Receta Gatimi

heronjte arvanitas te revoluzionit Grek


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    heronjte arvanitas te revoluzionit Grek

    tudimet pėr shqiptarėt e Greqisė, qė njihen me emrin arvanitas, janė shumė tė pakta, pėr tė mos thėnė aspak. Sot, burimet historike, kultur ore, gjuhėsore, letrare dhe muzikore janė shumė tė kufizuara ose mungojnė plotėsisht. Strukturat shtetėrore greke janė kujdesur qė burimet historike, kulturore dhe letrare arvanitase tė mos dalin nė dritė. Kėshtu, na mungojnė shumė dokumente me vlera tė mėdha historike pėr kombin e arbėrit.
    Arvanitasit e Greqisė nuk janė ardhės, nuk janė as minoritet. Ata, ishin dhe janė ende nė Greqi. Valė tė tjera tė mėdha tė arbėrve nė drejtim tė Greqisė ka pasur nė shekullin IV-VII dhe XIV, qė i njohim nga disa historianė, nuk janė veēse, shpėrngulje e disa principatave tė arbėrve tė veriut nė drejtim tė jugut pėr arsye tė pushtimeve tė tokave tė tyre nė veri tė Arbėrisė nga pushtuesit sllavė dhe mė vonė nga pushtuesit turq.
    Termi grek nė shekullin XIX ka pasur domethėnie politike dhe jo atė kombėtare dhe gjuhėsore siē e ka sot. Kėshtu, Kryengritjen e vitit 1821, fuqitė e mėdha evropiane e shfrytėzuan duke i pagėzuar kryengritėsit me emrin e pėrbashkėt grekė pėr tė realizuar Greqinė politike tė sotme. Pra, tė gjithė kryengritėsit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehėt, dhe bullgarėt, nė mėnyrė tė barabartė, pas krijimit tė mbretėrisė dhe mė vonė tė shtetit grek, morėn emrin e pėrbashkėt politik-kombėtar grek. Vetė elenasit, nė shekullin XVIII dhe nė fillim tė shekullit XIX, parapėlqenin tė quheshin romei dhe gjuhėn e tyre romaikis. Kėshtu, Rigas Fereos (1757-179, ideologu dhe frymėzuesi i Kryengritjes sė vitit 1821, nė poemėn e tij “Kėngė Kushtrimi” nė njė rresht tė saj shkruan nė gjuhėn greke: “”Āyėćįńļé, źé Įńāįķéōéņ, Įńģåķļņ, źé Ńļģéļ, Įńįšéäåņ”, qė nė shqip do tė thotė: bullgarė, shqiptarė, armenė grekė, arabė. Pra, nė poemėn e Rigas Fereos, grekėt e sotėm, njiheshin romei, kurse shqiptarėt me emrin arvanitis.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: heronjte arvanitas te revoluzionit Grek

