Google e ka lėshuar pėrditėsimin e 50-tė tė Chrome, dhe pėr ta festuar kėtė arritje, kompania ka publikuar edhe njė infografikė e cila jep disa statistika shumė interesante pėr shfletuesin e famshėm.
Gjiganti i kėrkimit ka njoftuar se ka arritur tė ketė mė shumė se 1 miliardė pėrdorues mujor aktivė nė Chrome, shfletuesin qė tashmė ėshtė nė treg pėr rreth 8 vjet.
Nė nėntor tė vitit tė kaluar, Chrome kishte thėnė se ka arritur tek 800 milionė pėrdorues, ndėrsa tani ėshtė tek mė shumė se 1 miliardė njerėz nė pėrdorim.
Google thotė se Chrome ngarkon 771 miliardė faqe ēdo muaj. Nė sajė tė kėrkimit autocomplete, shfletuesi edhe na shpėton nga tė shkruarit e 500 miliardė karaktereve nė muaj.
Kjo ėshtė mė shumė se 186,528 vjet tė shtypjes sė shkronjave, bazuar nė shpejtėsinė mesatare prej 30 fjalėve nė minute. Funksioni i ruajtjes sė tė dhėnave nė Chrome gjithashtu ruan mė shumė se 2 milionė gigabajt.