Ua ka frikėn e gjithė India. Kėta janė murgjit nė ekzil Aghori nga Varanasi tė cilėt ushqehen me mish njeriu dhe jetojnė afėr krematoriumeve nė kėrkim tė ndriēimit tė mendjes shpirtėrore.
Fotografitė e mrekullueshme tė murgjve me fytyra tė ngjyrosura dhe me rruaza pėrreth qafave tė tyre janė shkrepur nga fotografi italian, Cristiano Ostinelli, i cili kaloi pak kohė me kėtė fis pėr tė zbuluar mė shumė rreth mėnyrės sė tyre tė jetesės.
Pjesėtarėt e fisit misterioz jetojnė nė varreza dhe ushqehen me mish njeriu si pjesė e ritualeve tė tyre, si dhe pinė nga kafkat e njerėzve, ua kafshojnė kokat kafshėve tė gjalla dhe meditojnė nė majė tė kufomave nė kėrkim tė ndriēimit tė mendjes shpirtėrore, transmeton Koha.net.
Ostinelli ka sqaruar: Ekziston njė mister mes tyre dhe indianėt ua kanė frikėn. Thonė se mund tė parashikojnė tė ardhmen, tė ecin mbi ujė dhe tė bėjnė profeci tė liga.
Murgjit pėrdorin njė kombinim tė marihuanės, alkoolit dhe meditimit pėr ti ndihmuar ata tė arrijnė nė njė gjendje tė shkyējes sė vetėdijes dhe tė afrohen mė shumė me zotin hindu Lord Shiva.
Aghorit gjithashtu besojnė se duke kryer veprime pa paragjykime, veprime tė cilat tė tjerėt i konsiderojnė tabu apo shqetėsuese, janė rrugės drejt arritjes sė ndriēimit tė mendjes.
Jetojnė nėpėr krematoriume nėpėr Indi ku thuhet se Zoti Shiva dhe Perėndesha Kali Ma jetojnė dhe ushqehen me ato qė tė tjerėt i hedhin.
Murgjit besojnė se mishi dhe gjaku janė vetėm kalimtarė ndėrsa trupi ėshtė krejtėsisht i parėndėsishėm.
Fisi Aghori zakonisht lėvizin pa rroba dhe nuk pranojnė nė tė shumtėn e rasteve gjėsende materiale. Kjo inkurajon shkėputje nga ajo qė ata e shohin si iluzione tokėsore dhe tregon mė mirė trupin e njeriut nė formėn e tij tė pastėr.
Gjurmėt e rrėnjėve tė Aghorit tė sotėm thuhet se datojnė nga puritani i shekullit tė 17-tė, Baba Kinaram, i cili thuhet tė ketė jetuar deri nė moshėn 170 vjeēare.