Njohja ime me Myqerem Janinėn ėshtė e hershme, i takon viteve tė 60-ta tė shekullit tė kaluar, kur unė isha sekretar i Kolegjiumit tė gazetės Drita. Po punoja nė zyrė si zakonisht, kur njė ditė troket lehtazi dera dhe hyri njė burrė i panjohur.
Nasho Jorgaqi.
I gjatė e trupdrejtė, veshur me njė kostum gri dopiopetė, me njė pamje intelektuali disi tė kapėrcyer, plot sqimė e delikatesė, ai mė zgjati dorėn duke hequr kapelėn republikė me njė elegancė qė mua mė tėrhoqi menjėherė vėmendjen. E ftova tė ulet dhe ndėrkaq mendova pėr moshėn, qė ishte vėshtirė ta pėrcaktoje prapa pamjes sė tij tė mbajtur me aq kujdes. Por dukja e parė tregonte pėr njė moshė tė pragut tė pleqėrisė.
Tė mė ndjeni qė erdha pa ju njoftuar mė parė, - dėgjova tė mė thotė me njė zė tė pėrkorė. - Unė jam Myqerem Janina, pėrkthyes i osmanishtes nė Institutin e Shkencave, por pėrkthej edhe nga turqishtja e sotme. Dhe ndėrsa unė po i thosha fjalėt rutine tė mirėseardhjes, ai nxori nga xhepi i brendshėm i xhaketės njė zarf tė hapur dhe ma zgjati.
Ėshtė njė tregim i humoristit tė madh turk, Azis Nesimit, pėr tė cilin besoj se keni dėgjuar. E kam pėrkthyer nė shqip dhe dėshiroj tja bėj tė njohur lexuesit shqiptar nėpėrmjet gazetės suaj tė nderuar.
Faleminderit, - i thashė si i hodha njė vėshtrim dorėshkrimit. - Me sa di ėshtė shkrimi i parė i tij nė gjuhėn tonė. Po, - mė tha, - bile dėrguar nga ai nė adresėn time. Kam njė njohje miq pas miqsh me tė. Sepse, qė ta dini, unė kam lindur nė Stamboll (1890) dhe kam studiuar pėr histori e letėrsi nė Universitetin e tij. Janė kėto lidhje tė vjetra qė i kujtoj me nostalgji dhe pėrpiqem edhe sot e kėsaj ditė tė mos i harroj.
Biseda jonė u ndėrpre pasi erdhėn njerėz tė tjerė dhe kėshtu u ndamė pėrzemėrsisht me premtimin se pėr botimin e tregimit do tė kujdesesha personalisht.
Tregimi u lexua nga redaksia dhe u pėlqye aq shumė, sa askush nuk pyeti, siē ndodhte atėherė, pėr biografinė e bashkėpunėtorėve tė panjohur.
Pas ndonjė muaji pėrkthyesi aq i mirėsjellshėm erdhi e mė takoi pėrsėri nė redaksi. Po me qė isha me tė tjerė nė zyrė, dolėm nė korridor dhe aty ulur te kolltukėt biseduam. Kėsaj here xha Myqeremi ishte mė i ēlirėt dhe i gėzuar. Ju faleminderit qė e botuat aq shpejt e aq bukur, - tha. - Ia dėrgova menjėherė Azis Efendiut dhe sot kam marrė njė letėr falėnderimi dhe pėrgėzimi prej tij. Dhe ma zgjati pėr ta parė e pastaj ma pėrktheu nga turqishtja. Nga ajo letėr aq e ngrohtė mbaj mend vetėm tonin e notat humoristike me tė cilin e kish shkruar dhe mirėnjohjen ndaj gazetės dhe pėrkthyesit. E mbyllte me fjalėt: Vėllai juaj qė di vetėm tė qeshė.
Pas leximit tė letrės Myqeremi mė dorėzoi dhe dy tregime tė tjera tė pėrkthyera pėr ti botuar. Por nuk ishte kjo tema kryesore e kėtij takimi. Ai njeri mė kish ngjallur respekt e mė kish bėrė kureshtar. Doja tė dija mė shumė pėr jetėn e tij, ndaj dhe biseda u vėrtit rreth kėsaj teme. Ai, siē do tė kuptoja pastaj, ishte njė natyrė e butė dhe e sinqertė, kish njė mėnyrė tė rrėfyeri tė shtruar, pėrmes sė cilės ndjehej kultura e gjerė, formimi intelektual i dy hemisferave.
Me kohė do tė vėreja botėn e tij tė pasur shpirtėrore, ndjeshmėrinė qė snjihte moshė, dashurinė pas bukurisė, sidomos asaj femėrore, kulturėn qė gėrshetohej natyrshėm me pėrvojėn e gjithanshme tė jetės. Nga rrėfimi i tij mora vesh se ai kish bredhur botėn, kish jetuar nė Turqi e nė Francė, nė Itali e nė Greqi, duke pėrjetuar aventura nga mė tė ēuditshmet. Studimet dhe shkolla e jetės i kishin dhėnė staturėn e njė intelektuali tė vėrtetė, qė kish mendimet dhe qėndrimet e tij vetjake, kulturė enciklopedike dhe njohje tė letėrsisė e tė arteve, shije tė hollė, madje nazike e mbi tė gjitha njė shpirt human. Nga ana tjetėr, ishte inteligjent, rrėfente e arsyetonte me njė zgjuarsi pa bujė, me njė etikė tė trashėguar dhe humor tė kėndshėm.
Tė gjitha kėto e tė qenit poliglot tė bėnin pėr vete, siē mė bėnė mua qė nė bisedat e para.
