Nga Luan Rama

Shumė vite mė parė, kur sapo kisha filluar punėn si diplomat nė ambasadėn shqiptare nė Paris, njė zarf u dorėzua nga njė etnografe franceze bashkė me njė dorėshkrim: ishin mbresat e saj gjatė njė udhėtimi nė malet e veriut shqiptar bashkė me tė shoqin, edhe ai etnograf, nė vitin 1938. Padyshim qė mė bėri pėrshtypje ky dorėshkrim i shtypur me njė makinė shkrimi nga vet zonja Jacqueline Benezech, e cila kishte qenė njė mike e vjetėr e ambasadės, meqė njė histori e veēantė e kishte mbajtur tė lidhur me Shqipėrinė. Pikėrisht nė malet e Vermoshit, ajo ishte bėrė nune e njė foshnje shqiptare, Pashkės sė vogėl, tė cilės nė mėnyrė ceremoniale i kishte prerė flokėt, fėmijė tė cilėn nuk do ta shikonte mė pas atij udhėtimi. Histori interesante pėr tė cilėn do tė shkruaja diēka dhe nė shtypin shqiptar si dhe njė kapitull nė librin tim tė botuar nė Paris “Pont entre deux Rives” (Ura mes dy brigjeve). Kėtė dorėshkrim tė Benezech e rigjeta pėrsėri kur u ktheva nė ambasadė nė vitin 1997 dhe njė dėshirė mė shtynte ta pėrktheja, por kjo punė do tė zgjaste deri mė sot, kur mė sė fundi u ula dhe e pėrktheva. Dhe sigurisht, fillova tė kėrkoj akoma mė shumė rreth jetės sė dy etnografėve francezė René dhe Jacqueline Benezech.

René Benezech kishte qenė njė personazh mjaft interesant dhe me profesion piktor, i cili gjatė Luftės sė Parė Botėrore kishte qenė interpret i gjuhės kineze dhe mė pas kishte rrahur vendet e Magrebit nė Afrikė, veēanėrisht nė Marok, ku kishte pikturuar shumė tablo dhe konsiderohej si “piktor orientalist”. Nė vitin 1929 ai kishte udhėtuar nėpėr Ballkan si etnograf dhe nė vitin 1938, bashkė me gruan e tij, etnografen e re Jacqueline Benezech, nga Bordeaux, ai ndėrmori njė mision pėr “Muzeun e Njeriut” nė Paris (“Musée de l’Homme”) pėr tė zbuluar jetėn dhe botėn shqiptare. Ndoshta ishte misioni i parė i etnografėve perėndimorė tė ardhur me njė mision tė caktuar. Nė vitet ’90, kisha parė nė fondet pėr Ballkanin tė “Musée de l’Homme” dhe njė koleksion objektesh etnografike pėr Shqipėrinė, disa tė dhuruara nga senatori Justin Godart, para se ai tė vdiste e po kėshtu dhe koleksionin e pasur tė ēiftit francez Benezech, qė i ishte dhuruar muzeut. Pėr mė tepėr aty ruhej edhe regjistrimi i emisioneve tė tyre nė “Radio-France” pas kthimit tė tyre nga Shqipėria (1939) ku tė intervistuar nga gazetarėt francezė ata tregonin pėr eksperiencėn e tyre shqiptare dhe jetėn tradicionale nė Shqipėri, pasurinė e kostumeve, zakonet, punimi i qelesheve, zbukurimi i armėve, historitė rreth Kanunit, etj, e ku mbi gjithēka shprehej njė simpati e madhe pėr shqiptarėt: «… Sigurisht vėshtirė tė imagjinoja kostum mė hijerėndė dhe njėkohėsisht mė tė jashtėzakonshėm nga bukuria dhe me njė prerje aq mjeshtėrore, ēka e bėn xhubletėn njė pėrjashtim midis kostumeve mė tė habitshme