Receta Gatimi

memedheu


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    memedheu

    Memedhe quhet toka ku te iken per lesh koka
    ku kam dashur meme e ate, ku te grijne fajdet parate
    ku kam fis e ku kam fare , ku s'ka drita por pishtare
    ku te mbyt pluhri tallashi , ku kercet e pret kallashi
    ku ka diamant e ar por s'gjen uje as per tu lare
    ku ka plehra togje-togje dhe qindra parti per llogje.
    Memedhe eshte nje cope toke qe te ben me dhimbje koke
    ku po shemben kombinate dhe hajdutet ngrene pallate
    ku ligjin ben kontabanda dhe nje pjese punojne ne banda
    ku po shiten me dollare varret e gjysherve te pare
    ku ka rruge e trotuare jo per njerez por gomare
    ku pipine ben ne breke se ste le jevgu pa leke.
    Memedhe quhet toka ku kurrkush shqip s'kuptoka
    ku bejne cmos shesin dhe dhembet vec te ikin nga syte kembet
    ku nje Miss prish virgjerine vec te ndroje nenshtetsine.
    Memedhe quhet ky vend qe ka deputet me mend,
    qe perleshen dhe bertasin dhe se dine as vete se c`flasin.
    Ku ka ligje edhe rend vec per forme jo me gjithe mend
    ku pronen qe me la im ate ma kish zene nje zdap i gjate
    dhe tash punoj argat ne pronat e nje greku plak.
    Ku per kunj tjetri te zhvesh dhe polici rri e qesh
    ku te tredhin duke qare si vellezer opozitare dhe ku tua dish per nder se ka dhe tritol ne dere
    ku rroj me gaz e me shpres te gdhihem gjalle ne mengjes
    ku ka buke veresi dhe mijera lypsare si hije
    ku nje vrases a gomar ka me vlere se nje shkrimtar
    ku ngroh veze revulucioni me dipllome prostutucioni
    ku ne muaj merr 100 mije leke dhe s`blen dote nje pale breke
    Memedhe eshte shqiperia ku se pyet nenen e bija
    ku c`kish bere demokracia e fshiu meritrokracia
    ku gjithcka lind nga azgjeja ku te merr shpirtin TVSH- ja
    ku te grijne te bejne sallat jo me larg por ne gjykat.
    Ku zihen burrat si gjelat kush e kush te rrembej' thelat
    ku dhurojne edhe grate per nje vend n'administrate.
    Militant, ish-sekretar per kolltuk ne vije te pare.
    Memedhe eshte dhe milioni,benci,vila telefoni,
    femrat whisky rehatia,
    vetem per ata qe i ka xhan partia !"

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: memedheu

    Ku je mer Naimi vogel!

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: memedheu


  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: memedheu


+ Pėrgjigju tek Diskutimi