Sepse bisedat me tė nė vitet qė erdhėn do tė vijonin e do tė mė zbulonin mė tej jetėn dhe botėn e tij. Kėshtu nga kėto biseda herė nė Klubin e shkrimtarėve e herė tek darkonim ndonjėherė nė Restorant Vollga do tė shfaqej para meje personaliteti i tij thuajse i plotė pėrmes rrėfimeve aq miqėsore e aq njerėzore.
Ndėrkaq do tė merrja vesh nga miku im, historiani Selami Pulaha, se Myqeremi nuk ishte thjesht pėrkthyes i dokumenteve osmane, por orientalist dhe turkolog nga mė tė pėrgatiturit nė mes grupit tė vogėl tė studiuesve nė kėtė fushė, siē qenė Vexhi Buharaja, Haki Sharofi, Jonuz Tafilaj, Andrea Sahatēi etj. Nė mėnyrė tė veēantė ai u dallua nė studimet e paleografisė dhe diplomatikes osmane. Madje para ēlirimit kish bashkėpunuar me shtypin e kohės, duke botuar artikuj publicistikė dhe historikė.
Nė biseda e sipėr do tė merrja vesh se ai vinte nga njė familje tipike aristokrate shqiptare. Vetė i jati, Azmiu, siē tregonte dhe mbiemri, ishte nga Janina, lindur prej dyer pashallarėsh me emėr. Kish bėrė karrierė shtetėrore nė Turqi duke arritur deri nė pozitėn e vezirit.
Ai u martua me Labinurin, njė nga vajzat prej derės sė Vrionasve tė Beratit. Vetė ai do tė jetonte e punonte kryesisht nė Turqi dhe me raste do tė vinte nė Shqipėri pėr tė parė familjen nė Berat dhe ēifliqet e pasurinė e fituar nga krushqia me Vrionasit, tė cilėt do ti administronte Myqeremi kur u rrit.
Nė fakt dhe i biri do tė vinte pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitin 1922, pėr tu shkėputur herė pas here me angazhime tė tjera jashtė vendit. Nė vitin 1924 ai u gjend kėtu dhe, siē mė thoshte, kish marrė anėn e Fan Nolit, i cili, nuk di se nė ērrethanė, e kish mik tė babait, aq sa kryeministri e kish ftuar tė jatin nė Shqipėri dhe ai kish ardhur pėr tė ngritur njė akademi ushtarake nė vend. Por ngjarjet qė pasuan e bėnė tė parealizueshėm kėtė projekt dhe i jati u kthye nga kish ardhur. Nė Shqipėri mbetėn e ėma dhe i vėllai mė i vogėl Muameri.
Njė herė xha Myqeremi, tek mė fliste pėr tė kaluarėn e tij, mė zbuloi njė sekret. Shkak pėr kėtė u bėnė disa blana qė kish nė kurrizin e duarve. Kur unė e pyeta, ai mė tregoi njė histori tė ēuditshme. Mė tha se qe martuar me njė nga vajzat e Sulltan Hamitit, e cila ishte e bukur peri nga mezi e lartė, por e pazhvilluar nga gjymtyrėt poshtė. Sipas tij ishte shumė e zgjuar, por dhe e kulturuar.
Ndaj dhe kish rėnė nė dashuri nė vitet 20, nė kohėn kur kish ardhur nė fuqi Mustafa Qemali, mik i tė jatit, i cili nuk e aprovoi kėtė lidhje, kur ai kish rrėzuar nga pushteti tė jatin e saj. Por Myqeremi i dashuruar skish dashur tja dinte dhe kish ardhur nė Shqipėri me tė.
Fillimisht ēdo gjė kish shkuar mirė, por ajo bėnte njė jetė tė mbyllur, ndėrsa Myqeremi e kalonte kohėn me shoqėrinė e tij. Nusja e re xheloze erdhi njė ditė, kur i shoqi kthehej vonė nė shtėpi, pėr ta provuar besnikėrinė dhe sinqeritetin e tij, merrte thėngjij nga mangalli dhe ia vinte nė kurrizin e duarve. Sa mė shumė ai tė duronte, aq mė shumė tregonte se e donte. Por kjo histori atėherė nuk zgjati shumė dhe erdhi njė ditė, i shoqi gjeti mėnyrėn pėr ta kthyer nė Turqi dhe u nda pėrfundimisht prej saj. Ēėshtė e vėrteta, nga biseda e tij ndjehej njė peng brengosės pėr sa i kish ngjarė dhe ishte mallkimi i saj qė ai kish mbetur deri nė pleqėri pa martuar.
Ishte e vėrtetė qė xha Myqeremi nuk ishte martuar, por kjo sdo tė thoshte se nėpėr vite i kishin munguar marrėdhėniet me gratė. Ai ishte njė burrė shumė tėrheqės jo vetėm nga pamja, por magjepsės nga fjalėt, zemėr mirė, i gjendshim, lozonjar dhe i kamur. Megjithatė, rrethana tė jetės qė nuk i kishin shkuar ndėrmend ndonjėherė e kishin penguar tė krijonte familje. Nė njė nga bisedat e tij, ai do tė mė tregonte, gati si nėn zė, se ēi kish ndodhur kur vendosi tė kthehej nė Shqipėri nga Italia nė 1943.
Miqtė e kishin kėshilluar tė mos shkonte. Nė vitin 1946, Myqerem beu ishte arrestuar me akuza qė ai si pranoi asnjėherė pėr lidhje me elementė tė reaksionit ndėrkombėtar e tė brendshėm dhe u dėnua me 5 vjet burg dhe internim. Nga ana tjetėr, xha Myqeremi mė tregonte me dhimbje se vėllai i vogėl, Muameri, gjatė luftės kish dalė partizan me Brigadėn e shtatė dhe nė rrethana enigmatike ishte pushkatuar nga forcat partizane.
vazhdon...