fshatare ku gjithēka duket se qėndron nė valėzimin e ngjyrave. Prerja e kostumeve popullore shqiptare ēka ėshtė njė nga konstatimet qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje, ėshtė gjithnjė mjeshtėria e rrallė e punimit tė tyre. Kjo tė ēon gjithnjė drejt krijimeve me njė origjinalitet tė madh, me silueta veshjesh qė nuk e kemi zakon t’i gjejmė diku tjetėr. Dhe nuk dyshoj se artistėt tanė tė modės parisiane do tė gjenin aty njė burim tė madh frymėzimi…». René Benezech ishte njėkohėsisht dhe fotograf dhe njė mori fotografish gjenden sot nė “Muzeun Mesdhetar tė Natyrės” nė Marseille, ku gjenden fotografi, veēanėrisht mbi kostumet, tipat malsorė, etj., jo vetėm nė veriun shqiptar por dhe nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut, ēka tregon se njė udhėtim tė shpejtė ata e kishin bėrė edhe drejt jugut, ēka dėshmojnź fotografitė e tyre me gratė e veshura me kostumet e Dardhės, Korēės, Elbasanit, kostumet orientale tź Shqipėrisė sė Mesme, etj. Sigurisht, kėto fotografi pėrbėjnė njė pasuri tė veēantė tė trashėgimisė sonė, ashtu siē janė dhe objektet e ndryshme qė ata kanė blerė nėpėr Shqipėri si figurina poēerie, costume si xhubleta, etj., bilbila, vegla e instrumenta muzikore, etj. Nė disa fotografi tė ekspozitės sė parė etnografike tė hapur nė Paris dhe tė inaguruar nė fillim tė viteve 1960 nga ambasadori shqiptar Kristaq Misha si dhe autoritetet franceze, janė dhe disa fotografi tė Jacqueline Benezech, e cila, si njė njohėse e hershme e etnografisė shqiptare, u prin gjithė tė pranishmėve. Por shumė vite do tė kalonin dhe nė vitin 2004, Jacqueline Benezech vdiq nė moshėn 97 vjeēare, pa e vizituar mė Shqipėrinė edhe pse njė dėshirė e madhe e mbante tė lidhur me atė vend. Sidoqoftė, ky libėr, ky dorėshkrim i pėrkthyer tashmė nė shqip, do tė jetė njė pikėtakim imagjinar i etnografes me malet e veriut shqiptar, udhėtim qė fillon nė 18 tetor tė vitit 1938, ku tė shoqėruar nga njė interpret, Bonati, dhe dy qeraxhinj kuajsh, ata marrin rrugėn drejt qafės sė Hanit tė Hotit pėr t’iu drejtuar pastaj lartėsive tė Tamarės, luginės sė Cemit dhe Kėlmendit, ashtu si dikur nė vitin 1921 dhe gazetarja amerikane Rose Lane apo ajo franceze Paule Fercoq de Leslay mė 1936, e cila kishte botuar dhe njė reportazh tė gjatė pėr udhėtimin e saj pėr tetė muaj me rradhė nė malet e veriut dhe tė jugut shqiptar. Padyshim njė udhėtim i rrezikshėm pėrmes maleve, nė rrugė tė panjohura dhe nė njź kohė kur dimri sapo ka filluar, e megjithatė, dėshira pėr tė zbuluar jetėn shqiptare ishe mė e madhe se frika qė mund tė rrezikonin nė kėtė peizazh madhėshtor, por tė rrezikshėm. Ja disa pėrshkrime nga dorźshkrimi i etnografes franceze Benezech, ku spikat gjithashtu dhe takimi i tyre me Preng Calin e Vermoshit:

E enjte, 20 tetor 1938,