    Ėshtė e vėrtetė, qė shumė herė arvanitasit ortodoksė u pėrplasėn me arvanitasit myslimanė dhe luftuan kundėr njeri-tjetrit, pra, ishte njė luftė fetare. Arvanitasit ortodoksė i luftonin arvanitasit myslimanė sikur tė ishin turq dhe jo arvanitas, ndėrsa arvanitasit myslimanė, i luftonin arvanitasit ortodoksė sikur tė ishin grekė dhe jo arvanitas. Shumė dekada mė parė, mbizotėronte pikėpamja se arvanitasit nė Greqi janė njė racė e ulėt. Pėr mohimin e ndihmesės sė arvanitasve nė krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe ēdo dorėshkrim i vjetėr shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, pėr tė mos dalė mė kurrė dhe pėr t’i mbuluar pėrgjithmonė pluhuri i harresės. U hodh baltė mbi disa figura tė shquara heroike tė Kryengritjes greke tė vitit 1821, qė ishin arvanitas, pra, shqiptarė, duke i quajtur tradhtarė, duke i burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi mbas themelimit tė shtetit grek. Kėshtu, ata politikanė dhe historianė grekė, qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė t’i prisnin rrėnjėt arvanitase nė Greqi. Por, nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racės shqiptare nė Greqi.
    Ėshtė fakt, tashmė nuk mund tė diskutohet edhe pse deri tani pjesėrisht ishte fshehur qė 90 ndėr 100 heronjtė e Kryengritjes sė vitit 1821-it, ishin arvanitas. Qė arvanitasit mbajtėn peshėn kryesore tė luftės Nacionalēlirimtare tė 1821-shit, pėrveē qė ishin pjesa dėrmuese e popullsisė nė Greqi nė periudhat e kryengritjes, mund tė shpjegohet edhe nga fakti qė arvanitasit ishin njė popull luftarak, krenaria e tė cilit nuk mund tė lejonte poshtėrimet e skllavėrisė. Disa nga arvanitasit heronj tė Kryengritjes tė vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiēo Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Boēari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitėr Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruēo, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitėr Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Ēali, Ago Vasiari, dhe shumė e shumė shqiptarė tė tjerė.
    Arvanitasit janė krijuesit e ēetave tė komitėve nėn pushtimin turk, qė ruajtėn jo vetėm tė vėrtetėn e mosnėnshtrimit dhe liridashjes, por edhe tė kulturės, tė zakoneve tė lashta, muzikės, valleve dhe kėngėve popullore tė tyre. Mė 1674, Konsulli anglez nė Athinė, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftėt e fushės si kėtu (nė Atikė) ashtu edhe nė More, janė tė gjithė arvanitė”.
    Revolucioni grek i 1821-it ėshtė vepėr nė tė vėrtetė e arvanitėve. Bile shteti qė u krijua mbas vitit 1821-it podhuajse shumica e banorėve flisnin nė Greqi gjuhėn shqipe. Dhe ka qenė fama shqiptare qė i ka detyruar grekėt e sotėm tė pranojnė fustanellėn shqiptare si kostumin e tyre kombėtar. Pėr nder tė trimėrisė tė heronjve shqiptarė, grekėt morėn kostumin kombėtar shqiptar qė vishej nga Kosova e deri nė Peloponezi dhe e bėnė tė tyrin.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: heronjte arvanitas te revoluzionit Grek

    Nikolla Kriezoti ėshtė figura mė e madhe revolucionare e Eubesė. Ai ka prejardhjen nga fshatrat arvanitas tė Karistas. Revolucioni nė Eube ishte ndeshje midis arvanitasve tė krishterė dhe arvanitėve mysliman. Dhe, nėse nga ana e arvanitasve tė krishterė shquhej Kriezoti, nga ana e arvanitėve mysliman shquhej Alizoti. Ėshtė gjithashtu fakt se veprimtaria revolucionare nė Eube u kufizua nė ato zona ku ka arvanitė, d.m.th. nė Eubenė jugore, nė boshtin Halkidha-Kimi. Kriezoti mori pjesė nė betejat mė tė rėndėsishme tė Rumelisė dhe tė Eubesė, por pas ēlirimit filloi ndjekja e kėtij heroit, qė u burgos, dhe pėrfundimisht u detyrua tė vetė izolohet nė Turqi, nė Stamboll dhe nė Prusha, ku vdiq. Ironia tragjike e tij, qė gjeti strehim tek turqit heronj tė 1821, pas ēlirimit, ishte njė rregull pikėllues.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: heronjte arvanitas te revoluzionit Grek

    Thanas Shkurtanioti (1793-1825) ishte nga Dervenohori prej Shkurtės. Vetėdjegia e Thanas Shkurtaniotit nė Shėn Sotira tė Mavromatisė sė Thivės mė 26.10.1825, ishte njė ngjarje mė heroike dhe tragjike tė Revolucionit.
    Qė ditėt e para tė Revolucionit nė Beoti, Thanasi bėhet prijės i Dervenohorėve dhe tmerron turqit e Beotisė, tė Atikisė dhe Peloponezit. Pak kohė mė pas nga bėmat e fillimit kapedan Thanasi merr mbiemrin Shkurtanioti nga emri i vendlindjes sė tij. Mė 1825, ai mbyllet me 70 trima nė manastirin e Shėn Sotirės tė Mavromatit, duke pėrballuar 800 turq kėmbėsor dhe kalorės. Me vėnien zjarr tė Manastirit tė gjithė luftėtarėt arvanitas do tė vet flijoheshin duke u djegur tė gjallė. Kjo ngjarje, kjo djegėje pėr sė gjalli, zhyti nė zi dhe dėshpėrim gjithė Beotinė, sepse humbi njė prijės heroik, pa ndonjė shkak me peshė pėr tu flijuar nė kėtė rast.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: heronjte arvanitas te revoluzionit Grek

