Kroacia ėshtė bėrė i pari vend ballkanik qė ka lejuar pacientėt tė blejnė dhe pėrdorin produkte tė marijuanės pėr tė kuruar sėmundje serioze, megjithėse aktualisht nuk ka nė gjendje produkt qė doktorėt tia japin pacientėve.
Blerja dhe pėrdorimi i marijuanės pėr qėllime mjekėsore u bė e ligjshme nė Kroaci tė enjten teksa vendi u bė i pari shtet nė Ballkan qė i bashkohet trendit global tė zbutjes sė legalizimit tė drogės.
Njė komitet mjekėsor i ngritur nga ministria e shėndetėsisė vendosi nė janar tė kėtij viti se shteti duhet tė vazhdojė me legalizimin e marijuanės sepse mund tė jetė e dobishme pėr trajtimin e disa sėmundjeve, sipas asaj qė u cilėsua si njohuria mė e fundit shkencore dhe mjekėsore.
Doktorėt do tė jenė nė gjendje tė japin receta pėr ilaēe, ēajra dhe kremra qė pėrmbajnė THC, element aktiv te kanabisi, pėr pacientėt e tyre. Rregullimet lejojnė ēdo pacient tė marrė 0.75 gram THC nė muaj.
Aktualisht nuk ka prodhues tė marijuanės mjekėsore apo produkte qė lidhen me tė nė Kroaci, ndėrsa asnjė kompani e huaj qė shet produkte tė tilla nuk ka shfaqur interes pėr tė hyrė nė tregun kroat.
Ministri i shėndetėsisė ka kėmbėngulur se do tė sigurohet se ilaēet me bazė THC qė jepen nga doktorėt kroatė tė jenė tė disponueshme pėr pacientėt, duke lejuar shitėsit farmaceutik tė importojnė produkte tė tilla.
Por Vjekoslava Amerl Sakic, njė doktoreshė e specializuar nė mjekėsinė familjare, tha pėr gazetėn kroate 24 Sata se mund tė kalojnė deri nė katėr muaj pėrpara se produktet e para me bazė marijuanėn tė jenė tė disponueshme pėr klientėt.
Doktorėt duhet tė vlerėsojnė sipas saj tė gjitha pasojat anėsore, dozat dhe kushtet e pėrdorimit tė produkteve me THC, qė mund tė mėsohen vetėm pas kėrkimeve laboratorike.
Sipas rekomandimeve tė komitetit mjekėsor, produktet bimore tė bėra nga kanabisi mund tė pėrdoren si ilaē shtesė pėr trajtimin e tumoreve, AIDS-it, sklerozave dhe epilepsisė te fėmijėt.
Megjithatė nuk ėshtė shkencėrisht e provuar se ndonjė nga kėto produkte kuron ose kufizon efektet e sėmundjeve, besohet se lehtėsojnė simptomat kur pėrdoren sė bashku me ilaēet kryesore, tha komiteti.
Por produktet e kanabisit nuk duhet tė pėrdoren nga njerėzit qė vuajnė prej Parkinsonit, epilepsisė sė zakonshme, depresionit apo ērregullimeve tė tjera psikiatrike, paralajmėroi komiteti.
Burimi: Reporter.al