Kėrkon besimin, por nuk siguron votat e mjaftueshme. Pas kėsaj, dorėheqja

Duartrokitje tė senatorėve tė qendrės sė djathtė shoqėruan shpalljen e rezultateve zyrtare tė votimit nė Dhomėn e Lartė tė Parlamentit italian, pak para orės 21.00. Ashtu siē pritej, Prodit i munguan votat e mjaftueshme. 156 vota pro, 161 kundėr dhe 1 abstenim, ky ishte bilanci i votimit qė rrėzoi faktikisht qeverinė "Prodi".

Kryeministri italian, Romano Prodi, i kėrkoi Senatit ta mbėshteste qeverinė e tij, para votėbesimit dhe nė njė kohė kur thirrjet pėr dorėheqjen e tij mbėrrinin nga tė gjitha anėt. Nė fakt, paraditen e djeshme, Prodi u kėshillua nga Presidenti Xhorxho Napolitano tė evitonte daljen para senatit, pasi shanset pėr tė fituar pothuajse nuk ekzistonin. Gjithsesi, seanca qė i parapriu votimit tė pėrcaktuar tė fillonte nė orėn 20.00, ishte shumė intensive dhe debati tejet i ashpėr. Madje, njė nga senatorėt u nxor jashtė sallės, pasi i ra tė fikėt. Dihej qė nga fillimi, se nėse Prodi do tė humbte kėtė votėbesim, do tė detyrohej tė jepte dorėheqjen, ēka edhe mund ta ēojė Italinė nė zgjedhje tė parakohshme, tė cilat duket se ekzistojnė tė gjitha shanset qė t‘i fitojė ish-kryeministri Silvio Berluskoni. Kriza e qeverisė italiane filloi me dezertimin e njė partie tė vogėl nė koalicionin qeverisės sė qendrės sė majtė, tė kryesuar nga Romano Prodi. Ky i fundit, fitoi tė mėrkurėn njė votėbesim nė dhomėn e ulėt tė Parlamentit, por humbi tri vendet e partisė UDEUR nė Senat, ēka e la atė, tė paktėn teorikisht, pa njė mazhorancė nė Senat. Presidenti Napolitano mėsohet se e ka kėshilluar tė marrė nė konsideratė dorėheqjen, nė vend qė tė pėrballet me votimin nė Senat. Nė fjalimin e tij 10-minutėsh para senatorėve, Prodi paralajmėroi se rrėzimi i qeverisė do tė thoshte paralizim i jetės politike pėr javė tė tėra, deri nė krijimin e njė koalicioni tė ri apo deri nė zhvillimin e zgjedhjeve tė reja. "Ndalimi i punės sė qeverisė ėshtė njė luks, tė cilin Italia nuk mund ta pėrballojė", tha ai. Prodi shtoi se vendi kishte nevojė pėr vazhdimėsi dhe mbėshtetja e qeverisė do ta lejonte atė tė merrej urgjentisht me reformėn zgjedhore, me rinovimin e ekonomisė dhe rolin e saj nė ēėshtjet ndėrkombėtare. Korrespondentėt thonė ndėrkohė se Prodi ka shpresuar nė njė mbėshtetje tė minutės sė fundit qė do ta lejonte atė tė vazhdonte pėrpara. Nė njė moment tė caktuar u duk sikur ai kishte fituar mbėshtetjen e domosdoshme, kur senatori i UDEUR, Nuēio Cusumano, lajmėroi se ai do tė shkėputej nga partia e tij dhe do tė mbėshteste qeverinė. Por, kundėrpėrgjigjja e kolegėve tė tij ishte aq e ashpėr sa qė u desh njė pushim prej disa minutash pėr tė zbutur gjakrat. Kolegėt e tij tė partisė e quajtėn atė tradhtar dhe kloun, madje njė prej senatorėve u duk sikur do ta qėllonte. Duket se tronditja ishte kaq e madhe, saqė senatorit Cusumano i ra tė fikėt dhe u desh ta nxirrnin nga salla. Nė origjinė tė krizės ishte tėrheqja tė hėnėn e partisė centriste Udeur, qė ka tri vende nė Senat, nga koalicioni qeverisės i Prodit, duke i kushtuar Kryeministrit edhe avantazhin e tij prej dy vendesh nė senat. Partia u tėrhoq duke pėrdorur si justifikim mungesėn e mbėshtetjes pėr liderin e saj, ish-ministrin e Drejtėsisė, Klemente Mastella, qė dha dorėheqjen pasi u pėrfshi nė njė hetim pėr korrupsion. *