Ndriēim i pamjaftueshėm pėr fėmijėt, lagėshtirė dhe myk nė klasat ku bėhet mėsim

Kur specialistėt e shėndetit publik kryenin inspektime nė disa nga ambientet shkollore nė Lagjen 10 nė Tiranė, me qindra baktere "mėsonin" bashkė me nxėnėsit e shkollave. Nėse do tė flasim pėr kushtet sanitare nė ambientet ku mėsojnė fėmijėt shqiptarė, ato do tė kishin emėrtimin: "Kushte shumė tė kėqija".

Edhe pse nė banjat e shkollave shkohet vetėm nė rastet emergjente, pėr kėto nuk e kanė fajin as sanitaret e as kultura e nxėnėsve, po uji, i cili ndėrpritet dhe nuk rrjedh fare nė rubinetet e shkollave gjatė kohės kur zhvillohet mėsim. Pėr herė tė parė nė vendin tonė, nė fillim tė vitit 2007, nisi njė studim pėr mjedisin dhe ambientet ku jetojnė njė pjesė e popullatės nė Lagjen 10 nė kryeqytet. Aktualisht kjo lagje pėrfshin zonėn 3 dhe 4 tė njėsisė bashkiake tė Tiranės. Edhe pse ka kaluar njė vit, raporti ėshtė ende nė fazat e studimit, ndėrsa kanė dalė tė dhėnat paraprake.

Problemet

Grupi i punės, i cili ėshtė kujdesur pėr ecurinė e studimit, nė bazė tė rekomandimeve tė OBSH-sė ka dhėnė disa nga pėrfundimet e para lidhur me kushtet nė tė cilat mėsojnė nxėnėsit nė kryeqytet. Duke u nxitur nga parametrat qė garantojnė njė rritje tė shėndetshme tė brezit tė ardhshėm, specialistėt e ISHP-sė kanė konstatuar se nė shkollat ku janė kryer analizat, rezulton se ka njė listė problemesh. Mė e rėndėsishmja mes tyre janė kushtet higjieno-sanitare. "Furnizimi i ndėrprerė me ujė tė pijshėm nė 40 pėr qind tė objekteve; kushte shumė tė kėqija tė mjediseve sanitare (WC) nė 53 pėr qind tė objekteve", thuhet nė studim.

"Kanė dalė disa nga rezultatet e para tė raportit e janė ende nė fazė pėrpunimi njė pjesė e tė dhėnave, ndėrsa presim ende informacione tė tjera pėr tė plotėsuar raportin", sqaroi pėrgjegjėsi kryesor i kėtij studimi, Arben Luzati, specialist i ISHP-sė. Sipas tij, ky studim ėshtė i pari nė llojin e tij. Ka nisur nė vitin 2007 dhe pritet tė pėrfundojė nė 2008-ėn.

Duke vazhduar mė tej me referencat e raportit, disa probleme tė tjera me tė cilat ndeshen nxėnėsit dhe mėsuesit ēdo ditė janė zhurmat, lagėshtira dhe myku nė klasė, ndriēimi i pėrftuar, ngrohja, mungesa e sipėrfaqeve tė gjelbra. Por jo vetėm kaq, studimi thotė se rreth 60 pėr qind tė klasave paraqesin kontaminim mikrobik tė ajrit. Kjo do tė thotė se nxėnėsit qė mėsojnė nė kėto ambiente janė tė predispozuar pėr tė pasur probleme tė aparatit tė frymėmarrjes, apo probleme me alergjinė. Njė tjetėr problem me shkollat ėshtė edhe trafiku i rėnduar dhe shumė i rėnduar pranė kėtyre ndėrtesave.

Raporti

Studimi i ndėrmarrė pėr herė tė parė nga Instituti i Shėndetit Publik ėshtė "Menaxhimi i kushteve higjieno-sanitare tė mjediseve tė brendshme nė institucionet e arsimit shkollor nė rrethin e Tiranės". Studimi ėshtė realizuar nė Lagjen 10 tė kryeqytetit, ku u morėn nė analizė tė gjitha shkollat e kėsaj lagjeje. Ai ėshtė mbėshtetur nė 3 faza, nė pranverė, vjeshtė dhe dimėr. Numri i nxėnėsve tė pėrfshirė nė studim arrin 150. Qėllimi i kėtij studimi ėshtė vlerėsimi i situatės higjieno-sanitare tė mjediseve tė brendshme tė ndėrtesės, nėpėrmjet njė monitorimi korrekt tė indikatorėve themelorė pėr arritjen dhe formulimin e rekomandimeve qė synojnė sigurimin e njė mjedisi tė brendshėm tė pėrshtatshėm pėr mirėrritjen dhe mirinformimin e brezit qė i pėrket tė ardhmes.





