E Shtune, 09 Shkurt 2008

Xhemil Beharaj

Vrasja e biznesmenit te karburanteve, Artur Karina, con ne pranga te dashuren dhe tre te dyshuar te tjere si bashkepunetor ne krim. Prokuroria e Lushnjes ka leshuar dy dite me pare kater flete-arreste, ndersa mengjesin e djeshem policia vendore beri ndalimin e Filis dhe Klodian Tushe, kusherinj te pare, Juger Lika dhe Esmeralda Bashes, nga 23 deri ne 30 vjec. Burime zyrtare konfirmuan dje lajmin, per gazeten “KJ”, dhe thane se te dyshuarit ishin shoqeruar edhe pas ngjarjes me 2 shkurt, por me pas u liruan deri ne sigurimin e disa provave. Te ndaluarit kane mohuar akuzat gjate marrjes ne pyetje, nderkohe qe prokuroria i heton per bashkepunim e moskallezim te krimit.



Burime zyrtare te policise pohuan se kane kryer ndalimin e kater te dyshuarve per te mbeshtetur ne hetime prokurorine. Te ndaluarit jane Filis dhe Klodian Tushe, djem xhaxhallaresh, Juger Liken dhe Esmeralda Bashen, kjo e fundit cilesohet si e dashura e viktimes muajt e fundit. Gjate hetimeve paraprake, kater te rinjte nuk kane dhene asnje shpjegim per ngjarjen dhe rrethanat e saj, ndersa dy dite me pare jane prere flete-arrestet me qellim zbardhjen e krimit te tipit mafioz. Motivi i ndalimit ka qene “pengimi ne zbardhjen e vrasjes”. Ne momentin e aksionit, nje pjese e tyre kane qene ne lokale, ndersa te tjeret ne dyqane.

Biznesmeni Artur Karina, 33 vjec, nga Peqini, por qe kohet e fundit ishte zhvendosur ne Lushnje, u vra nje jave me pare, rreth ores 21:00, ne vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Grabianit", ndersa udhetonte me automjetin e tij tip “Audi Q7”, me targa italiane DA 592 FH. I riu eshte qelluar me tete plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme dhe mendohet te jete ndjekur nga dy vetura. Pak minuta pas krimit, policia e Lushnjes shoqeroi mbi 20 persona nga qyteti myzeqar, por dhe nga Peqini. Te aferm te viktimes u shoqeruan dhe u moren ne pyetje per te mesuar se me cilet persona Artur Karina kishte pasur mosmarreveshje.

Viktima :

Artur Karina, 33 vjec, biznesmen

Te ndaluar:

Esmeralda Basha

Filis Tushe

Klodian Tushe

Juger Lika