju lejon edhe te kontrolli te gjithe nderfaqen e konzoles tuaj. Ju mund te kyceni tek aplikacionet, te lexoni mesazhet dhe mund te levizni neper menute e ndryshme nga ekrani i Smartphone-it apo tabletit tuaj. Ne shume raste kjo eshte shum me e mire se sa te perdoresh nje telekomande. Per shembull kur jeni duke dhene fjalekalimin e Wi-Fi.
Xim
Xim eshte nje aplikacion i vogel, i cuditshem i cili ne fakt eshte pak me shume i perdorshem se sa duket ne pamje te pare. Ai ju lejon te krijoni nje koleksion fotosh te quajtur "Xims" dhe ta ndani me dike. Nje karakteristike e veēante e ketij aplikacioni eshte se, kur ju dhe miku juaj jeni duke shfletuar fotot ne "Xims" ne te njejten kohe, ju mund te "fshini" (swipe) ne ekran me gisht permes fotografive dhe ato do te sinkronizohen ne te dyja pajisjet. Ju gjithashtu mund t'i shkruani njeri-tjetrit mesazhe direkt nga aplikacioni.