Ashtu si shumė tė tjera edhe pėr Dervish Hatixhenė deri tek ne ka mbėrritur disa legjenda. Njėra prej tyre thotė se ajo ishte njė vajzė e mirė dhe e bekuar martohet, por fatit nuk i dihet. Burri i saj ishte njė djalė qė pinte alkool dhe ushtronte dhunė karshi saj. Por asgjė nuk e ndaloi gruan tė bėnte mirė. Nė atė kohė nė Tiranė kishte rėnė mortaja. Njerėz vdisnin rrugėve dhe askush nuk u afrohej pėr t'i varrosur, sepse sėmundja ishte ngjitėse. Tė gjithė kishin frikė, ndėrsa vatrat e infeksionit sa vinin e shpėrndaheshin. Por tė ndjerėt kishin njė shpėtim; Dervish Hatixhenė, e cila i merrte vetė e i ngrinte peshė trupat e dobėsuar dhe i varroste. Shumė shpejt mirėsia e gruas u pėrhap nė tė gjithė vendin, ndėrsa pėr tė thuhej se ishte e dėrguar e Zotit pėr tė shpėtuar njerėzit. Qė atėherė zemėrgjerėsia e gruas sė mirė u shndėrrua nė simbol dhe njerėzit filluan tė besonin tek ajo.