Eliksiri i jetėgjatėsisė, sipas kėrkimeve tė gazetarit tė “New York Times”, Dan Buettner, gjendet tek ushqimi. Janė disa praktika tė ndjekura nga mė tė moshuarit e botės, qė Buettner i ka studiuar nė kuadėr tė njė projekti me “National Geographic”.


Ritualet e pėrshkruara aty i pėrkasin 100-vjeēarėve nė Okinava tė Japonisė, Loma Lindas nė Kaliforni, Ikarias nė Greqi, Nycoias nė Kostarika dhe l’Ogliastra-s nė Sardenjė.

Asnjėri prej tyre nuk shikon kaloritė, nuk merr vitamina e nuk kontrollon proteinat. Rregulli i parė i artė, - sipas gazetarit, - ėshtė se 95% e asaj ēfarė konsumohet duhet tė vijė nga bimėt, qofshin kėto jeshillėqe, drithėra integrale, perime apo fruta mundėsisht tė stinės.

Por nė piramidėn e rėndėsisė, vendin e parė e zėnė bimėt jeshile. Mishi nuk duhet ngrėnė mė shumė se dy herė nė javė, e brenda mundėsive tė konsumohet 85 gramė peshk nė ditė. Mė tė preferuarat nė kėtė rast do tė ishin sardelet dhe merluci, tė cilėt nuk janė tė ekspozuar ndaj niveleve tė larta tė mėrkurit apo substancave tė tjera kimike.

Duhet reduktuar nė dietėn e pėrditshme sasia e qumėshtit dhe djathit; lejojini vetes deri nė 3 vezė nė javė. Perimet e zjera duhet tė jenė nė tryezė ēdo ditė, sikur dhe njė racion i vogėl, por qė vlerat ushqyese i ka tė mėdha. Kaloni te mielli integral nė gatimet e shtėpisė, ulni konsumin e sheqerit, nėse doni tė jetoni mė gjatė, njė dorė arra nė ditė po ashtu nuk bėn dėm dhe nėpėr supermarkete, shmangini me sa tė mundeni produktet me listė tė gjatė pėrbėrėsish.

/ Top Channel