Ahere Shqipėria, sundimėrisht, ish po thua mė vete. Kara Mahmuti sipėr, Ali Tepeleni poshtė, e sundojin Shqipėrinė pa kėrkuar urdhėra nga Stambolli. Sot kemi mi krye ca Anadollakė qi nuk kanė tjatėr mendim e tjatrė punė. Ahere, emri shqipėtar ish i njohur kudo nEvropė si i njė populli me gjuhė, me zakone, me mendime, tė veta. Sot pėr kundrė, erėsia ku na ka lidhur Stambolli, e ku na mban poshtėrsia e karakterit tonė, u dhanė sy e forcė kombeve fqinje tė na kllasin djallėzit e tyre e ti japin tė besojė botės se komb shqipėtar nuk ka.
Nga Faik Konica
Si ish vėndi ynė qint vjet mė parė e si ėshtė sot? Ndryshim i madh, tė cilin d tjua rrėfejmė nė pakė fjalė.
Ahere Shqipėria, sundimėrisht, ish po thua mė vete. Kara Mahmuti sipėr, Ali Tepeleni poshtė, e sundojin Shqipėrinė pa kėrkuar urdhėra nga Stambolli. Ata vetė i emėrojin gjithė nėnurdhėrit e guvernės, tė cilėt ishin tė gjithė shqipėtarė.
Sot kemi mi krye ca Anadollakė qi nuk kanė tjatėr mendim e tjatrė punė, pėrveē tė dobėsojėn vėndin e tė shuajnė kombėsinė tonė.
Ahere, emri shqipėtar ish i njohur kudo nEvropė si i njė populli me gjuhė, me zakone, me mendime, tė veta. Librat e shkronjėtorėve tasaj kohe janė plot me dėftime tė tilla.
Sot pėr kundrė, erėsia ku na ka lidhur Stambolli, e ku na mban poshtėrsia e karakterit tonė, u dhanė sy e forcė kombeve fqinje tė na kllasin djallėzit e tyre e ti japin tė besojė botės se komb shqipėtar nukė ka. Ashtu, ne qi njėqint vjet mė parė ishim
kombi mi gjall e mi fuqishėm i Ballkanikut, jemi sot pėr sot kombi mi sėmur e mi dobėti.
Ahere gjuha shqipe flitej kudo nė Shqipėri: rreth vatrės, nė trek, nė shtėpi tė guvernės (huqumet); edhe sikur tė kishin patur mėnt tė parėt tanė, pa farė vėshtiret kishin bėrė qindėra shkolla nė gjuhė shqip.
Tani, prapė shumica e Shqipėtarėve tė ndershėm shqip flasin e Shqipėtarė mbahen.
Po ca harbutė, ca zuzarė tė lindur prej nėnash shqipėtare, po prej Atėsh a Anadollakė a fare tė panjohur, bėjnė sikur e harruan shqipen, kėrkojnė me pahir tė na kllasin gjuhėn e mundėsit dhe i ndihin armikut tė na e shuajė gjuhėn tonė.
Nuk u ndryshua vetėm puna e sundimit e e gjuhės. U ndryshua aq, edhe mė tepėr, puna e begatimit.
Njė qint vjet mė parė, tregėria, bujqsia, ishin nė lulėzim tė bukur. Tė marėdhėnat ishin tė lira jo si sot qė Anadollaku i ndalon shumė tregėtarė tė venė e tė vijnė, duke rėnduar pagat e bakshishet, duke kėrkuar pasaporte e tezqerera, duke pyetur ku vete
e pse vete e mos ke ndonjė mendim tė pshehtė. Bota e punonin dhenė; i varfėri kish tokėn e tija e e shtrėngonte ti nxjerė grur e bukė. Sot njė mij shkake, njė mij ndalime, e shkretuan bujqsinė; Shqipėtari nukė punon mė dhen e tija; arat janė kudo tė
shkreta, e njė erė pėrjashtimi po i fryn qi i shtyn pėrjashtė Shqipėrisė, nė vise tė huaja, 9.12.2015 Shqipėria mė 1801 e mė 1901. mė tė mirėt punėtorė.
Mė 1801, Shqipėria kish nja pesėdhjetė shtėpi bejlerėsh tė vjetėr e disa oxhakė tė krishterė, qi kishin dashurin e vėndit, jetojin nė Shqipėri, e mbajin kudo si njė vatėr rreth e rreth sė cilės mblidheshin e ngroheshin tė varfėrit edhe tė tjerėt. Tani oxhakėsia u prish e u shua. Tė paka shtėpi tė vjetėra kanė mbetur. Zuzarėsia edhe harbutėria i largon bejtė e i heq nė Stamboll. U vjen mė mirė tė venė e tu lėpijnė kėmbėt Anadollakėve, tė bėjnė poshtrėsira edhe tė fitojnė ca ergjėnt, se tė rojnė nė Shqipėri tė vobekė por me nder e me hie.
Ashtu ka qėnė. Kėshtu ėshtė.
Ne, Shqipėtarėt e anės kombėtare, nukė kemi tjatėr mendim pėrveē ta heqim Shqipėrinė nga balta. Kėrkojmė tė jetojė kombi yn me gjuhė tė tij, me mendime e me nder tė tija.
Sa Shqipėtarė janė tė ndershėm, do tė mbajnė tė gjithė me anėn kombėtare. Ata qi janė zuzarė, shpirtrobėr, e bij kurvash, le tė mbajnė me anėt e tjera.
Albania, 1901