    Admirali i madh Andrea Miauli(1769-1835) ishte bir i Dhimitėr Bokut ose Voku me prejardhje nga Eubeja. Njė stėrgjysh i Andreas e ndėroi mbiemrin nga Boku nė Miauli. Duke marrė pėr mbiemėr emrin e anijes “Miauli” ku ai punonte me vite tė tėra. Andrea Miauli lindi nė ishullin e Hidrės dhe qė nė rini ishte pirat. Njė herė njė anije pirate malteze i mbytėn anijen, babai i tij nė vend fjalėve ngushėlluese, e vuri pėrpara duke i thėnė: “Mbaru qė kėndej, kjo ėshtė kasandi jot! Tjetėr herė tė mė dėgjosh!”. Natyrisht qė flisnin nė gjuhėn amtare arvanitika(shqipen) si shumė heronj tė Revolucionit tė 1821. Ishte tmerrėsisht sedėrli, “kokė shqiptari” klasike, dhe pėrveē bėmave nė beteja detare, i kushtoheshin njė numėr i madh historish me interes. Nė vitin 1822 Andrea u zgjodh komandant i flotės detare tė ishullit Hidra. Revolucionit tė 1821 Andrea Miauli i fali 250.000 franga floriri dhe tre anije luftarake. Miauli ishte njė njeri i thjesht dhe trim. Dinte tė fliste gjuhėn e mėmės arbėrishten dhe anglishten. Gjuhėn greke nuk e dinte dhe mėsoi tė shkruante greqisht vetėm emrin e tij kur u bė Admiral. Ai nuk pranoi shumė dekorata dhe privilegje. Kėshtu nuk pranoi dekoratėn “Kryqi i Legjonit tė Nderit” tė dhėnė nga mbreti i Francės Karli i 10. Kryetari i parė i Greqisė arvanitasi Kapodistria dhe disa drejtues politikanė mė 1827 do t’ua hiqnin Miaulit komandėn e flotės detare dhe do t’ia jepnin aventurierit anglez Kohran, gjė qė Miauli e pranoi dhe ėshtė ruajtur njė letėr e nėnshkruar prej tij. (Por ka dyshime qė atė letėr tė mos ta ketė nėnshkruar kurrė Miauli.) Admirali i madh Miauli mbas dorėheqėjes u kthye nė kapiten i thjesht i anijes sė tij. Miauli vdiq mė 21.7.1835, dhe u varros nė Pire. Zemra e tij ėshtė ruajtur nė njė kuti argjendi nė Ministrin Detare Greke.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: heronjte arvanitas te revoluzionit Grek

    ryengritjen e 1821 u vranė 12 burra nga fisi i dėgjuar i Kollokotronajve. Njė ndėr ta dhe vėllai i Teodorit, Jani Kollokotroni i cili ishte strehuar nė Manastirin Dimicana. Murgu i Manastirit e spiunoi Janin tek turqit tė cilėt e vranė. Pėr mosmarrėveshje me qeverinė greke nė vitin 1824 Kollokotronin e burgosin nė ishullin e Hidrės dhe kėrkonin dėnimin e tij me vdekje. Nė kujtimet e tij Kollokotroni, me tė drejtė do tė thotė: “Mė vunė 9 muaj burg, pa parė askėnd, pėrveē gardianėve. Kaq muaj nuk e dija ē’ndodhte jashtė, kush vdes, kė tjetėr kanė burgosur. Nuk e dija pėrse mė kishin burgosur. Kurrė nuk besoja se do tė arrijnė nė kėtė shkallė tė sajojnė dėshmitarė tė rremė.......”
    Avokati mbrojtės Klonari - tha nė fjalėn e tij.
    “Deri kur zotėrinj gjykatės, do tė vazhdoni kėtė sulmim barbar? Deri kur pėrndjekja e pamėshirshėm kundėr atyre qė ēliruan, i ngritėn lavdinė dhe vazhdojnė ti japin shkėlqim Greqisė......?” Por mbas disa muajsh kur Ibrahim Pasha i Egjyptit zbarkoi nė More, Teodor Kollokotronin e nxjerrin me falje nga burgu dhe e shpallėn kryekomandant tė ushtrisė greke. Teodor Kollokotroni u vra nė pabesi nė vitin 1843.

