Receta Gatimi

Tirana historike, drejt zhdukjes .....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Tirana historike, drejt zhdukjes .....

    • Oliverta Lila

    Nga themelet e Kalasė sė Tiranės zbulohen ēdo ditė dėshmi tė historisė sė hershme tė saj. Specialistėt nguten tė bėjnė analizėn e tyre qė e ēon edhe mė herėt datimin e qytetit dhe bėjnė thirrje pėr gėrmime tė mėtejshme. Disa mure me gur tė mėdhenj nė vend tė njė rruge me asfalt. Pėr shumicėn e njerėzve qė kalojnė aty rastėsisht, sigurisht qė duket njė kėmbim pa fitim. Hedhin njė sy pėr kuriozitet(ndoshta gjenden aty pėr tė lėnė plehrat edhe pse koshat janė hequr) e largohen. Sa kuptim kanė kėto rrėnoja pėr ta? Ėshtė njė ekuacion ndėrgjegjeje qė duhet zgjidhur pėr tė kuptuar sa tė gjatė do ta kenė jetėn edhe ato pak dėshmi tė mbetura nga Tirana e hershme. Nėse nėntoka e rrugės “Murat Toptani” nxjerr vlera tė reja, shumė tė tjera sot nuk kanė as gjurmėt. Disa fotografi tė vjetra, tė mbledhura ndėr vite nga historianė mund tė ndihmojnė sa pėr tė krijuar imazhin. Kėshtu sot nuk ka mė gjurmė nga Pazari i vjetėr apo xhamia e Sulejman Pashės. Sipas tė dhėnave tė historianit Kristo Frashėri nė “Historia e Tiranės” ajo ka ekzistuar deri nė nėntor tė vitit 1944, kur u shemb gjatė luftimeve qė kryen repartet e ushtrisė nacional-ēlirimtare shqiptare kundėr gjermanėve hitlerianė pėr ēlirimin e kryeqytetit, furra dhe hamami deri nė vitin 1938; hani pranė tyre deri nė vitin 1958, etj. Ndėrsa gjurmėt e reja qė zbulohen te kalaja, e cila ėshtė pjesė e qendrės historike tė Tiranės, kanė vėnė nė lėvizje specialistėt pėr njė ndėrgjegjėsim tė ruajtjes sė tyre. Brenda mureve tė saj, ndodhet njėra pėr shtėpive tė Toptanasve, monument kulture i kategorisė sė parė (sot Laborator i Arkimetrisė dhe Konservimit). Duke pasur parasysh kėtė qendėr historike, specialistėt tregojnė se para viteve ’90-tė ishte hartuar njė projekt qė nė hapėsirėn e kėsaj shtėpie tė ngrihej muzeu etnografik, duke tėrhequr edhe mė shumė vizitorė. Hapat e para qė nisėn me lėvizjen sė banorėve nuk u konkretizuan mė tej. Kjo shtėpi ėshtė sot drejt shkatėrrimit, ku dallohen lehtėsisht muret e ēara dhe zhdukja e pikturave murale. Kalaja e Tiranės bashkė me xhaminė e Et’hem Beut, varrin e Sulejman Pashės, kullėn e Sahatit, janė gjurmėt e mbetura tė qendrės historike. “Tirana si qendėr e banuar ekziston qė nė antikitetin e vonė, shek II-III. Shembuj kemi nė pjesė tė ndryshme. E tillė ėshtė njė urė romake te Rruga e Elbasanit, mozaiku i njė kishe paleokristiane te Instituti i Fiskulturės i zbuluar nė vitin 1978, njė kala qė ende nuk ėshtė zbuluar te shkolla e Fiskulturės, etj”, shprehet specialisti Sulejman Dashi. Ai ka ndjekur nga afėr zhvillimet te kalaja dhe bėn thirrje pėr ruajtjen e kėtyre vlerave tė mbetura. Rasti i bashkėpunimit mes specialistėve tė Institutit tė Monumenteve dhe Bashkisė sė Tiranės pėr tė mos dėmtuar fragmentet e reja tė dala nė dritė, pėrbėn njė thirrje tė ndėrgjegjes pėr tė mos “varrosur” tė shkuarėn. Ndėrkohė qė tisi i harresės mbulon edhe gjurmė tė tjera tė Tiranės sė hershme.
    Mozaiku i Tiranės
    Pakkush mund ta dijė qė brenda rrethimit tė njė ndėrtese tė vogėl, ndodhet njė nga gjurmėt mė tė rėndėsishme tė Tiranės sė hershme. Mozaiku i periudhės romake, i zbuluar nė vitin 1978 pas disa gjurmėve tė dala vite mė parė nė atė zonė. Ndodhet nė lagjen nr. 9 tė Tiranės, mes Institutit tė Historisė dhe Institutit tė Fiskulturės. Zbulimi i tij, pėr specialistėt do tė thoshte njė datim mė i hershėm i Tiranės. Por pėrfshirja e tij nė njė pikė tė vizitueshme pėr turistėt e huaj, apo edhe pėr qytetarėt, pothuajse nuk ka funksionuar. Dy zbulime tė reja, dy stera uji nė vitin 2003 gjatė punimeve tė njė kanali uji e solli sėrisht nė vėmendje. Po ashtu gjetja e njė pitosi tė madh apo tė tre stela varresh tė periudhės romake. Sot kėto janė tė ekspozuara nė ambientin rreth mozaikut. Ndėrsa janė tė freskėta gjurmėt e punės qė kanė nisur pėr tė bashkuar dy sterat e zbuluara vonė, tė mbuluara nga bari dhe tė veēuara me njė mur tė improvizuar nga bimėt. Sipas specialistėve, nė kėtė vend kemi tė bėjmė me njė qendėr fshatare tė shekujve tė parė pas Krishtit qė nė fillim tė shek. III u zėvendėsua me njė vilė fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me njė absidė ishte ambjenti kryesor i saj. Mendohet qė nė shekuljt V-VI vendin e vilės e zuri njė bazilikė paleokristiane. Megjithatė duket se ky mozaik pak ėshtė nė vėmendjen e vizitorėve. “Mozaiku i periudhės romake ėshtė njė vepėr tepėr e rėndėsishme, e cila fatkeqėsisht duhet tė kishte njė frekuentim tė madh nga dashamirėsit e veprave tė arkitekturės dhe turistėt nė pėrgjithėsi. Megjithėse ruhet nė gjendje tė mirė dhe janė bėrė pėrpjekje serioze pėr ta mirėmbajtur, besoj se do tė ketė njė tė ardhme tė mirė pėr t’u vizituar”,-shprehet Emin Riza. Ndėrsa drejtori Vislon Masmalaj, i cili prej disa muaj ėshtė emėruar nė Drejtorinė Rajonale e Monumenteve tė Kulturės nė Tiranė (funksionojnė disa zyra tė vogla brenda kėtij ambienti), thekson se “mozaiku i Tiranės i cili ndodhet brenda unazės ka njė vėmendje tė veēantė kėtė vit duke ndėrhyrė me njė projekt restaurimi dhe bėrja sa mė atraktiv pėr vizituesit”. Nė politikat e tėrheqjes sė turistėve, ai rreshton edhe mundėsitė e turizmit rural, tė pėrbėrė nga qendra tė vogla arkeologjike dhe turistike. Nė prioritetet e DRMK-sė renditen Parku i Dajtit duke pėrfshirė dhe turizmin arkeologjik me kthimin e kalasė sė Dajtit nė njė qendėr tė vizitueshme. Nė kėto ndėrhyrje do tė pėrfshihet edhe kalaja e Petrelės, nė projekt-idetė ėshtė Shkalla e Tujanit, njė biomonument i pasur me monumente arkeologjike tė periudhave tė ndryshme si: Kalaja e Tujanit, Kisha e Shėn Mėrisė sė Brrarit dhe Ura e Brrarit, tė cilat sipas specialistėve tė DRMK-sė kėrkojnė njė vėmendje mė tė madhe dhe nga ana e pushtetit lokal. Investime janė parashikuar edhe nė Rodon(20 milionė lekė tė vjetra) dhe 20 milionė tėė tjera pėr zona arkeologjike. Po ashtu edhe nė zonėn qė shtrihet nė juridiksionin e saj, si Kruja(10 milionė lekė tė vjetra), Lezha(10 milionė), Elbasan, Bylis, Apoloni, Ardenicė, etj. Njė program i mbushur me ambicjen e njė drejtori tė ri. Por praktika deri mė sot na dikton qė tė presim rezultatet.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tirana historike, drejt zhdukjes .....

