TIRANE - Vajza nga Laknasi, e cila disa dite me pare akuzoi te atin per perdhunim, ka pasur nje jete te hershme seksuale. Perfundimi doli nga Mjekesia Ligjore, e cila eshte autorizuar per kryerjen e dy ekspertimeve, per vertetimin e akuzave te renda qe e bija hodhi ndaj babait te saj, 58-vjecarit Ramadan Isufaj. Burime teper te rezervuara prane Institutit te Mjekesise Ligjore pohojne per gazeten Korrieri, se te dyshuares se demtuar i jane bere ekspertimet dhe rezultati ka qene qe ajo prej vitesh ka qene e zhvirgjeruar. Ne kemi bere ekspertimet rutine, qe ne te tilla raste jane te nevojshme. Nga keto ekspertime kemi arritur ne konkluzionin, qe vajza ka nje aktivitet te hershem seksual, - shprehen burimet. Te pyetur nese vajza eshte perdhunuar nga i ati ose jo, nga burimet mesohet se qellimi i ekspertimit te kryer nuk mund te jape te dhena te sakta dhe se aq me pak mund te cilesojne nese ka qene i ati personi i cili mund te kete kryer marredhenie seksuale me vajzen, e cila tani eshte rreth 23 vjece. Nese vajza do te kishte qene e virgjer dhe dhuna do te ishte e koheve te fundit, do te kishim te tjera rezultate. Por procesi i nisjes se nje jete seksuale ne moshe te re heq teresisht mundesite qe ne te arrijme ne nje perfundim me te qarte, - theksohet nga burimet prane Institutit te Mjekesise Ligjore. Gjithashtu, pervec ketij lloj ekspertimi, vajzes se Isufajt i eshte bere edhe nje ekspertize ankthi, per shkak se vetem tri jave perpara se te bente deponimin e kallezimit penal ndaj te atit, ajo ka pire fotoksine, ne nje tentative per tu vetevrare. Burimet bejne te ditur se pergjigjet e analizes se ankthit nuk kane dale ende, por ajo do te mund te zbardhte shkaqet e problemeve te paqendrueshmerise mendore, e cila mund te coje deri ne veteflijim. Ramadan Isufaj u denoncua kater dite me pare nga gruaja dhe vajza e tij per perdhunim prej 11 vjetesh dhe dhune fizike ndaj se bijes. Gjate marrjes ne pyetje, i akuzuari nuk pranoi asnje nga akuzat dhe i quajti ato absurde, duke deklaruar se kjo eshte vetem nje menyre e femrave te shtepise se tij per te dale nga situata e turpshme e tradhtise te se shoqes, 43-vjecares Shpresa Isufaj. Dy dite me pas, Gjykata e Shkalles se Pare te Tiranes dha masen arrest me burg per 58-vjecarin, vetem per akuzen e dhunes ndaj gruas se tij. Edhe gjate dhenies se mases se sigurise, i akuzuari per incest me te bijen hodhi poshte te gjitha akuzat dhe perseriti edhe njehere perpara gjyqtares se gatshme te gjithe deklarimet e tij ne komisariat. Jam i pafajshem dhe keto akuza jane nje turp i vertete. Nuk kam abuzuar kurre me vajzen time.