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: heronjte arvanitas te revoluzionit Grek

    Kostandin Kanari (1790-1877) ėshtė zjarrvėnėsi i anijeve, legjendar, bėmat e tė cilit frymėzuan piktorė dhe poetė, grekė dhe tė huaj tė tjerė, lindi nė ishullin Psara nė vitin 1790. Fisi i Kanarėve e kishte prejardhjen nga Himara, qė andej shkuan nė Pragė, e nė vazhdim, atje ku mėrgonin shumė arvanitas nė vitet e pushtimit turk, nė Itali dhe konkretisht nė Gjenovė. Nga Gjenova njė degė e fisit shkoi dhe u vendos nė Korsikė. Ikja e parė e Kanarėve nga Epiri mendohet tė jetė rreth viteve 1320. Deri sot gjenden pasardhėsit e atij fisi nė Gjenovė dhe nė Korsikė. Shumė prej Kanarėve kanė pasur tituj tė lartė fisnikėrie. Njė emblemė nga prindėrit e vetė zjarrėvėnėsit tė famshėm qė i pėrkiste parardhėsit Korsikan Teodori Kanari ėshtė e njėjtė me emblemėn e italianit tė madh revolucionar Xhuzepe Garlibarlit i cili ushtrinė e tij revolucionare pėrbėhej nga arbėreshėt e Italisė qendrore.
    Pra dikush nga soji i arvanitasve Kanaras tė Korsikės, tok me arbėrorėt e tjerė, nuk dihet pėr ē’shkak u vendosėn nė shkėmbinjėt e portit tė Psarės dhe nga kėtu Kanarėt e kanė prejardhjen zjarrėvėnėsi i anijeve.
    Bėma mė e madhe e Kanarit ėshtė djegia e Fregatės turke nė portin e Hios mė 7 korrik 1822. Kjo bėmė ishte nė njė mėnyrė shpagimi i grekėve pėr shkatėrrimin e Hios dhe qė pati kjo djegie jehonė ndėrkombėtare. Me djegien e Fregatės turke, u vranė rreth 2000 turq. Si dhe shumė heronj tė tjerė arvanitas tė revolucionit tė 1821, edhe Kostandin Kanari u kėrcėnua shpesh herė nga kundėrshtarė politikanė grekė me vdekje. Poeti i madh Viktor Hygoi i frymėzuar nga guximi i tij ka shkruar disa poezi pėr heroin arvanitas Kanarin. Konsulli francez nė Janinė Pukėvili do ta quante Kostė Kanarin “Njeriu mė i guximshėm i shekullit XIX”. Kanari ishte njeri i thjeshtė, qė shkonte me krenari drejtė betejės sė luftės kundėr armikut. Ai me zjarrėvėnien e anijeve turke zhduki mbi 8.000 mijė ushtarė turq. Turqit kur dėgjonin emrin e tij tmerroheshin. Kostandin Kanari ishte deputet i ishullit Psara mė 1827 nė Asamblenė Kombėtare Greke, dhe u bė ministėr dhe kryeministėr i Greqisė. Vdiq nė pleqėri tė thellė nė Kipseli tė Athinės mė 3.9.1877.

