E Merkure, 06 Shkurt 2008

Overdoza e heroines vret nje 30-vjecar ne Tirane, qe prej nje jave ishte larguar pa adrese nga shtepia. Trupi i pajete i Robert Hasanit eshte identifikuar disa ore pasi u dergua ne morg, mengjesin e djeshem, ndersa prinderit kane rrefyer dje per gazeten “KJ” se djali i tyre ishte i varur nga droga dhe perdorues. Babai, Zaimi, qe punon si taksist per te siguruar te ardhura ditore, me nje dhimbje qe i dukej qarte ne sy tha se i trembeshin vdekjes se Robertit. “E prisnim nje tragjedi te tille, se nje dite djali do te vdiste. E kerkuam per nje jave me radhe dhe s’e gjetem dot”, thote 55 vjecari.

Nje telefonate anonime, rreth ores 10:30 te dites se djeshme ka bere qe patrulla te shumta policie te shkojne ne nje ndertese dykateshe perballe spitaleve, ne rrugen “Bardhyl”. Robert Hasani, 30 vjec, qe sipas personave qe e njihnin nuk banonte ne ate zone, por vinte gjithmone, eshte gjetur i vdekur, si shkak i nje mbidoze heroine, e injektuar ne krah. Prinderit kane konfirmuar se i riu ishte djali i tyre dhe per kete gje benin kerkime prej nje jave. “Nuk mund te them me teper se tragjedia qe po perjetojme”, - eshte shprehur mbreme babai, Zaimi. Trupi i pajete eshte gjetur ne katin e dyte te nderteses dhe me pas eshte transportuar per ne spital, ne Mjekesine Ligjore, ku i eshte nenshtruar ekzaminimeve ne lidhje me shkaqet e vdekjes. Prane trupit te pajete eshte gjetur nje shiringe, ndersa pasdite eshte zbuluar se i riu ishte banues ne rrugen “Kongresi i Manastirit”, jo shume larg zones ku u gjet i pajete.

Vendi i ngjarjes ka qene nje godine, ku vite me pare kishte qene selia e nje gazete, por tani e braktisur. Sipas burimeve zyrtare, telefonata ka mberritur ne polici ne oren 10:25, ne sallen operative te uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te godines ku jane te vendosura njesite bashkiake numer 3 dhe 4, ne unaze, ne rrugen “Bardhyl”. Kane qene disa banore te lagjes, qe pas disa oresh kane bere te mundur dhe identifikimin e te vdekurit, duke treguar per policine, identitetin e viktimes, por qe nuk dinin adresen e tij te sakte. Sipas tyre, Roberti shkonte prej kohesh ne kete zone, ku dhe blinte lende narkotike, per ta konsumuar ne hyrjen e braktisur, gje e cila i ka marre jeten dje.

“Po hetojme ne dy pista”

Policia e Tiranes eshte duke hetuar ne dy pista, ate te vetevrasjes aksidentale apo te ndonje vrasjeje te mbuluar si nje mbidoze. Pikerisht per te zbardhur kete ngjarje, dosja eshte nen administrimin e sektorit te vrasjeve te Drejtorise se Policise se Tiranes. Nderkaq qe trupi i derguar ne morg, ndodhej atje deri ne oret e vona te dites se djeshme, pa u terhequr nga njeri. Sipas policise, nga te dhenat e deritanishme te Mjekesise Ligjore ne vendngjarje, paraprakisht rezulton se vdekja ka ardhur si pasoje e perdorimit te mbidozes nga viktima.

“E kerkuam per nje jave, por s’e gjetem”

Ne banesen e 30-vjecarit, qe ndodhej tej vendi i quajtur “Profarma”, rruga “Kongresi i Manastirit”, te gjithe ishin nen dhimbjen e humbjes se djalit te tyre. Familjaret e viktimes, kane deklaruar se, nuk kishin c’te thoshin me teper pas tragjedise qe u ka ndodhur. I ati i 30-vjecarit Zaimi, qe punonte si taksist, ka deklaruar mbreme per gazeten “KJ” se, “i trembeshim nje tragjedie te tille, pasi kishim nje jave qe nuk e shikonim dhe nuk vinte ne shpi”. Por, ata jane marre ne pyetje nga policia, e cila ka bere pyetje ne lidhje me jeten qe bente Robert Hasani. Familjaret dhe te afermit e tij kane deklaruar se e dinin qe djali i tyre ishte nje perdorues i rregullt droge dhe prisnin nga dita ne dite qe te ndodhte kjo gje. Ne deshmite e tyre te dhena ne policine e kryeqytetit, ata kane deklaruar se kishte nje jave qe Roberti nuk kishte ardhur ne shtepi, duke bere qe dhe ata ta kerkonin, por pa mundur ta gjenin. Sipas deshmise se prinderve, Roberti jetonte me ta dhe leket per te blere droge i siguronte sipas menyres se tij, duke mos pasur as pune te qendrueshme dhe ndonje ndihme tjeter. Te pyetur nese ai ka pasur lidhje me ndonje vajze, ata kane deklaruar se nuk dinin gje, por nuk besonin qe te kishte nje lidhje dashurore.

Viktima

Emri: Robert

Mbiemri: Hasani

Mosha: 30 vjec



Precedentet

18 qershor 2006

Nje i ri 20-vjecar nga Tirana eshte gjetur i vdekur ne rruge, si pasoje e mbidozes. Viktor Jashari eshte gjetur i pajete prane ish-Uzines “Enver”, ne trotuarin e rruges kryesore. I riu 20-vjecar ka vdekur pasi ka ndaluar ne ate vend ku u gjet

08 mars 2006

Rrushdi Rrushi, 30 vjec, vdiq nga nje mbidoze heroine, pasi ishte i papune dhe jetonte me qira prej dy muajsh ne nje nga konviktet e ish-shkolles se Partise, ne Laprake. Ai ka nderruar jete. Ka qene vajza e tij, e cila ka lajmeruar per ngjarjen

09 prill 2005

Nje i ri 29-vjecar eshte gjetur i vdekur ne banesen e tij ne kryeqytet dhe nga hetimet paraprake te policise u dyshua se ka nderruar jete per shkak te mbidozes. Saimir Murati, banonte ne rrugen “Pandi Dardha”, ne Tirane