U zgjuam nė orėn 6 tė mėngjesit. Gjysma e qiellit ishte nė ngjyrėn blu dhe pjesa tjetėr ishte e ngarkuar me re. Por mjerisht ato ishin nga ajo anė qė vinte era, duke e mbytur blunė e qiellit. Papritur u duk se stina ishte shkurtuar nė tre muaj. Gjithė mali kishte marrė njė pamje tė egėr. René pėrgatiti ēaj. Bėmė gati bagazhet dhe ē’montuam tendėn. Plaku i djeshėm mė solli ca fiq tė freskėt, arra dhe njė ftua (kėtu ftonjtė janė mė pak tė athėt sesa nė Francė dhe i hanė me thikė). Era u ngrit fort dhe bėnte ftohtė. Hymė nė kishė, ku tre-katėr fshatarė me gjunjėt nė tokė dėgjonin meshėn e fratit me mustaqe, me njė zė jo aq tė fortė. Ishte shėrbėtorja qė bėnte rolin e sakristenit. Pėr njė ēast ajo la cigaren nė cepin e dritares. Menduam se me tri paketa cigaresh qė tė ndaheshin mes fratit dhe shėrbyeses mund t’i shpėrblenim pėr atė mikpritje disi tė shkurtėr, ndėrkohė qė Bonati ishte i zhgėnjyer pėr makaronat edhe pse kishte kaluar njė natė tė mirė. Ruante atė qetėsinė e tij sikur nė mbrėmje nuk do tė na sajonte zhgėnjime tė tjera. U nisėm nė orėn 8.00. Filluam tė besojmė se ėshtė thjeshtė njė paragjykim i tij. Tė gjithė ata qė na shoqėronin dukej sikur ishin betuar se do na bėnin tė pendoheshim nė pretendimin tonė qė ta caktonim ne orėn e nisjes. Por ne i lamė tė bėnin si tė donin, pasi konstatuam se ata nuk e kishin nocionin e kohės, duke imagjinuar ēdo mėngjes se atė ditė, nata s’do tė binte kurrė dhe kėshtu tė bėnim njė etapė tjetėr tetė orėshe, meqė kishte veēse katėr orė ditė, duke u betuar megjithatė, se do tė mbėrrinim para natės. Rruga e asaj dite ishte veēanėrisht e mundimshme, por nuk vonuam ta gjenim lumin e Cemit dhe kėshtu u ngjitėm drejt burimit. Kėsaj rradhe pėrmes grykash tė ngushta dhe vėrtet fantastike. Kohė mė kohė, pėr tė kaluar nga njė shkėmb nė tjetrin, kishte njė palė shkallė druri, tė cilat i ngjisnim me rradhė dhe me kujdes. Nganjėherė i binim shkurt, pa pėrdorur shkallė, por me njė trung tė thjeshtė peme, sipėr njė grope tė jashtėzakonshme. Mė sė fund dolėm nga ajo rrugė gjithnjė e mė tė vėshtirė dhe morrėm shtegun nė njė zonė qė me atė barin dhe sipėrfaqet e mėdha tė dukej se ishe nė Zvicėr. Para se tė arrinim nė Jeshnica, qėndruam tė pushojmė. Tashmė qielli ishte tėrėsisht i mbuluar. Frynte erė e fortė dhe i ftohti bėhej i hidhur. Pasi kapėrcyem disa gryka rradhazi, arritėm nė njė qafė, poshtė sė cilės shtrihej njė luginė e madhe, ajo e Vermoshit. Njė xhandar na priste. Deri atėherė xhandarėt nuk na shoqėronin. Mesa duket, tashmė do tė kishim me vete njė xhandar. Donim tė dinim se pėrse kjo? Por kjo ishte njėlloj si pėr pyetjen mbi armėt e zjarrit: ne s’kemi tė drejtė ta dimė. Duhet ta pranojmė si njė princip tė padiskutueshėm se janė gjėra absolutisht tė panevojshme por qė s’mund ta lemė mėnjanė. Por po tė kėmbėngulim qė tė mėsojmė diēka, kjo do dukej si mungesė takti.