    Dhimitėr Pllaputa(1786-1864), gjenerali i dashur i Teodor Kollokotronit, ishte bir i Kolė Pllaputės, qė e nisi nga Trifilua mė 1750 pėr tė banuar nė fshatin Pallumba tė Gordinias. Pallumbėn e themeluan arvanitasit me dyndjet e para tė shekullit XV me fise mbizotėruese Kolietė dhe Buetė. Pllaputasit ishin arvanitas tė krishterė qė kishin luftė tė zgjatur me fqinjėt myslimanė dhe bashkėfiset e tyre, Laliotėt. Me gjithė se nė ballė tė prishjes sė Llallės, Pllaputėt dhe veēanėrisht Dhimitėr Pllaputa, ndihmoi arvanitasit myslimanė qė tė braktisnin turqit bashkėfeas, tė kalojnė nga Morea nė Rumeli e nė Epir, duke u ndeshur me Londeasit, dhe pėr tu ruajtur besa, qė i kishte dhėnė ai dhe Kollokotroni arvanitasve myslimanė.
    I mbeti besnik deri nė fund Kollokotronit dhe ndau me tė mundimet e gjyqit tė bujshėm dhe tė burgut. Vdiq nė korrik 1864 dhe u varros nė Pallumba.

    Gjenerali Teodor Griva(1799-1862), bir i Drako Grivės, e ka prejardhjen nga fisi mė i madh i arvanitasve nė oborrin e Ali Pash Tepelenės dhe nė vazhdim mori pjesė nė shumicėn e betejave tė Rumelisė. Pas ēlirimit u pėrzie me politikė dhe gjithė jeta qė pasoi ishte e trazuar. Mė 1854 bėhet prijės i njė bashkimi arvanitas mė tė shumtit luftėtarė tė 1821 ose bijtė e tyre dhe me djalin e vet Dhimitrin, marshojnė me qėllim qė tė ēlirojnė Shqipėrinė nga turqit. Kjo lėvizje dėshtoi me ndėrhyrjen e fuqive tė mėdha perėndimore dhe veēanėrisht tė Francės. Nė vitet e mė pasme i vė qėllim vetvetes rrėzimin e mbretėrisė dhe themelimin e Republikės Presidenciale. Nė tetor tė 1862, me 7000 burra vjen nga Bomica nė Mesogji duke shpėrndarė autoritetet. Qeveria e pėrkohshme nė Athinė, dėrgoi Venizelo Rufon dhe Emanuil Delijorgjin tu japin medaljen e gjeneralit, por ishte pėr vdekje nė krevat ku vdiq nga pneumonia mė 24.10.1862.

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: heronjte arvanitas te revoluzionit Grek

    Gjeorgji Karaiskaqi (1782-1827) ishte i biri i njė murgasheje qė lindi nė fshatin Mavromat tė Agrafės dhe qė nė fėmijėri vuante nga sėmundja e mushkėrive (luēemija). Kryelegjendari heroik i Rumelisė, ėshtė nga fara e Llalla-Jorgjit tė Kėnetės sė Poshtme. Djalė i Jorgji Llallės ishte Dhimitėr Llalla Isko, qė bėnte pjesė nė ajkėn e trimave tė Ali Pashait. Dhimitėr Isko pėrdhunon Zoinė, tė venė e Janaq Mavromatioti, dhe e njohur e Ali Pashait, e cila, pėrpara pėrdhunimit ishte murgeshė. Zoia mbas lindjes sė djalit tė cilin e quajti Gjergj dial i Dhimitėr Llalla Isko u largua nga Manastiri pėr tė jetuar nė vendlindjen e saj. Nė moshėn tė rritur Gjergji u pagėzua i krishterė nga Ndre Karaisko i cili i dha mbiemrin e tij Karaiskaqi. Gjergj Karaiskaqi ishte kaēak kur u kap rob nga ushtarėt e Ali Pash Tepelenės. Ali Pashai i fali jetėn Gjergj Karaiskaqit tė cilin e bėri njėrin nga njerėzit mė tė besuar tė tij. Nė vitin 1824 qeveria greke nė gjyqin e Mesollogjis e shpalli tradhtar Gjergj Karaiskaqin duke i hequr tė gjitha gradat, por nė vitin 1826 u falė, dhe kėshtu fitoi pėrsėri vendin e tij nė ushtri. Ishte nė kulmin e forcės dhe tė lavdisė. Por koka e tij ishte pjekur mjaftė pėr tė rėnė nga plumbat e tradhtisė. Kėshtu Asambleja e tretė e Pėrgjithshme nė prill tė vitit 1827 i heq drejtimin e ushtrisė ēlirimtare tė Greqisė Kontinentale Gjergj Karaiskaqit duke ia dhėnė anglezit Riēard Xhons. Gjatė betejės qė u zhvillua nė rrethimin e Akropoli Karaiskaqin e plagosin rėndė nė rrethana tė dyshimta nė pabesi. Kėshtu mė 23 prill 1827 vdes dhe e varrosin nė Lefsinė. Vdekja e Gjergj Karaiskaqit, ishte njė humbje e madhe pėr kryengritjen greke tė vitit 1821. E vranė, duke vėnė gjithshka nė rrezik, pėr tė njėjtin shkak qė vranė Odise Andruēon.

