Receta Gatimi

Gjendet i varur 11-vjecari


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Gjendet i varur 11-vjecari

    E Enjte, 31 Janar 2008

    Ne moshen vetem 11 vjec, kur ende nuk ishte ne gjendje te ndante te miren nga e keqja, nje djale, ne Sukth te Durresit, dyshohet se ka zgjedhur veteflijimin, duke i dhene fund jetes me varje. Zyber Prifti, u gjet i vdekur ne nje kasolle, e cila ndodhej jo afer shtepise se tij ku jetonte deri dje, bashke me tre vellezer e tre motra dhe prinderit e tyre. Familjaret, e pyetur nga policia mbi ngjarjen fatale, hodhen dyshimin se kemi te bejme me nje veteflijim, i ardhur pas thenieve evazive te vete viktimes pak ore para zbulimit te tragjedise. Gjithsesi, policia tha se eshte duke hetuar me intensitet vdekjen, per te zbardhur deri ne fund rrethanat e motivet e saj. Kjo pasi ne vendngjarje u pane prova te prishura dhe nje perplasje lindi mes grupit hetimor dhe familjes.

    Ngjarja e rende eshte zbuluar dje, ne mesdite, por, sipas policise, kjo e fundit eshte lajmeruar vetem ne oren 17:45. Sipas hetimeve qe kreu policia ne vendin e ngjarjes, mbeshtetur ne deshmite e prinderve dhe familjareve te tjere te viktimes, tragjedia eshte zbuluar ne mesdite. Nena e Zyberit, ka deshmuar se ne 12:00 ka dale nga shtepia te kerkoje te birin, pasi pasdite duhet te ikte ne shkolle. Ndersa dilte nga banesa, qe ndodhet e izoluar, ne mes te nje fushe ne fund te lagjes "Stalle" te Sukthit, 12 kilometra larg qytetit te Durresit, e ema nuk arrin ta gjeje djalin. Ajo tregoi se i biri 11-vjecar, u arrit te gjendej pak minuta me vone ne nje kasolle, e cila ndodhet 500 metra larg shtepise se tyre. "Femija u gjet i varur me rripin e pantallonave dhe perpjekjet per ta shpetuar ishin te pavlera", thane hetuesit per "Koha Jone", duke iu referuar deshmive familjare.

    Zyrtare vendore te policise se Durres, treguan mbreme nga vendngjarja, se per ta ka ngjallur habi fakti se jane lajmeruar vetem pas ores 17:45, kur ngjarja u zbulua ne 12:00. Me te shkuar atje, ekspertet thane se gjeten te prishur vendin e ngjarjes. Nderkohe lindi dhe nje konflikt. Prokuroria e Durresit urdheroi qe trupi te sillej ne morg per ekspertize. Ndersa prinderit refuzuan, duke deklaruar se cdo veprim ligjor mund te kryhej vetem prane baneses. Nje grup hetimor dhe prokurorja qe mori ne ngarkim ceshtjen, Elena Bakellbashi, qendruan dje vone ne mbremje ne vendin e ngjarjes, ne perpjekje per te zbardhur rrethanat dhe motivet e tragjedise.

    "Do me kerkoni, por s'do me gjeni"

    E pyetur mbi sjelljen e te birit, nena e shtate femijeve i deklaroi hetuesve se Zyberi paralajmeroi dicka, kur i tha se "do te me kerkoni, por nuk do te me gjeni". Nena e femijes shpjegoi se kete fraze i vogli e tha kur ajo po i kembengulte te shkonte ne shkolle, cka, sipas saj, Zyberi nuk e kishte shume me qejf.

    I vogli jetonte bashke me tre vellezer dhe motra te tij, si dhe me prinderit, prane grykederdhjes se Erzenit, ne lagjen "Stalle" te Sukthit, 12 kilometra larg Durresit. Dyshohet se nje gjendje depresive ndoshta nga ecuria mesimore, mund te kete shtyre djalin ne vetevrasje, gjithnje nese hetuesit nuk provojne te kunderten.

    Varrimi i te voglit, ne Diber

    Familja Prifti kishte ardhur pak vite me pare nga fshati Bordung i rrethit te Dibres, me sa duket ne perpjekje per nje jete me te mire. Me vdekjen e djalit te tyre ne moshen vetem 11-vjecare, prinderit kane vendosur qe te kthehen sot ne mengjes ne Diber. Per te varrosur ne fshatin e lindjes, te voglin e tyre.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gjendet i varur 11-vjecari

    gjynaf

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. A je nje person i varur nga puna?
    Nga olsii nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-05-2012, 01:06 PM
  2. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-04-2012, 10:00 AM
  3. A gjendet passwordi i nje routeri wireless?
    Nga satyricon606 nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-02-2011, 12:30 PM
  4. Gjendet Anija e luftes te '700
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2008, 12:31 AM
  5. Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-11-2007, 06:39 PM