Ēka shėnoi Enver Hoxha nė ditarin e tij pėr demonstratat e viteve ’60 nė Kosovė dhe Maqedoni?



Shėnime tė shkėputura nga ditari politik i Enver Hoxhės, pėr demonstratat pėr flamur tė vitit 1968. Shkrimi ėshtė pėrgatitur nga profesori i historisė, Agim Zogaj.

E ENJTE , 5 DHJETOR 1968: DEMONSTRATAT E SHQIPTARĖVE NĖ KOSOVĖ

Mė 27 nėntor, nė Prishtinė dhe nė shumė qytete tė tjera tė Kosovės rinia studenteske zhvilloi demonstrata. Pati njė tė vrarė dhe shumė tė plagosur, nga njerėzit e UDB-sė qė sulmuan demonstruesit dhe nga demonstruesit qė u mbrojtėn. Siē njoftojnė organet jugosllave tė shtypit demonstruesit ishin tė rinj shqiptarė, tė cilėt ata i cilėsojnė “armiq” dhe “tė frymėzuar nga jashtė”. Kuptohet tė frymėzuar nga ne. Titoja. Nikeziēi dhe agjentėt e tyre shqiptarė nė Kosovė, nuk e thonė kėtė hapur, por e lėnė tė kuptohet hapur. Natyrisht ne nuk kemi as gishtin mė tė vogėl nė kėto demonstrata, ne nuk zhvillojmė asnjė punė agjenturore dhe subversive as nė Jugosllavi, as nė Kosovė. Titistėt e dinė kėtė, por ua do puna tė shpifin e tė thonė tė kundėrtėn.

Siē po flet propaganda titiste, demonstruesit kishin dalė nė manifestim me flamurin kombėtar tė Shqipėrisė (regjimi titist kėta muajt e fundit i la tė lirė ta mbajnė) dhe kėndonin kėngė kombėtare (qė pėr titistėt janė subversive). Titistėt thonė se u hodhėn edhe parulla si: “Rroftė Partia e Punės e Shqipėrisė”, “Rroftė Republika Popullore e Shqipėrisė”, “Rroftė Enver Hoxha” etj. Ka mundėsi qė kjo tė ketė ngjarė, kur u ndezėn gjakrat, por nuk pėrjashtohet qė midis turmave tė ketė pasur edhe provokatorė titistė, tė cilėt dėshironin t’u jepnin ngjyra tė tjera demonstratave.

Mendimet tona pėr shqiptarėt e Kosovės ne i kemi thėnė vazhdimisht hapur dhe botėrisht. Kėto mendime i njohin titistėt si edhe shqiptarėt e Kosovės. Kėta tė fundit gėzohen pėr kėto dhe pėr mbrojtjen e drejtė e tė natyrshme, marksiste-leniniste qė ne u bėjmė tė drejtave tė tyre kombėtare. Por duket haptazi se kjo nuk u pėlqen dhe i egėrson titistėt. Njė gjė e tillė neve aq na bėn. Titoja deklaron se ėshtė e drejta e tyre tė mbrojnė maqedonasit e Greqisė, kurse tė drejtėn tonė pėr tė mbrojtur shqiptarėt kosovarė e quan krim. Asgjė nuk na ēudit nga ky qėndrim i kėtij renegati dhe serbomadh tė tėrbuar.

Por ėshtė fakt se shqiptarėt e Kosovės nuk i pėrulen robėrisė titiste dhe serbomadhe qė ėshtė njėlloj. Ata kanė luftuar, luftojnė dhe do tė luftojnė vazhdimisht pėr lirinė e pėr tė drejtat e tyre. Dhe ēdo ditė kjo luftė bėhet mė e ashpėr, kontradiktat thellohen nė mes shqiptarėve dhe regjimit titist, duan apo nuk duan titistėt. Ky ėshtė njė proces qė po ashpėrsohet dhe do tė ashpėrsohet gjithnjė e mė shumė nėn regjimin kapitalist, reaksionar titist.

