E Hene, 11 Shkurt 2008
Transferimi nga Korca per ne kryeqytet, me qellim vazhdimin e veprimtarise se shfrytezimit dhe trafikimit te dy vajzave te mitura, nuk i ka sherbyer aspak nje ish efektivi te policise. I hetuar me pare per precedente te ndryshem penale, Haxhi Qelemini eshte vene dje ne pranga nga koleget e tij pasi u kap ne rrugen Besa ne shoqerine e dy vajzave 13 dhe 17 vjece, me te cilat kishte kryer edhe marredhenie seksuale. I larguar dy vite me pare nga radhet e policise, 47 vjecari ka gjetur si rrogezgjidhje rekrutimin e dy te miturave me qellim shfrytezimin per prostitucion kundrejt pageses. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise se Tiranes qe kryen edhe aksionin oret e para te mengjesit te djeshem. Agjentet antitrafik zbuluan pas marrjes ne pyetje te vajzave menyren se si ishin rekrutuar dhe perse ishin zhvendosur nga Korca per ne kryeqytet. Mbi Qeleminin rendojne tre akuza te renda, kryerje e marredhenieve seksuale me te mitura, shfrytezim prostitucioni dhe trafikim.
Mengjesin e djeshem ne rrugen Besa, vendi i quajtur Frigoriferi, kane zbarkuar agjentet antitrafik qe kishin grumbulluar informacione per vendndodhjen e dy vajzave per alarmit te familjareve. Vendstrehimi u gjet ne nje banese te marre me qira nga ish efektivi 47 vjecar. Policia tha se shoqeroi dhe mori ne pyetje dy vajzat e mitura, me inicialet A. J., 13 vjece dhe J. O., 17 vjece, nga Korca. Sipas policise, Qelemini dyshohet se ne fillim ka rekrutuar, shfrytezuar dhe kryer seks me 17-vjecaren J. O. Edhe pse ishte shfrytezuar ne Korce per prostitucion, hetimet kane treguar se 47 vjecari ka qene ne fazen e rekrutimit per prostitucion te dy vajzave, kryesisht ne Tirane dhe me pas jashte vendit nese do gjendej mundesia. Madje ketij qellimi i kishte sherbyer edhe zhvendosja nga qyteti juglindor.
Haxhi Qelemini ishte perjashtuar kohe me pare nga policia e Korces, pasi dyshohej se merrej me aktivitete ilegale, akuza qe jane perforcuar me teper duke gdhire dita e djeshme. Fillimisht mesohet se eshte kryer nje denoncim ne komisariatin e Korces nga te afermit e nje prej vajzave. Ndersa kane ndjekur pisten e trafikimit dhe lidhjeve te te mitures, agjentet arriten tek emri i ish kolegut te tyre. Pikerisht ne shtepine e tij, te marre me qira, eshte gjetur e mitura A. J., 13 vjece, e cila ishte rekrutuar per tu trafikuar jashte Shqiperise, per qellime prostitucioni. Aktiviteti dyshohet se kishte nisur te pakten nje vit me pare dhe rekrutimi i fundit eshte kryer muajin e kaluar.
Nje nga vajzat, rekrutuese
Hetimet ndaj Haxhi Qeleminit, jane zhvilluar nga specialistet e seksionit te Trafiqeve te Paligjshme, ne Policine e Tiranes, te cilet me pas i kane vene dhe prangat. Gjate marrjes ne pyetje te 17 vjecares J. O, rezulton se ajo eshte shfrytezuar me pare per prostitucion ne disa vende te BE-se, ndersa nepermjet saj dyshohet se 47 vjecari do te kryente rekrutime edhe te vajzave te tjera te mitura. Ndaj Qeleminit, policia ka ngritur akuzat e trafikimit te femrave per prostitucion e mbetur ne tentative, marredhenies seksuale me te mitur si dhe shfrytezimit per prostitucioni. Dosja ndaj tij eshte marre ne dorezim nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per vazhdimin e hetimeve.
Qelemini, i akuzuar edhe per skandalin e Bisht Palles
Haxhi Qelemini, ish efektiv i policise se Korces, ka sherbyer per me shume se 20 vjet ne radhet e uniformave blu. Gati 2 vjet me pare, ai u largua nga puna, pasi duke qene me sherbim ne sallen operative, nuk u gjend ne vendroje. Ky ka qene nje konstatim i perseritur, nderkohe qe Qelemini, i cili ka punuar edhe inspektor i policise ne komunen e Pirgut, ka patur te regjistruar si precedente ne prag te largimit nga puna, neglizhenca dhe abuzime telefonike si punonjes i salles operative. Burime te rezervuara te policise se Korces, hodhen dyshime se Qelemini, gjate kohes qe ka sherbyer si punonjes i salles operative, mund te kete qene personi me uniforme qe ka abuzuar me vajzen e skandalit te Bish Palles. Kjo e fundit akuzoi nje punonjes policie me rol te ngjashem detyre me 47 vjecarin, sikur kishte abuzuar seksualisht gjate shoqerimit per ne ambjentet e drejtorise se policise Korce. Por punonjesi i policise qe u arrestua ne ate kohe, doli i pafajshem, pasi vec provave te tjera paraqiti edhe dokumentin se nuk kishte qene ne detyre ne kohen qe ndodhi ngjarja. Prej gati 2 vitesh pas perjashtimit nga radhet e policise, Qelemini i ndodhur ne nje gjendje te veshtire ekonomike, ka kryer pune te ndryshme, por shpesh i pashfaqur per shume kohe ne qytetin e Korces. Vetem dy dite para se te arrestohej, ai eshte pare serish ne qytet.
Ne pranga :
Haxhi Qelemini, 47 vjec, ish polic ne Korce
Akuzat :
Trafikimit te femrave per prostitucion e mbetur ne tentative
Marredhenies seksuale me te mitur
Shfrytezimit per prostitucioni
Kodi Penal
Neni 100
Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur
Kryerja e marredhenieve seksuale ose homoseksuale me femije te mitur, qe nuk ka arritur moshen katermbedhjete vjec ose me te mituren qe nuk ka arritur pjekurine seksuale, denohet me burgim nga shtate gjer ne ne pesembedhjete vjet.
114
Shfrytezimi i prostitucionit
Shtytja, ndermjetesimi ose marrja shperblim per ushtrimin e prostitucionit, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet.
Neni 114/b
Trafikimi i femrave
Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e femrave nepermjet kercenimit ose perdorimit te forces apo formave te tjera te shterngimit, rrembimit, mashtrimit, shperdorimit te detyres ose perfitimit nga gjendja shoqerore, fizike a psikike, si dhe formave te tjera te shfrytezimit, denohen me burgim nga shtate deri ne pesembedhjete vjet dhe me gjobe nga tre milion deri ne gjashtemilion leke