Receta Gatimi

Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur

    Askush tė mos pretendojė se u shpėton "lajthitjeve". Falė trurit tonė ato maskohen, por nuk zhduken

    Studimet thonė, por edhe vetė e konstatojmė dellin tonė tė budallallėkut

    Tė zgjuar, apo budallenj? E nėse jemi budallenj, deri ku arrin ky "virtyt"? Jo gjithmonė mund ta marrėsh pėrgjigjen duke dalė pėrpara pasqyrės e duke i bėrė vetes pyetjen e bezdisshme. Tė gjithė e pranojmė faktin se jemi paksa tė ēmendur, por budallenj jo. E nė fakt, duke rrėmuar nė literaturėn shkencore, ėshtė zbuluar se tė gjithė jemi pak budallenj, kush nė njė drejtim e kush nė njė tjetėr. Megjithatė, truri ėshtė krijuar nė atė mėnyrė qė ta fshehė kėtė realitet me njė kurė specifike.

    Budalla nė rrugė

    Njė bllokim i madh zė nė mėnyrė konstante rrugėt e qytetit dhe autostradės. Statistikat tregojnė se 50% e shoferėve nuk dinė t‘i japin makinės: disa nuk dinė tė parkojnė, disa tė tjerė ecin me 20km/h, ndėrsa tė tjerė zėnė rrugėn sikur tė jetė e gjitha e tyre. Por kush nuk di tė ngasė makinėn nuk i vėren kėto defekte, pėrndryshe nuk do tė merrnin as mundimin tė ecnin nė rrugėt e qytetit me makina. Ky shembull ėshtė i njėjtė edhe nė pistat e skive, nė punė e fushat e futbollit. Por kush ėshtė ai qė ėshtė aq i zgjuar sa ta kuptojė qė nuk di t‘i japė makinės? Nėse do tė lexonit intervistat e disa tė aksidentuarve me makinė, do tė shihnit se asnjėri prej tyre nuk e pranon se e ka kryer njė akt tė tillė nga paaftėsia. Dhe jo vetėm kaq. 80% e tė shtruarve nė spital mendon se i pėrket elitės sė shoferėve me aftėsi mjaft tė mira drejtuese. Po pėrgjegjėsia e aksidentit kujt i mbetet? Nėse ėshtė e vėrtetė qė askush nuk heziton t‘ia atribuojė sukseset cilėsive "tė mira" qė kanė, atėherė janė tė paktė ata qė e njohin pėrgjegjėsinė e dėshtimeve tė veta.

    Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Imagjinoni tani sikur jeni njė katastrofė e vėrtetė nė njė sektor tė caktuar, pėr shembull nė pikturė, not, apo statistikė, ose sikur jeni shumė tė zgjuar, sa kjo cilėsi vėrehet nga tė gjithė...

    Mos e gėnjeni kot veten, edhe nė kėtė rast do tė zbuloni njė anė budallallėku. "Truri juaj do tė reagojė pėr vėshtirėsitė tuaja, duke zvogėluar rėndėsinė e atij sektori dhe kjo mangėsi nuk do t‘ju shqetėsojė mė, sepse truri juaj do ta konsiderojė sipėrfaqėsore sjelljen ndaj pikturės, notit apo statistikės", shpjegon njė studiuese. Pra, me pak fjalė mendojmė se dobėsitė tona janė kaq tė ngjashme, sa mund tė hyjnė nė gabueshmėrinė fiziologjike humane, ndėrsa pikat tona tė forta janė tė dukshme dhe speciale.

    Gabueshmėri njerėzore

    A ka ndonjė shpjegim pėr kėtė sjellje? "Ka tė ngjarė qė dėshtimi ėshtė armiku kryesor i unit tonė, vetėvlerėsimit dhe pėr kėtė arsye, truri, njė pispilluq i madh, bėn ē‘ėshtė e mundur pėr t‘i hapur rrugėn kėtij "miku" tė pakėndshėm", thotė studiuesja.