    Luani i Rumelisė Odise Andruēo (1790-1825), ishte biri i tė famshit kryekomitit Andrea ose Andruēo Verushi, nga Livanti i Lokridhės. Odisea lindi nė Prevezė nė vitin 1790. Kur Odisea ishte 4 vjeē babai i tij vdes nė burg nga torturat e turqve nė Stamboll. Ali Pash Tepelena, mik dhe bashkėluftėtarė i babait tė tij, e morri pranė pas vdekjes sė Andruēos Verushit. Nė oborrin e Ali Pashės, Odisea kishte tė tillė pozitė qė nuk e kishin as djemtė e Aliut. Ai i shėrbeu me besnikėri dhe krenari Ali Pash Tepelenės. Ndihmoi Ali Pashėn nė tė gjitha luftėrat e tij kundra turqve dhe kundra suliotėve dhe kardhiqotėve. Por lidhja e ngushtė e Odosesė me Ali Pashėn do ta dėmtonte shumė mbas disa viteve.
    Ishte frymėzuesi i Kėshillit tė kapedanėve tė Rumelisė qė kishin qėllim bashkimin e Greqisė pa dallim feje dhe mbėshtetej tek Ali Pasha nė luftėn e tij kundra turqve. Kėtė politikė Odisea u pėrpoq ta diktojė edhe pas vdekjes sė Ali Pashė Tepelenės gjatė luftės pėr ēlirimin e Greqisė dhe kjo i kushtojė jetėn dhe akuzėn si “tradhtar”.
    Nė vitin 1821 Odise Andruēo ishte Komandant i Pėrgjithshėm i Greqisė Lindore me gradėn gjeneral, por nga mesi i vitit 1822, ai jep dorėheqjen me nder si Komandant i Pėrgjithshėm pėr arsye se nuk shihej mirė nga kundėrshtarėt e tij.
    Bėma qė e bėnė Odise Andruēon si figurė tė 1821 ėshtė qėndresa e tij nė Hanin e Grabies. Odisea kishte njė mėndje politike dhe ushtarake tė zgjuar qė vlerėn e tij e njihnin tė gjithė kapedanėt e Rumelisė, dhe e konsideronin udhėheqėsin e tyre tė natyrshėm. Odisa Andruēo u vra me urdhėr tė politikanit grek Koletit. Odisea kishte shumė popullaritet tė madh gjė qė nuk shihej me sy tė mirė nga disa politikan grek. Shkuan shumė vite derisa tė figura heroike e Odise Andruēos u vlerėsua drejtė, sepse autorėt moralė tė vrasjes sė tij e kishin paditur tradhtar tė atdheut. Tradhtia e tij ishte; sepse donte bashkimin e grekėve dhe tė shqiptarėve pėr tė luftuar kundra armikut turk.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Diogjeni filozof Grek
    Nga MAJDI nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 07:21 PM
  2. Armani blen ishullin grek tė Skorpios
    Nga ardona nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2010, 03:34 AM
  3. 12 fėmijė shqiptarė abuzohen seksualisht nga njė grek
    Nga Enkelejda_24 nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 02:08 PM
  4. Ja si i vjedh shteti grek emigrantėt shqiptarė.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2007, 09:15 PM
  5. Futet ne parlamentin grek partia ekstremiste Laos...
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2007, 10:33 PM