Nga analizimi i tė dhėnave tė pėrftuara gjatė fazės sė parė, nė stinėn e pranverės situata paraqitet:


Mungesė tė sipėrfaqeve tė gjelbėruara nė oborrin e shkollės nė 68 pėr qind tė rasteve; mungesė tė sistemit ngrohės nė 23 pėr qind tė klasave


Mė shumė se 72 pėr qind e klasave, me nivel zhurme brenda nė sasinė mbi 45 Db, ndėrsa vlera e lejuar ėshtė (35 dB)


83 pėr qind e klasave, me nivel ndriēimi natyral mė pak se 1 mijė lux (norma e lejuar, mė e madhe se 1500 lux)


Densiteti i trafikut ėshtė shumė i rėnduar nė afėrsi tė shkollave nė mė shumė se 40 pėr qind tė rasteve tė numrit tė klasave dhe i rėnduar nė 23 pėr qind tė rasteve


Shpejtėsia e lėvizjes sė ajrit mbi 0.4 m/s nė 13 pėr qind tė klasave




Problemet mė tė rėnda


Furnizimi i ndėrprerė me ujė tė pijshėm, nė 40 pėr qind tė objekteve. Kushte shumė tė kėqija tė mjediseve sanitare (WC) nė 53 pėr qind tė objekteve


61 pėr qind e klasave paraqesin kontaminim mikrobik tė ajrit (mikroflora e pėrgjithshme)


Nė 69 pėr qind tė klasave ėshtė gjetur zhvillim i mykut


Lagėshtira relative, mbi 60 pėr qind tė vlerave tė rekomanduara nga OBSH nė 43 pėr qind tė klasave


73 pėr qind e klasave, me nivel ndriēimi natyral mė pak se 1 mijė lux


Fėmijėt, probleme me shikimin

pėr "faj" tė ndriēimit



Fėmijėt shqiptarė, qė kur janė "tė njomė", kanė probleme me shikimin. Kjo pėr faj tė ndriēimit tė dobėt nė shkolla. Njė studim i njė viti mė parė i specialistėve tė shėndetit publik ka vėrtetuar se rreth 20 pėr qind e fėmijėve kanė probleme me mprehtėsinė e shikimit pėr "faj" tė mungesės sė ndriēimit natyral apo artificial. "Njė ndėr problemet e rėndėsishme tė shėndetit publik pėrbėn edhe ērregullimet pamore kryesisht tė moshės shkollore", thonė specialistėt. Nga tė dhėnat, kėto probleme prekin nga 5 deri nė 10 pėr qind fėmijė tė kėsaj moshe. Nė studimin e matjes sė ndriēimit nė shkolla janė testuar 506 fėmijė nga grupmosha 6 deri nė 14 vjeē. Nė studim u pėrfshinė 13 shkolla nė 5 qytete tė vendit. Testimi ėshtė bėrė sipas skemave tė rekomanduara nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė. Pėr vlerėsimin e mprehtėsisė sė pamjes u pėrdor tabela me shkronjėn U, e vendosur nė 3 kilometra distancė. Pėrfundimet e studimit tregojnė se rreth 20 pėr qind e fėmijėve rezultuan tė ishin me mprehtėsi tė ulėt tė shikimit. Nga ana tjetėr, nga mosha 6 deri nė 14 vjeē, nga 5 deri nė 10 pėr qind e fėmijėve kanė probleme me shikimin, si pasojė e ndriēimit tė dobėt nė shkolla. Sipas mjekėve okulistė, fėmijėt duhet tė kenė dritė tė mjaftueshme pėr tė lexuar, sepse nė tė kundėrt ata rrezikojnė tė dėmtojnė shikimin.