Klika Tito-Rankoviq nuk ia doli dot me terror dhe me shtypje nė Kosovė. Pas eliminimit tė Rankoviqit nga skena politike, duhej qė Titoja tė lėshonte diēka edhe nė Kosovė, siē thuhet, nga halli jo nga malli, pėr tė kundėrbalancuar rrezikun serb-rankoviqian dhe pėr tė fshehur krimet e tij shoviniste ndaj shqiptarėve; kėto t’ia hidhte Rankos dhe vetė tė merrte flamurin e liberalizimit. Me njė fjalė t’u hidhte hi syve kosovarėve, pėr t’i qetėsuar ca, pėr t’i mbajtur nėn zgjedhė etj. Tash nė fund Titoja gjoja u njohu atyre “tė drejtėn tė ngrenė flamurin kombėtar tė Shqipėrisė”. Mirėpo shqiptarėt, duke u nisur nga kjo “diēka” qė fituan, po kėrkojnė tė zgjerohen tė drejtat e tyre tė mėdha qė vazhdojnė tė merren nėpėr kėmbė nga titistėt. Prandaj Titoja mendoi ta shuante zjarrin, po zjarri u ndez edhe mė shumė. Tash ai nuk do tė shuhet kurrė. Demonstratat qė u bėnė janė preludi i simfonisė patriotike tė shqiptarėve tė Kosovės. Mė kot titistėt bėrtasin se po ndėrhyjmė ne. Jo, ky zjarr vatrėn e ka brenda nė vetė Kosovėn. Zjarrin e ndezin patriotizmi i kosovarėve dhe kėrkesat legjitime tė tyre, zjarrin e nxitin shtypja dhe robėria titiste. Fari i ndritur i Republikės Popullore tė Shqipėrisė nuk ka se si tė mos bėhet shembull dhe udhėrrėfyes, jo vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės, tė Maqedonisė e tė Malit tė Zi, por pėr tė gjithė popujt e Jugosllavisė qė luftojnė pėr ēlirim. Dashka nuk dashka Titoja, shqiptarėt e Kosovės i kanė sytė dhe zemrėn te Republika Popullore e Shqipėrisė, te Partia e Punės e Shqipėrisė.

Pėrpara kėtij realiteti tė madh dhe tė pamohueshėm Titoja dhe titizmi janė tė pafuqishėm. Ata janė tė detyruar tė pėrdorin dhe po pėrdorin dy mjete: demagogjinė dhe terrorin. Kjo duket nė qėndrimet e tyre pėrpara ngjarjeve tė Prishtinės.

Titoja, nė intervistėn e tij tė fundit, kėshilloi duke thėnė se “nuk duhet tė dramatizohen demonstratat e Prishtinės”, ndėrsa kuislingėt shqiptarė nė Kosovė, po tregojnė zell, po bėrtasin, po ulėrijnė, po pėrgatitin gjyqe dhe terror kundėr rinisė.

Ndėrkaq nė fjalimin e tij tė fundit Nikeziqi tregohet mė diplomat dhe mė dinak. Ai dėnon demonstruesit shqiptarė, por thotė ndonjė fjalė edhe pėr shovinistėt serbomėdhenj. Ai deklaroi se ajo ēka po ngjet nė Kosovė, infekton gjithė Jugosllavinė, prandaj kėshillon gjakftohtėsi. Nikeziqi, duke pasur parasysh atė ēka thuhet nė artikullin tonė tė fundit: “Shqiptarėt e Kosovės dhe flamuri kombėtar”, botuar nga “Zėri i popullit” mė 24 nėntor, sa e pėrmend thelbin e ēėshtjes, duke thėnė se “fati i Kosovės u caktua 50 vjet mė parė, se Lufta Nacionalēlirimtare e zgjidhi atė drejt” etj., etj. Tė gjitha kėto profka dhe mė nė fund shton se liberalizimet e tyre ndaj kosovarėve duhet t’u heqin iluzionet atyre qė mendojnė se mund tė prishet integriteti i Republikės Federative tė Jugosllavisė. Ėshtė e kuptueshme se kjo thuhet nė adresėn tonė, tė shqiptarėve tė Kosovės, por edhe nė adresėn e serbomėdhenjve, tė cilėt pėrpiqen t’i qetėsojnė duke u thėnė se “Kosovėn ne nuk e lėmė tė na dalė nga duart”.

