Nė kėtė botė tė gjithė vijmė tė vetėm dhe nė tė njėjtėn mėnyrė largohemi prej saj. Qė nė hapat e parė tentojmė tė ngremė marrėdhėnie me pjesėn tjetėr tė shoqėrisė, duke u munduar qė gjatė gjithė jetės tonė tė thurim njė rrjetė tė dendur me eksperienca dhe lidhje ndėrmjet njėritjetrit. Sipas psikologėve tė ndryshėm, njerėzit kanė dy arsye themelore pėrse nuk duan tė qėndrojnė vetėm, sė pari njeriu ėshtė mė i qetė, mė i ngushėlluar, mė i siguruar dhe sė dyti, sepse tė tjerėt na sigurojnė njė informacion sesi do tė reagojmė nė situata tė ndryshme qė do tė na pėrballen
Ka lloje tė ndryshme dashurie, siē ėshtė ajo e nėnės pėr fėmijėn, miqėsisė, vėllazėrore, por ne flasim pėr dashurinė erotike, pasionin e dashurisė, dashurinė e dashnorėve, dashurinė e tė martuarve, dashuria qė na bėn tė themi tė dua.
Ēfarė ėshtė dashuria? Dashuria mund tė pėrkufizohet si njė tėrheqje, dėshirė, afeksion, kėnaqėsi ose admirim. Nė vetvete dhe nė varėsi tė individit, ajo mund tė nėnkuptojė lidhje afektive, pėrkushtim, vlerėsim dhe sigurisht, entuziazėm nė nivele tė larta. Dashuria mund tė pėrfshijė butėsinė dhe dėshirėn seksuale tė shprehur nga tė dy tė dashuruarit. Ajo mund tė lindė dalėngadalė nga miqėsia, apo shfaqet me forcė si rrufe, duke shkaktuar njė marramendje kalimtare pėr pak ditė ose muaj. Mund tė jetė njė zhuritje seksuale, ose njė butėsi e ėmbėl, mund tė mbetet njė pasion i pakėndshėm apo mund tė shpėrthejė edhe nė njė martesė. Mund tė shuhet nė njė monotoni, ose pėrkundrazi mund tė ruajė freskinė e dridhjeve tė fillimit. Ėshtė mė se normale tė mendosh se nė qoftė se dashuron njė njeri nuk mund tė dashurosh gjithmonė nė tė njėjtėn mėnyrė, ēast pas ēasti, pasi ėshtė e pamundur tė realizosh njė linjė dashurie konstante. Nė kėtė formė kemi pak besim nė ato qė mund ti quajmė ulje ose ngritjet e ndjenjave, marrėdhėnieve dhe tė vete jetės.