Autoritetet amerikane po minimizojnė kėrcėnimet e njė grupi tė fshehtė hakerėsh pėr tė sulmuar kinematė qė do tė shfaqin filmin-komedi qė vė nė lojė udhėheqėsin e Koresė sė Veriut, Kim Jong Un pėrmes njė komploti pėr vrasjen e tij.
Grupi i ėshtėquajtur Gardianėt e Paqes publikoi tė martėn njė deklaratė ku premtonte njė fat tė hidhur pėr ata qė shohin filmin The Interview, Intervista, qė pritet tė dalė nė kinema mė 24 dhjetor, njė ditė para Krishtlindjes.
Departamenti amerikan i Sigurisė Kombėtare thotė se po analizon mesazhin, por kėmbėngul se nuk ka informacine tė besueshme pėr tė lėnė tė kuptohet se do tė ketė ndonjė sulm ndaj kinemave.
Premiera e filmit nė qytetin e Nju Jorkut ėshtė anuluar pas kėrcėnimeve tė djeshme nga grupi i hakerėve. Dy aktorėt kryesor nė film, Seth Rogen dhe James Franco anuluan tė martėn njė konferencė shtypi. Nė film ata, luajnė rolet e dy gazetarėve televizivė tė cilėt janė rekrutuar nga CIA pėr ti bėrė atentat udhėheqėsit tė Koresė sė Veriut.
Kėrcėnimet nga grupi Gardianėt e Paqes vijnė pas publikimit tė mijėra e-mail-ve private qė grupi ka arritur tė sigurojė duke u futur nė kompjuterat e studios Sony Pictures. Pėrmbajtja e shumė prej tyre me shprehje fyese ndaj yjeve tė hollivudit, ka nxitur drejtuesit e kompanisė tė kėrkojnė ndjesė.
Grupi i hakerėve po ashtu grabiti dhe ka publikuar nė internet skenarė filmash, memorandume dhe informata personale tė punonjėsve tė kompanisė. Ish punonjėsit e Sony Pictures dhe ata aktualė kanė hedhur nė gjyq kompaninė lidhur me daljen e informacionit, duke thėnė se Sony nuk kishte mbrojtur si duhet sistemet e veta kompjuterike apo paralajmėruar punonjėsit pėr rrjedhje tė informacionit.
Sony Pictures thotė se do tė shfaqė filmin ashtu siē ishte planifikuar, por nuk do tė ankohet nėse disa kinema anulojnė shfaqjen. Tė paktėn njė rrjet kinemash e kanė anuluar shfaqen e filmit.
Koreja e Veriut e ka dėnuar me forcė filmin komik si njė akt terrorist dhe i ka bėrė thirrje kompanisė Sony ta tėrheqė filmin. Pheniani e ka cilėsuar grabitjen sistemit kompjuterik dhe publikimin e informacioneve si veprim tė drejtė por ka thėnė se nuk ka gisht nė tė.
VOA