FIFA e UEFA: Stop kontrollit ndaj FSHF-sė
Penalizim pėr Shqipėrinė, nėse deri mė 21 shkurt nuk sheshohen problemet
FIFA dhe UEFA urdhėrojnė Ministrinė e Sporteve qė tė ndalė nė mėnyrė tė menjėhershme kontrollin e brendshėm pėr Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Me njė faks tė dėrguar nė MTKRS, dy institucionet kryesore tė futbollit ndėrkombėtar kanė bėrė tė qartė qėndrimin e tyre dhe kanė parashtruar tri pika, tė cilat duhet tė zbatohen. Sipas pėrmbajtjes, nėse kjo nuk ndodh, "Shqipėria do tė penalizohet".
Nė "raundin" e tretė nė histori tė konfliktit qeveri-FSHF, FIFA dhe UEFA kanė vendosur tė pėrdorin autoritetin e tyre. Tentativat pėr marrėveshje u kanė lėnė vendin kėrkesave tė bėra nė formė urdhri. Gjithēka, ka ndodhur dje, pas njė faksi tė dėrguar nė zyrėn e drejtuesit tė MTKRS-sė, Ylli Pango. I firmosur nga sekretari i FIFA-s, Xherom Valke i FIFA-s dhe nga homologu i tij tek UEFA, Dejvid Tejlor, pėrmbajtja me tri pika nuk linte vend pėr dyshime dhe as pėr interpretime. FIFA dhe UEFA kanė kėrkuar ndalimin e menjėhershėm tė kontrollit tė brendshėm tė FSHF-sė, pėr fondet qė ajo merr nga "qeveria" botėrore dhe ajo evropiane e futbollit. "Tė ndalohet auditivi i brendshėm nė FSHF pėr fondet e UEFA-s dhe FIFA-s", lexohej nė dokumentin zyrtar. Mė tej, faksi vazhdonte duke kėrkuar fakte pėr akuzat pėr shitje ndeshjesh, qė qeveria ka bėrė kundėr kreut tė FSHF-sė, Armand Duka. Pas dy ndeshjeve tė fundit eliminatore nė Euro 2008 (humbja 4-2 nė Tiranė me Bjellorusinė dhe 6-1 nė Bukuresht me Rumaninė), Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Sporteve, Ylli Pango, kanė thėnė se rezultatet ishin tė diktuara nga "grupe mafioze" (duke iu drejtuar Dukės). Nė atė periudhė, zyrtari mė i lartė i MTKRS-sė kishte pohuar se kishte fakte pėr ekzistencėn e kėtyre pazareve me fanellėn e kombėtares. Rreth kėsaj ēėshtje faksi kėrkonte shprehimisht: "Tė pėrpilohen me fakte akuzat ndaj kreut tė FSHF-sė pėr trukim tė ndeshjeve eliminatore nė Euro 2008". Pika e tretė e faksit lidhej me statusin e FSHF-sė dhe pengesat qė vazhdojnė tė nxirren nga ministria. "Tė firmoset statusi i FSHF-sė, tė cilin MTKRS ka premtuar qė do ta zbarojė nė qershor 2007, ishte kėrkesa e tretė e faksit. Statusi duhet tė firmoset nė mėnyrė qė tė mos pengohet puna e Federatės sė Futbollit". Pas tri urdhėr-kėrkesave ka ardhur edhe ultimatumi. Me sa duket FIFA dhe UEFA nuk pranojnė mė justifikime dhe kanė lėnė si afat pėrfundimtar datėn 21 shkurt: "Nėse FIFA dhe UEFA nuk marrin konfirmimin e kėrkuar me shkrim, brenda afateve tė caktuara, dhe duke e konsideruar vazhdimėsinė e masave tė marra kundėr FSHF-sė, ashtu si edhe klimėn e vazhdueshme tė ndėrhyrjeve nė futboll nė vendin tuaj, administrata e FIFA-s dhe UEFA-s, nuk kanė rrugė tjetėr pėrveēse tė drejtojnė njė raport nė mbledhjet e ardhshme tė Komitetit Ekzekutiv tė FIFA-s dhe UEFA-s, pėr tė ndėrmarrė hapat e nevojshme, tė cilėt mund tė ēojnė drejt pezullimit tė FSHF-sė".