Capela dos Ossos ėshtė pjesė e kishės mė tė madhe Setog Francis, e ndėrtuar nga franēeskanėt nė fund tė shekullit tė 16-tė. Ngjashėm me disa kishėza tė tjera prej eshtrave tė njeriut edhe kjo ėshtė e ndėrtuar pėr shkak tė problemeve me numrin e madh tė varrezave.
Deri nė shekullin e 16-tė kishte 43 varreza pėrreth qytetit Evora, nė Portugali, tė cilat kishin zėnė njė sipėrfaqe tė konsiderueshme tė tokės. Duke mos dashur ti dėnojnė shpirtrat e tė varrosurve me zjarrin e pėrjetshėm, murgjit kishin vendosur ta ndėrtojnė njė kishėz dhe nė tė ti vendosin eshtrat e tė vdekurve.
Mirėpo, nė vend se ti vendosin eshtrat prapa dyerve tė mbyllura, murgjit kishin vendosur ti pėrdorin ato pėr dekorimin e kishėzės. Ata kishin menduar se nė kėtė mėnyrė do ti ofronin Evoras, njė qytet ky i njohur pėr pasurinė e tij nė fillim tė shekullit 16-tė, njė vend tė dobishėm pėr tė reflektuar mbi pėrkohshmėrinė e gjėrave materiale.
Mbi derėn e kishėzės ata shkruan edhe njė porosi: Nos ossos que estamos aqui, Pelos vossos esperamos, ose: Ne eshtrat qė jemi kėtu, eshtrat tuaja do ti presim.
Me eshtrat e rreth 5.000 kufomave kjo kishėz duket e frikshme. Ndėrsa skenat mė bezdisėse ėshtė ajo e dy kufomave tė terura tė varura nė mur, ku njėra prej tyre ėshtė e njė fėmije.
Nė njė arkivol tė vogėl tė bardhė anash altarit janė edhe eshtrat e tre murgjve franēeskan tė cilėt e themeluan kishėn nė shekullin e 13-tė.
Nė fund tė kishėzės, mbi altar, mund tė lexohen edhe frazat latine tė tilla si: Unė do tė vdes nė dritė dhe Dita kur tė vdes ėshtė mė e mirė se dita kur jam lindur.
Burimi: NGJYRA.COM