Rrėfenjė nga Foto Malo
Ishte prilli i vitit 399 pėrpara Krishtit. Filozof Sokrati ishte shtrirė brinjas nė shtratin e drunjtė nė shpellėn - burg tė Akropolit. Kjo shpellė ishte streha e tij e parafundit. Tek hyrja e shpellės qėndronin rojat, rrotull - miqtė e tij, lejuar tė hynin pas njė dhurėtie monedhash tė vėrteta rojeve. Sokrati ishte dėnuar me vdekje pėrpara dy javėsh nga gjyqi i Bashkisė sė Athinės. (Kjo bashki e nderuar do tė zbulonte mė pas intrigėn dhe do t’i ngrinte Sokratit njė bust me shpenzimet e saj. Pra: Na falni pėr gabimin e pafalshėm).
Foli Sokrati i madh e i gjorė se ishte i pafaj por nuk e dėgjoi njeri. Jo vetėm paditėsit e pafytyrė, por edhe hordhia e gjykatarėve, ndoshta edhe turma pėrtej sheshit, ndjenin kėnaqėsi qė po ēonin nė botėn tjetėr njeriun mė tė ditur tė kohės, qytetarin qė rrezikoi sa herė veten pėr ta si ushtar i thjeshtė.
Karrigia elektrike donte edhe 23 shekuj tė shpikej. Atėhere ishte gjetur mėnyra gati natyrore e vdekėsimit me pluhurin helmues, qė ta ngrin trupin ngadale, tė dobėson zemrėn dhe rrahjet e pulsit, deri sa njeriu shuhet. Do tė vdiste nga helmi, doemos. Do ta pinte vetė apo do t’ia jepnin me zor, kjo ishte ēėshtja. Ai qė e pinte vetė, quhej trim e hero. I tillė qėlloi Sokrati, mė saktė: vetėm ai. Miqtė rrotull, burra tė rritur, qanin. Lotonte edhe shpella primitive. Sokrati mundohej t’i qetėsonte siē qetėson prindi fėmijėt a mėsuesi nxėnėsit.
Shpella, si goja e e qėnieve mitologjike, e kishte pėrpirė tė tėrin, nė emėr tė ligjit. Nė kėtė shpellė Sokrati ndjehej njėlloj si Euripidi nė Eginė, nė shpellėn e vet, ku shkruante nė vetmi dhe heshtje tragjeditė tronditėse. E kishte parė aq herė sė largu, por nuk i pati shkuar ndėr mend ta vizitonte mė parė kėtė shpellė, ashtu pėr qejf.
Ai dhe miqtė prisnin ditėn dhe orėn e ekzekutimit. Si na thonė historianėt, ekzekutimi po shtyhej pėr shkak tė vonesės sė anijes qė Athina dėrgoi nė Dilos pėr nder tė Apolonit, ditėve tė festės pėr tė. Pa u kthyer anija, nuk mund tė dėnohej me vdekje askush. Sepse quhej fyrje pėr tė gjithėshkėlqyerin Apolon dhe njollė pėr njė Athinė qė qeverisej me ligje.
Ta shikoje Sokratin me kujdes, ngjante si dem e jo filozof i zgjuar e njeri me humor. Dikush tha se pushtetarėt mund ta kishin falur, nėse nė fjalėn e mbrojtjes nuk do tė kishte pėrdorur atė tė flamosurėn ironi...
Nė kanunin e popullit fqinj arriti mė pas proverbi “Fjala nuk ban mort”, por ja qė bėka edhe ajo. Jo fjala e tij, por fjala vrastare e kundėrshtarėve. Shpėtoi nga kolera por jo edhe nga ligėsia. Kishte nisur tė vepronte neni i stėrlashtė “Pėr agjitacion dhe propagandė”...
Tani priste kthimin e anijes dhe vdekjen. Kishte kaluar nė jetė edhe ditė mė tė vėshtira: pa dritė, pa ujė, pa miq, pa dikė me kė tė kėmbente dy fjalė. Tani miqtė kishin ndezur njė zjarr tė vogėl me kashtė e karthje. Tymi i kashtė-karthjeve dėbonte sadopak mushkonjat qė prilli i kishte shumuar. (Kishin marrė leje nga rojat pėr atė zjarr tė vobekėt).
Ditėt ishin tė gjata e tė lodhshme. Miqtė vejevinin si me turne, qė tė mos e linin vetėm asnjė ēast. Por edhe vetė kishin nevojė tė shlodheshin pak. Verėn dhe tryezėn plot tė mira i kishin lėnė mėnjanė. Zemrėn dhe gojėn e kishin tė hidhur. Ndjenin turp mė shumė se keqardhje. Ia vlente tė bėnin ēdo pėrpjekje pėr ta shpėtuar, tė korruptonin rojet, tė pėrmbysnin ligjet, tė shkatėrronin vetė tribunėn e gjyqit me gjithė ata qė vulosnin fatin e njerėzve. Por vendimi i tyre ishte njera anė e sė keqes. Edhe mė i papranueshėm u dukej vendimi i Sokratit pėr tė mos kundėrshtuar dėnimin me vdekje. Nuk pranonte kurrėsesi tė arratisej, tė shpėtonte lėkurėn, se do tė humbte nderin dh do t’i bėnte shėrbimin mė tė keq shoqėrisė pėr tė cilėn militoi. Mė mirė se rojat shpellėn e ruante ai, dmth. ruante vehten.
