nga Artan Fuga

Ditėn e Pavarėsisė, nė Kosovė, arrestohet deputeti Albin Kurti. E mo mirė, edhe ajo njė ditė si tė gjitha tė tjerat ėshtė, drejtėsia e kulluar, si ajo e Kosovės, psh., qė nuk lejon njė miush sado i vogėl t'i kalojė nėn hundė, punon ēdo ditė e orė tė vitit.

Boll e kishin duruar "kriminelin" Albin Kurti! E dėnuan sikur tė kishte bėrė krim penal, ndėrsa ai nė fakt ka bėrė njė "krim" politik. Sė paku nė dy plane, e para, kundėrshton njė vendim tė Kuvendit tė Kosovės dhe pengon marrjen e tij, e dyta pėrdor dhunė fizike nė Kuvendin e Kosovės. Dėnojeni mirė pra pėr krim politik!
Ai ėshtė njė "kriminel politik" i zgjedhur me votėn e lirė tė popullit tė Kosovės.

Por, harrohet njė gjė fare e vogėl. Ai dhe miqtė e tij janė votuar nga elektorati dhe pėr atė "krim" politik duhet me fut gjithė elektoratin nė hapsanėn e lėnė trashėgim nga Titua. Fundja Kosova, do a nuk do, me infrastrukturėn e "Dėrzhavės" vazhdon tė funksionojė.

Por, Albin Kurti ėshtė deputet.

Ai mund tė ndėshkohet si deputet duke ju hequr e drejta pėr tė qenė nė seancė,
ai mund tė gjobitet,
atij mund ti pezullohet pėrkohėsisht mandati,
atij edhe mund t'i hiqet mandati krejtėsisht,
sigurisht,

por tė merret pėr zverku njė deputet dhe tė hidhet si leckė nė qeli, kjo ėshtė njė plagė e tmerr pėr Kosovėn.
Kėshtu vazhdon drama shqiptare, pasi na burgosin tė huajt, kur lajmė hesapet me ta, nisim e burgosim njeri tjetrin.
Kuvendi i Kosovės nuk funksionon dot pa fut te "7 penxeret" Albin Kurtin.

Aferim !

Por, a ka tė drejtė ai tė ligjėrojė Shoqatėn e Komunave Serbe brenda territorit tė Kosovės pa ndryshuar Kushtetutėn e Kosovės?
Sigurisht qė nuk ka. Ai po ndryshon formatin shtetror tė Kosovės.

Por, pėr tė ndryshuar kushtetutėn duhet tė drejtohet me referendum te populli kosovar se kjo nuk ėshtė shaką. Aq mė shumė qė vendimmarrjen pėr kėtė problem nuk e realizon veēse duke ushtruar dhunė ndaj deputetėve qė ushtrojnė dhunė ndaj Kuvendit.

Si tė bėhet atėhere?
Referendum.

Zgjedhje tė reja.
Kėto janė zgjidhjet e urta, qė klasa politike duhet tė pranojė dhe jo pėr tė ruajtur kolltukun tė bėj faj ndaj historisė tė ardhshme.

Carjen e shtetit tė Kosovės nė dysh, njė shqiptarofon dhe njė serbofon, pra Kosovėn si dyshtet, duhet ta aprovojė sovrani, jo tė deleguarit e sovranit qė nuk janė zgjedhur me kėtė platformė, qė nuk kanė mandat pėr ta bėrė kėtė.
Po kaloni caqet e legjitimitetit.

Me thėnė tė drejtėn unė nuk kam simpati politike pėr Albin Kurtin. Sidomos kur vetėvendosja e tij mė kujton vetėadministrimin jugosllav, farsė, hipokrizi dhe dėshtim. Por, unė kam admirim pėr Albin Kurtin kur ai kundėrshton establishmentin politik tė vendit tė tij, sepse e di qė kjo nuk ėshtė e lehtė. Nė sa e sa konstatime ka tė drejtė ai...
Kur vetėvendosjes i duket se implikimi i partnerėve tė jashtėm tė shqiptarėve nė kosovė ėshtė i dėmshėm dhe duhet hequr, kjo mė duket njė aventurė.

Unė nuk e di nėse shqiptarėt e Preshevės kanė aq tė drejta sa duan t'u japin serbėve nė Kosovė. Nuk e kam studjuar kėtė ēėshtje. Por, di qė konteksti serb ėshtė tjetėr dhe ai kosovar krejt tjetėr. Nuk ka vend pėr krahasime. Maqedonia dhe Bosnja janė gjithashtu shtete tė tjera dhe nuk ka pėrse merret shembull mbi ta.

Gjithėsesi nuk e di.

Por, cfarė di unė me siguri? Ku ka tė drejtė katėrqind e pesėdhjet e tre pėrqind Albin Kurti?

Ndarja e shtetit tė Kosovės nė dy administrata, njė tėrėsore dhe njė pėr serbėt, qė sigurisht duhet tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat si qytetarė, ėshtė njė model krejt i dėshtuar.

Nuk lejon integritetin shtetėror tė Kosovės. Nuk motivon popujt serb dhe kosovar tė jetojnė nė paqe dhe tė shoqėrizohen brenda njė shteti. Nuk e paqton dhe e qetėson popullin e Kosovės.

Por, krijon dy geto tė ndara ku seicila pjesė e popullsisė ruhet nga tjetra, dy kultura tė ndara, dy fate tė ndarė, dy administrata tė ndara, dy shkollime tė ndara, dhe mendoni se nė kėtė dysi sociale do tė ndėrtohet njė shtet i fortė i pėrbashkėt?

Asnjė shembull nuk e provon.

"Krimineli" i rrezikshėm Albin Kurti mund tė ketė shumė gabime, por ai ka tė drejtė qė me organizmin e ri te brendshėm, Kosova e humb pėrfundimisht shansin tė jetė njė shtet me integritet tė brendshėm.

Kaq mjafton qė klasa politike kosovare tė mendojė njė ēast qė nuk mund tė marri vendime politike me ndihmėn e forcės policore. Dhe ēfarė vendimesh se...

Kurse klasa politike nė Shqipėri me siguri nuk flet pėr kėtė ēėshtje sepse e konsideron pastaj si ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė njė shteti fqinj...

Serbia e thotė fjalėn e saj pėr Kosovėn, kurse Shqipėria bėn tė ndershmen dhe princeshėn e virgjėr qė nuk mund t'i heqi dorashkat e bardha prej nailoni.../Albeu.com/