Thashethemet e fundit qė po qarkullojnė nėpėr blogjet teknologjke kėtė javė kanė spekuluar se Apple ėshtė duke punuar nė zhvillimin e njė aplikacioni social tė bazuar nė kamerė, pėr tė konkurruar me Snapchat dhe Instagram.
Mė 25 gusht, Bloomberg ka raportuar qė presioni i rėnies tė tė hyrave tė iPhone e ka shtyer kompaninė tė hyjė nė hapėsirėn e mediave vizuele sociale.
Pasi qė ėshtė shumė e mundur qė gjenerata e ardhshme e telefonave smart do ti jap prioritet gjuhės vizuale ndaj asaj tė tekstit, kjo lėvizje nga Apple mund tė jetė njė lėvizje e qėlluar duke ditur edhe se Facebook dhe Google kanė vazhduar tė rriten nė ndikimin e tyre.
Sipas Bloomberg, Apple do tė mbėshtetet nė stafin e Final Cut Pro dhe iMovie pėr tė ndėrtuar aplikacionin e videos i cili do ti lejojė pėrdoruesit tė krijojnė pėrmbajtje mė interesante.