    Nuk duhet tė jetė njė risi e madhe, pasi qė nė tė kaluarėn nė ballinėn e tempullit tė Delfit, nė Greqi, ishte shkruar: "Njeri, njih veten dhe do tė njohėsh universin dhe zotat". Nė fakt, tė njohėsh veten nuk ėshtė edhe aq e thjeshtė. Ideja se kush jemi nė tė vėrtetė varion sipas nevojave. Nė vitin 1989, dy psikologė u treguan disa kėrkuesve tė rinj studime false, ku vėrehej njė sukses i madh i njerėzve tė hapur, ndėrsa disa tė tjerėve u treguan studime, ku vlerėsoheshin mė shumė njerėzit e mbyllur. Gjithsesi, cilado formė e personalitetit tė prezantohej si ēelėsi i suksesit, studentėt pretendonin se i ngjanin. Po informacionet e padėshiruara ku kishin pėrfunduar? Kujtesa kishte bashkėpunuar nė fshehjen apo shkatėrrimin e tė dhėnave tė padėshiruara. Megjithatė, po tė lėvizėsh kujtimet, ėshtė njė punė me rrezik. Nė kėtė mėnyrė rrezikon tė gabosh nga budallallėku dhe tė shkatėrrosh jetėn e karrierėn.

    Zgjedhje tė paqarta

    Shumė zgjedhje tė rėndėsishme janė bėrė nė mėnyrė tė paqartė, pa marrė parasysh nėse kemi qenė pro apo kundėr, kemi pasur tė dhėna tė faktuara apo statistika tė vėrteta. Tė martohesh, pėr shembull, ėshtė njė vendim detyrues pėr tė gjithė jetėn. Po aftėsia pėr tė pranuar gabimet tona? Praktikisht kjo pjesė nuk ekziston, sepse tė gjithė u qėndrojmė besnikė bindjeve tona. Ajo ēka i kėrkojmė botės nuk janė sfida tė reja ndaj ideologjive tona politike dhe sociale. Preferojmė persona, libra dhe punė tė pėrditshme, qė mbėshtesin vlerat tona tė mėdha. Por duke qenė se rrethohemi nga persona pėrfitues, e lėmė mėnjanė mundėsinė qė opinionet tona tė jenė kontradiktore.

    Ėshtė e kotė tė zhgėnjehemi

    Nė sektorė tė ndryshėm tė kėrkimit, shfaqet menjėherė paqartėsia: eksperimentuesit janė tė prirur ta konsiderojnė njė kėrkim bindės nėse rezultatet konfirmojnė pikėpamjet e tyre dhe do ta gjykojnė tė dobėt e tė pavlefshme nėse rezultatet nuk korrespondojnė me parashikimet e tyre. Ėshtė njė fenomen qė e zvogėlon shumė pėrparimin e njohurive. Megjithatė, ky faktor shpjegon edhe pse shpesh ėshtė e kotė tė tentosh tė zhgėnjesh atė qė ėshtė kėmbėngulės nė idetė e tij tė gabuara.

    Ēdo herė qė truri ynė mendon pėr tė ardhmen, pėrfytyron parashikime vetėm optimiste. Pėr shembull, jemi tė sigurt, kundėr ēdo dyshimi tė arsyeshėm, qė do tė fitojė partia jonė politike, ose skuadra e zemrės.

    Parashikime tė tilla vihen re edhe nė sferėn e basteve, ku njerėzit shpenzojnė para, sepse aftėsia e tė gjykuarit dominohet nga dėshira e fitores.

    E vėrteta tė dhemb

    Pse ėshtė ky optimizėm budalla i trurit? Sepse na mbron nga e vėrteta e hidhur. Nė fakt, ka persona tė cilėt i afrohen nė mėnyrė tė paimagjinueshme tė vėrtetės mbi veten dhe botėn. Kanė pėr veten njė shqetėsim tė ekuilibruar, janė tė paanshėm kur bėhet fjalė pėr tė njohur pėrgjegjėsit e suksesit e dėshtimit dhe bėjnė parashikime tė vėrteta pėr tė ardhmen. Sigurisht ėshtė mjaft mirė sikur secili prej nesh tė jetė realist, optimist dhe i qetė nė tė njėjtėn kohė, por nuk ka dyshim qė pak budallallėk na bėn mirė.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur

    kjo duhet per te nxjerre trurin pak nga rutina e perditshme

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mengjes i cmendur...
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 12:43 AM
  2. E cmendur per ty
    Nga smocking2 nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-02-2012, 02:45 PM
  3. NASA: Ne tė gjithė mund tė jemi jashtėtokėsorė
    Nga labja nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2012, 06:55 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 10:54 PM
  5. Propozimi i ēmendur
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 10:07 PM