Zbritėm nga shpate tė buta nė pyllin mė tė mrekullueshėm prej ahesh e lisash plot gjethe tė thata gjithė dritė, njė dritė midis degėve dhe poshtė tyre, ku ngjyra e arit dhe e zjarrit pėrziheshin bashkė me tė gjitha nuancat e tyre. René preu gishtin, por nėn kėshillat e Asllanit, e lau me raki dhe me pak duhan sipėr, pastaj e fashoi. Pas njė ore, e ēara pothuaj u ēikatrizua. Mė sė fundi arritėm fundin e luginės, e cila ishte e pushtuar nga shtrati i gjerė i njė lumi prej njė apo dy kilometrash. Dukej se ishim nė Vermosh. Dy ditė mė parė do thonim se ata talleshin me ne. Por ne filluam tė kuptojmė se nė Shqipėri, njė fshat nganjėherė ėshtė i gjatė 12 apo dhe 4 km, por vetėm kur ke udhėtuar gjatė, zbulon sė pari se ku gjenden xhandarėt dhe «tregėtarėt». Nė njė fshat shqiptar, shqiptari ėshtė njė sipėrmarrės qė kohė mė kohė shkon nė qytet dhe sjell qė andej njė numur mallrash qė malsorėt nuk i prodhojnė ata vetė dhe qė pa tė cilat s’mund tė bėjnė: kafe, sheqer, sapun, oriz, duhan i hollė, nganjėherė qirinj, pe i bardhė, gjilpėra. Mbrėmja erdhi shpejt dhe dielli prej shumė kohėsh ishte larguar pas maleve tė larta qė rrethonin luginat. Bonati as qė kėrkonte mendimin tonė, pasi sigurisht ne do kishim kėrkuar tė vazhdonim deri tek kulla e Preng Calit, te i cili dukej se do tė kalojmė natėn. Bėnte vėrtet njė i ftohtė i madh dhe nxituam shumė qė tė arrinim. Por Bonati nuk i rezistonte dėshirės qė tė pinte sa mė shpejt njė kafe dhe llomotiste para xhandarėve. Dukej se gjithnjė e mė shumė ai e konsideronte veten si njė pėrfaqėsues i pushtetit. Pėrsa na pėrket neve, mendoj se ne nuk po pėrfitonim asgjė nga ajo botė e mrekullueshme qė na rrethonte. Madje mund tė thuash se ishte e kundėrta dhe se gjithēka e bukur na ishte bėrė e errėt, se veēse nė dukje ishim pjesė e njė ekipi. Kur pėrpiqeshim tė merrnim fjalėn, duke iu lutur qė tė na pėrkthente, ai na bėnte tė qartė tė kuptonim se e dinte mė mirė se ne se ēfarė duhej tė thoshte. Do ta pranonim, nėse do na lejohej ta dinim se ē’thoshte nė emrin tonė. Por edhe pse nuk e dinim mirė shqipen, me aq sa dinim, ne kuptonim se ai nuk fliste nė emrin tonė dhe se tregonte lloj-lloj gjėrash pa interes, aq gjatė sa i pėlqente atij, ndėrkohė qė ne duhej tė duronim dhe tė prisnim pėrfundimin e bisedės sė tij personale. Kėshtu, kaluam njė orė nė dhomėn e mbushur plot tym duhani, rreth njė zjarri ku ngroheshin tenxheret e vogla me kafe. Ishin aty njė gjysmė duzine xhandarėsh qė po ngrohnin fytyrat, duart, ndėrkohė qė kėmbėt e lagura nxirrnin avull nga flakėt. Bėnte aq errėsirė nė atė dhomė tė ndriēuar nga zjarri, sa mezi dukeshin rradhazi fytyrat e tyre. Tė gjithė ata xhandarė dukeshin se ishin njerėz tė mirė, tė gėzuar dhe qė bėnin njė jetė tė vėshtirė. Ishin ata qė bėnin dhe punėn e postės dhe ēdo ditė udhėtonin 3-4 orė e madje shumė, shpesh me pushkėn nė krahė, tė mbathur me opinga, me njė kolibe qė u shėrben si postė, para sė cilės njė tjetėr xhandar vinte tė shkėmbente letrat e njė fshati tjetėr. Posta shpesh pėrcillte letrat administrative. Tregėtari qėndronte nė kėmbė, me shumė respekt, ndėrkohė qė gruaja e tij qėndronte jashtė pa guxuar tė shqetėsojė bisedėn e burrave. Njė burrė me njė veshje europiane, pėrveē kobures sė ngjeshur nė brez, hyri dhe na u prezantua. Ishte mėsuesi. Por ai mund tė ishte dhe gjahtari kundravajtės. Pyeta veten se nė ēfarė shkolle jepte mėsim ai. Vėrtet mund tė jepte mėsim, por si bėnte qė tė mblidhte ēdo ditė njė klasė me disa nxėnės, ku duheshin tre orė tė mira pėr tė shkuar nga njė shtėpi nė tjetrėn. Ishim aty qė prej njė ore pa parė ndonjė shtėpi tjetėr. Por edhe nėse mund tė mblidheshin, mendoja se mėsimi i tij duhej tė pėrqėndrohej se si tė qėllohej nė shenjė.


vazhdon...