Dashuria nuk ka kufij, nuk njeh gjuhė e madje as kromozome. Nisi, njė kampion bote nė not nga Danimarka i lindur me sindromėn down, ėshtė dashuruar me Medinėn nga Kosova, e cila po ashtu sfidon veten nė kėtė sport. Ata janė dashuruar me shikim tė parė, nė njė kampionat pėr garues me kėtė sindromė, nė Itali.
Nuk e flasin gjuhėn e njėri-tjetrit, por as kjo dhe as largėsia nuk u bėnė pengesė, qė lidhja e tyre trevjeēare tė mbijetojė.
Ėshtė vėrtet e vėshtirė tė shpjegohet, sepse nuk ėshtė diēka qė i thuhet njėri-tjetrit. E gjitha ėshtė dashuri. Sa herė qė jam afėr Dinės, kėnaqem tė jem me tė, jam i lumtur. Ajo ėshtė shumė e bukur dhe e ėmbėl. Ndonjėherė nuk ėshtė nevoja tė flasėsh, nėse duheni me njėri-tjetrin, tha Nis Heide Pinnerup.
Kur Medinės i mungon Nisi, ajo i shkruan nė rrjete sociale me anglishten e saj modeste.
Kur e kam parė pėr herė tė parė mė ėshtė dukur si unė, sepse ne jemi me sindromin down. Unė e dua shumė Nisin, kam simpati pėr edhe sepse ėshtė notar. Komunikoj anglisht me Nisin nė rrjete sociale. I them I love you, Thank you very much, Youre very good, I miss you, thotė Medina Surdulli.
Nisi erdhi nė Prishtinė pėr herė tė dytė, por kėsaj here me njė qėllim.
Dua tė martohem me Dinėn, sepse e dua shumė. Ende nuk e di nėse do tė jetojmė nė Danimarkė, apo nė Kosovė, por dėshiroj qė edhe familjet tona tė jenė bashkė, tha Nis Heide Pinnerup.
Menaxherja e Medinės ėshtė e lumtur qė historia e rrallė e dashurisė, e cila filloi nė mesin e mbi 1.500 garuesve, po kurorėzohet, ndėrsa rrėfen se kjo lidhje ėshtė shtysa mė e madhe pėr sukseset e notares Medina.
Njė prej arsyeve, pse ne kemi dėshirė tė jemi pjesė e kėtyre garave, ėshtė edhe lidhja mes tyre, tha Arjeta Gashi, menaxhere e Medinės.
Ashtu siē kanė kaluar shumė sfida nė jetė, Medina dhe Nisi gjejnė forcėn pėr tu stėrvitur e pėr tė fituar, duke pritur takimin e ardhshėm pas 3 muajsh nė garat e notit nė Firence.
/ Top Channel