Mbrėmja e datės 29 Prill kishte rezervuar surpriza tė shumta pėr pjesėmarrėsit dhe finalistėt e edicionit tė katėrt tė Albanian ICT Awards.

Organizuar pranė Hotel Sheraton Tirana, Mbrėmja Gala solli momentin e shumėpritur pėr tė gjithė, shpalljen e fituesve tė garės mbarėkombėtare nė sektorin e teknologjisė sė informacionit.

Ishte Kushtrim Shala, bashkėthemelues i garės i cili hoqi siparin e Mbrėmjes Gala me fjalėn e tij ku ndėr tė tjera tha: “Jam i bindur se nė kėtė mbrėmje do tė ballafaqohemi me njė inovacion plot vlera nga gjithė trevat shqiptare.”

Nė kėtė aktivitet nderuan me pjesėmarrjen e tyre zv. Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, Niko Peleshi, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Arbjan Mazniku dhe Kryetarja e Bashkisė Shkodėr, Voltana Ademi.

“Pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė pushtetit qendror dhe lokal nga Shqipėria dhe Kosova ėshtė njė tregues i qartė pėr rėndėsinė e Albanian ICT Awards pėr mbarė komunitetit ICT nė trevat shqiptare”, u shpreh kryetarja e Jurisė, Anni Dasho, lidhur me rėndėsinė e kėtij evenimenti.

Nė njė fjalė tė rastit, zv.kryeministri Niko Peleshi ushqeu inkurajim tek pjesėmarrėsit me fjalėt: “Nė kėtė sallė mund tė fshihet sekreti i Shqipėrisė qė duam tė gjithė, i Shqipėrisė tė gjeneratės tjetėr”.

Plot shtatė kategori, TIK Inovacioni i Vitit, TIK Mobiliteti i Vitit, TIK Diploma e Vitit, TIK Ylli nė ngritje i Vitit, TIK Shėrbimi Publik mė i mirė i Vitit, Akademiku i Vitit nė TIK dhe Femra e Vitit nė TIK – me 21 kandidatė tė nominuar mes emocionit dhe shpresės treguan fuqinė e teknologjisė pėr tė pėrmirėsuar zhvillimin social e reflektuar nė tė gjitha projektet finaliste.

Njė sistem e-learning zhvilluar nga Edmond Jajaga nga Dibra e Maqedonisė, pajisje e internetit tė gjėrave Animus Home nga Fidan Bytyqi dhe njė printer 3D ndėrtuar nga Rron Cena ishin projektet finaliste nė kategorinė TIK Inovacioni i Vitit ku ky i fundit u shpall fitues.

TIK Mobiliteti i Vitit dedikuar i gjithi shėrbimeve bazuar nė teknologjitė mobile shkoi pėr Baboon zhvilluar nga Genti Selenica. Tė nominuarit nė kėtė kategori ishin Alen Saqe me projektin Dantem dhe Xhulio Mitre me projektin my Ikub.

Duke synuar shpėrblimin e studentėve tė cilėt kanė studiuar nė fushat e informatikės dhe shkencave kompjuterike, ēmimi TIK Diploma e Vitit me tė nominuar Arlinda Sheholli me projektin e-Health, Evio Abazi me projektin asistimit tė drejtuesve tė automjeteve dhe Ilir Murturi me projektin e pėrmirėsimit tė procesit tė zgjedhjeve shkoi pėr Evio Abazin.

Gara ka rezervuar edhe njė vend pėr tė rinj kreativė me ēmimin TIK Ylli nė Ngritje dedikuar moshave nėn 18 vjeē. Ēmimi shkoi pėr Bleart Kepuska. Dy finalistėt e tjerė ishin Enxhi Hoxha dhe Flatra Thaqi.

Njė ēmim sugjeruar nga Kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama, Femra e Vitit nė TIK dėshmoi njė sukses tė vėrtetė nė adresimin e hendekut gjinor nė sektorin e teknologjisė sė informacionit ku 30 % e kandidatėve ishin femra kėtė edicion. Ēmimi u rrėmbye nga Erisa Terolli ndėrsa dy finalistet e tjera ishin Klea Mertenika dhe Arta Shehu Zaimi.

Nė kategorinė TIK Shėrbimi Publik i Vitit ishin plot 5 finalistė nga Shqipėria dhe Kosova.

AKSHI, Autoriteti Shtetėror pėr Informacionin Gjeohapėsinor, dhe Bashkia Shkodėr konkurruan nga Shqipėria ndėrsa Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale dhe Komuna e Prishtinės konkurruan nga Kosova me ēmimet qė shkuan pėr AKSHI me projektin e-Albania dhe Komunėn e Prishtinės e-Kiosku.

Nė pėrpjekje pėr tė shpėrblyer akademikėt pėr kontributin e tyre tė vyer nė sektorin e teknologjisė sė informacionit, ēmimi TIK Akademiku i Vitit shkoi pėr Prof. Blerim Rexhėn. Supriza e lajmėruar mė parė ishte njė ēmim i ri kėtė garė, TIK Hulumtuesi i Vitit, i cili shkoi pėr Dr. Shkelzen Cakaj.

Edhe pse secili prej projekteve diferencohet nga njėri tjetri nė njė mėnyrė apo tjetėr, ato kanė njė tė pėrbashkėt: impaktin e lartė shoqėror duke shfrytėzuar mėnyra kreative tė pėrdorimit tė teknologjisė.

Vlerėsimet u bėnė nga njė juri e pėrbėrė prej ekspertėsh tė teknologjisė sė informacionit nga mbarė trevat shqiptare drejtuar nga Anni Dasho Sharko dhe emra tė shquar tė industrisė nė fjalė si Ilir Ēapuni, Altin Petre, Visar Jasiqi, Erton Graceni, Gjergji Spaho, Elvis Bregu, Sokol Vladi, Endri Mataj, dhe Redi Neziri.

Shtėpia Botuese ICTSmedia shpreh falėnderimin e madh ndaj tė gjithė mbėshtetėsve, partnerėve, sponsorėve tradicional Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raifeissen, Albsoft, Universiteti New York i Tiranės, Digitalb, Top Channel, Ami Event, Microsoft, GIZ, Abissnet, jurisė me gjykimin e saj profesional, kontributorėve dhe tė gjithė aplikantėve qė kontribuan nė realizimin e njė tjetėr edicioni edhe mė tė suksesshėm tė Albanian ICT Awards. (ICTSmedia)

Lista e Fituesve:

Albanian ICT Awards – ICT Innovation of the Year – Rron Cena – Projekti Formom (Printeri 3D)

Albanian ICT Awards – ICT Academic of the Year – Blerim Rexha

Albanian ICT Awards – ICT Researcher of the Year – Shkelzen Cakaj

Albanian ICT Awards – ICT Mobility of the Year – Genti Selenica

Albanian ICT Awards – ICT Diploma Thesis of the Year – Evio Abazi

Albanian ICT Awards – ICT Rising Star of the Year – Bleart Kepuska

Albanian ICT Awards – ICT Public Service of the Year in Kosova – Muhedin Nushi

Albanian ICT Awards – ICT Public Servic of the Year in Albania – Mirlinda Karēanaj – Projekti e-albania

Albanian ICT Awards – Female in ICT of the Year – Erisa Terolli

Mirėnjohje u ndanė pėr: Leutrim Berisha, Orven Bregu, Florian Kuhushevci