Ne, si kurdoherė, duhet t’i mbrojmė tė drejtat legjitime tė vėllezėrve tanė kosovarė. Ne do tė presim se si do tė zhvillohen kėto situata dhe duhet tė demaskojmė terrorin qė pėrgatitin titistėt nė Kosovė.

Titistėt do tė dėshtojnė nė veprimet e tyre antimarksiste dhe antishqiptare.

E ENJTE, 26 QERSHOR 1969: TERROR NĖ MAQEDONI KUNDĖR SHQIPTARĖVE

Qė nga fillimi i vitit nė Maqedoninė titiste ka filluar vala e terrorit kundėr shqiptarėve. Gjyqet kundėr tyre vazhdojnė me muaj dhe s’kanė tė mbaruar. Terroristėt titistė maqedonas i akuzojnė shqiptarėt se ngritėn flamurin e Shqipėrisė, se gjoja nė demonstrata kanė thėnė: “Duam tė bashkohemi me Kosovėn dhe pastaj me Shqipėrinė”. Tė dėnuarit prej gjyqeve janė me dhjetra, tė burgosurit qė presin tė dalin nė gjyqe me qindra. Shumica e kėtyre janė mėsues, profesorė dhe studentė.

I gjithė ky terror ka pėr qėllim mbylljen e shkollave shqipe, frikėsimin e shqiptarėve dhe synonin shkobėtarizimin dhe largimin nga tokat e tyre. Ata i detyrojnė tė largohen nė mėrgim nė Turqi, nė Australi dhe nė Amerikė.

Qelbėsirat frikamane maqedonase mbėshteten nė kėto veprime barbare dhe nga disa tradhtarė shqiptarė, renegatė tė popullit tė vet, qė veprojnė tok me titistėt.

Ky terror ėshtė vazhdimi i terrorit Tito-Rankoviq qė me dekada ka bėrė dhe bėn kėrdinė mbi shqiptarėt e Kosovės e tė krahinave tė tjera shqiptare nė Jugosllavi. Punėt paraqiten sikur nė ngjarjet e Maqedonisė, Beogradi, domethėnė Federata, nuk ka gisht, maqedonasit gjoja bėjnė me kokėn e tyre. Kėto nuk i ha kush. Bisedova me Ramizin dhe e porosita qė nė bazė tė tė dhėnave tė bėhet njė demaskim i kėtij terrori rankoviqian maqedonas, tė kėrkohet qė tė ndalohet sa mė parė ky persekutim i egėr i vėllezėrve tanė. Maqedonasit dhe titistėt e kanė kot, shqiptarėt qė jetojnė nė tokat e tyre nė Jugosllavi, as u tremben, as u nėnshtrohen atyre. Pikėrisht pse ngjet kėshtu titistėt pėrdorin alternativisht terror-demagogji-terror.

Titoja, pėr t’i gėnjyer, gjoja u dha disa tė drejta kosovarėve, por shpejt do t’ua heqė, njėrėn pas tjetrės, duke u qitur njė mijė e njė pengesa.

Kosovarėt, duhet tė luftojnė me kėmbėngulje dhe me guxim pėr tė drejtat e tyre, ata duhet tė ndihmojnė me luftėn dhe me rezistencėn e tyre edhe vėllezėrit shqiptarė tė Maqedonisė e tė Malit tė Zi. /Telegrafi/