Gjithė jetėn ishte ushtruar fizikisht e mendėrisht. Ushtrohej pėrditė nė palestėr dhe kishte njė fizik tė fuqishėm, falė tė cilit nuk pėsoi gjė nga kolera qė bėri kėrdinė nė Athinė. Ushtrohej pėrditė si tė pėrballonte jetėn (dhe vdekjen nuk e mendonte). Por, sado ta njihnin sė jashtmi, nuk e kuptonin sė brendshmi. Pėr njerėzit ai mbetej gjithėsesi njė tip i ēuditshėm. Se edhe mjaft gjėra tė ēuditshme fliteshin pėr tė.
Sipas Gigonit, i pėrshtatej ēdo gjendje e rrethane pa e prishur gjakun. Sillej gati njėlloj si nė kohė paqe, dhe nė kohė lufte, si nė kohe begatie, dhe nė kohė skamje. Dinte tė qėndronte nė dimrin e ashpėr por edhe nė vapėn e padurueshme. Ishte i patrandshėm, thua se enkas pėr tė ishte krijuar fjala ataraksi.
Thonė se kur i ēuan lajmin e vdekjes sė djalit tė tij Sofronisko, ai vazhdoi tė fliste qė tė pėrfundonte dialogun, dhe u pėrgjegj: “Le tė shkojmė, pra, dhe t’ i japim Sofroniskos sa pėrcakton ligji”. Kėshtu thuhet se foli atbotė Sokrati.
Erdhi gruaja me djalin, Ksanthipi e famshme. Gruaja e dytė, e reja, Mirtoja, nuk erdhi. “Sokrat, po tė dėnojnė pa tė drejtė!”, i tha Ksanthipi dhe u shkreh nė vaj. “Pse, prisje tė mė dėnonin me tė drejtė?”, iu pėrgjegj Sokrati. I fėrkoi kokėn djalit, shtrėngoi nė gji Ksanthipin dhe i pėrcolli deri nė hyrje tė shpellės. Pra: Ķa falni, o popull, edhe pėr lotėt e Ksanthipit e tė djalit!
Nuk mund tė thoshje se nuk e kishte dashur fare Ksanthipin. Fėmijėt i kishte kujdesur por pak, edhe pronėn, njė copė tokė me disa rrėnjė ullinj. Gruan e dytė e mori se ashtu u tha e duhej bėrė pas kolerės qė kositi Athinėn. Jo, jo, nuk mund tė thoshte askush se Ksanthipin e tij nuk e kishte dashur. Ishte njė filozof autodidakt, pa kaluar nėpėr bangat e shkollės, dhe njė ditė u bė mėsues i tė shkolluarve. Edhe Ksanthipi pa shkollė ishte dhe pa shkollė mbeti, por pa atė Ksanthip nuk do tė kishim patur Sokrat.
Duke ia njohur asaj kėtė flijim tė imponuar, dhe pėr tė nxjerrė jashtė njė brengė qė e mundonte, Sokrati ngriti zėrin e tha:
Mjaft e shatė dhe pėrgojuat atė grua, o llafazanė tė tė gjithė kohėrave! Dhe kur e quajta fisnike Mirtonė, e bėra jo se ishte i pasur babai i saj a gjyshi, Aristidi i Drejtė, por sepse ajo ishte e miredukuar.
Sokrati i thoshte nxėnėsit tė vet Antistenit:
- Shumė gjėra do tė mund tė prisnim prej grave po t’ i edukojmė siē duhet.
- Atėhere, pse u martove me Ksanthipin, qė ėshtė e pashkolluar dhe e pagdhendur?
- Sepse kalėrim tė mirė mėson jo nė kalė tė butė dhe tė urtė.
Por kalėrim tė kėndshėm ai pati edhe me Mirtulen e butė dhe tė urtė:
“…u martova sė dyti, gjashtėdhjetėvjeēar dhe katana, me Mirtulen, mbesė e Aristidit tė Drejtė, shpirtmirė si gjyshi i saj e njomėshtake e padalė, qė kundėrmonte qumėsht. Dhe, duke nisur jargavitjet me kaprollen, i bėra pa siklet dy fėmijė - dhe, madje, djem! Dhe nuk u ktheva tė shikoja kurrizdalen Ksanthipi. E ajo bėhej bishė, i shkulte flokėt pėrdite, e ēirrte, e linte pa ngrėnė pėrditė fatkeqen vajzė. Dhe unė nuk pipėtija!…Kėshtu u vyshk e u tret nė kėmbėt e saj dhe u shėmtua. E braktisa, pra, edhe atė - nuk mė tėrhiqte mė.
…Kam sigurisht faj edhe unė, por ka faj e tepėr edhe ligji, qė na vuri tė marrim njė grua tė dytė, qė t’ i japim atdheut ushtarė. Krijesat fatkeqe! ” 1).
Nuk mund t’i ndante nga njera - tjetra edhe kur ziheshin…
Tė falėnderoj, Ksantipi, qė mbajte shtėpinė me tjonj e me dhėmbė. Ju falėnderoj, o miq, qė na dėrguat ushqime herė pas here. Dhe ty, Alkiviad, mirė ta bėri qė e flaku tej ėmbėlsirėn qė i ēove. Kujtove qė dhe tė shtėpi tė Sokratit e tė Ksanthipit mund tė mbaheshe mė tė madh si gjeneral!
vazhdon...