Dikur radioja zinte vendin e pianos. Tani instrumenti po merr atė qė i takon nėpėrmjet internetit. Sipas asaj qė shkruhet nė revistėn Billboard, kompania Yamaha ka hedhur nė treg Disklavier - njė piano digjitale, qė lidhet me internetin.

Shėrbimi Disklavier Radio, i krijuar apostafat pėr instrumentin, jep mundėsinė qė nėpėrmjet stacioneve tė radios dhe njė abonimi mujor prej 20 dollarėsh tek “DisklavierMusicStore”, qė muzika e cila shkarkohet, tė ruhet automatikisht nė diskun e memories sė pianos, i cili ėshtė 80 GB.

Pėrdoruesit nė kėtė mėnyrė mund tė pėrdorin shumė thjesht pjesėt muzikore tė shkarkuara dhe nė kėtė mėnyrė t’i mėsojnė nė piano. Muzika e regjistruar do tė jetė sinkron me instrumentin, por edhe nė qoftė se nuk luhet nė piano, ajo do tė duket sikur ka njė pianist.

Instrumenti ka njė kėrkesė specifike, atė tė njė lidhjeje nė internet shumė tė shpejtė. Njė funksion tjetėr i pianos, ėshtė se mund tė fiksojė regjistrimin nėpėrmjet njė telekomande.

Pėr sa i pėrket ēmimit, kurioziteti shuhet me 35.000 dollarė dhe mund tė gjendet nė tė gjithė dyqanet e “Yamaha”-s, ose tė porositet edhe nė internet.