    Rrenoja qe doemos te cojne te gjurmet e Tiranes se vjeter! Por, ne c'shekull na cojne rrenojat e kalase qe dolen ne pah vetem nje muaj e gjysme me pare, ne vijim te kalase se Toptanasve?! Kane qene gati te gjithe njezeri deri me tani, duke pohuar se rrenojat e kalase datojne ne shekullin II. Mirepo, ish-drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures, Gjerak Karaiskaj, mendon ndryshe. Ai pohon se "kalaja daton ne shekullin XVIII, dhe per kete nuk kam pike dyshimi. Kjo verehet jo vetem nga menyra e ndertimit, kushtet historike te qytetit, por edhe nga germimi qe eshte bere". Kjo eshte edhe teza me e re e hedhur per datimin e rrenojave te kalase se Tiranes. Ndersa vetem nje dite pas daljes ne pah te rrenojave te kalase, arkitekti restaurator, Sulejman Dashi, u shpreh: "Teknika e ndertimit eshte me gure te medhenj, si kalaja e dikurshme. Gjurmet arkeologjike na treguan qe mund te jete nje kala romake e shekullit II ose III te eres sone". Dy teza qe e kundershtojne njera-tjetren, njera qe na con ne shekullin II dhe tjetra ne shekullin XVIII. Punimet e rruges dhe germimet per kalane jane nderprere aktualisht, pasi jane specialistet e bashkise me urbanistet gjermane qe po punojne per te zgjidhur ceshtjen e devijimit te rruges. Me pas do te jene arkeologet dhe studimet e tyre qe do te mirepercaktojne kohen kur datojne rrenojat e kalase se Tiranes.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kjo krijesė e mrekullueshme ėshtė drejt zhdukjes
    Nga Erinaa nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-09-2012, 07:33 PM
  2. Misteri i zhdukjes se Amelia Earhart
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2012, 03:08 PM
  3. Ngjarje historike pėr Shqipėrinė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2009, 09:24 PM
  4. Kromozoni Y drejt zhdukjes, meshkujt ne rrezik...
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-07-2009, 07:15 PM
  5. Tirana 2 Milan 0
    Nga kuklla nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-10-2008, 03:58 PM