Receta Gatimi

Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali


Temė e Mbyllur
Rezultatet nga 1 deri tek 12 prej 12
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Konsullata e Torinos nė Itali boton e para tė drejtat dhe pėrfitimet qė kanė emigrantėt nė rastet e aksidenteve nė punė

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Qeveria italiane ėshtė duke ndėrmarrė njė fushatė sensibilizuese pėr tė drejtat qė kanė emigrantėt nė rastet e dėmtimit nė punė. E para qė ka ndėrmarrė kėtė iniciativė sensibilizuese dhe qė po punon pėr bėrjen sa mė tė njohur tė saj ėshtė Konsullata shqiptare nė Torino, me Konsull Nderi Giovanni Firera. Ka qenė pikėrisht iniciativa e kėtij tė fundit qė nė bashkėpunim me autoritetet shtetėrore italiane dhe me ato shqiptare tė sigurimeve, tė bėhet pikėrisht e njohur dhe fushata mė e fundit qė ka lidhje me njohjen e tė drejtave nga ana e emigrantėve pėr pėrfitimet nga dėmtimet nė kantieret e punės. Ashtu siē thotė dhe vetė konsulli Firera, “Italia po pėrfiton jo pak nga puna e madhe e emigrantėve tė huaj”, ėshtė e drejtė, sipas tij, qė shteti italian dhe vendi i tyre i origjinės, “t’u pėrgjigjet si pėr sigurimet shoqėrore, ashtu dhe pėr ato shėndetėsore apo pėr rastet e dėmtimit nė punė”. Lidhur me kėtė ēėshtje tepėr tė mprehtė ligji italian pėr "aksident nė punė" pėrcakton mjaft qartė tė drejtat qė pėrfiton punonjėsi i dėmtuar nga ana e shoqėrisė apo firmės ku ai punon, si dhe nga shteti italian. Sipas kėtij ligji, qė mundėsohet pėr “Albania”-n nga Konsullata e Torinos, nė qoftė se punonjėsi, pėr shkak tė punės qė po bėn, apo pėr njė arsye tė dhunshme (pėr shembull: kur rrėzohet nga lart, goditet nga njė objekt, shtypet nga njė peshė, digjet nga zjarri ose nga njė substancė kimike, plagoset nga njė xham ose nga njė llamarinė etj.), pėson njė dėm fizik ose psikik, i cili e pengon tė vazhdojė punėn pėr njė periudhė, pak a shumė tė gjatė, e cila duhet tė vendoset nga njė mjek nėpėrmjet dokumentit pėrkatės (certifikatė mjekėsore pėr aksident nė punė), ai duhet tė pėrfitojė menjėherė siguracion dhe kompensim si nga firma, ashtu dhe nga shteti.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Aksidenti duke shkuar nė punė

    Ligji italian e siguron punonjėsin edhe pėr dėmet fizike dhe/ose psikike si pasojė e aksidentit qė ka ndodhur gjatė rrugės normale vajtje dhe ardhje nga vendbanimi nė vendin e punės (pėr shembull kur: pėrfshihet nė njė aksident rrugor, rrėshqet, rrėzohet, goditet nga njė objekt etj.). Edhe nė kėtė rast ėshtė e nevojshme certifikata mjekėsore
    e aksidentit.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Sėmundjet profesionale

    Emigranti pėrfiton kompensim edhe pėr sėmundje profesionale, kuptohet njė sėmundje qė ka ndodhur gjatė aktivitetit tė punės pėr shkak tė punimeve tė bėra (pėr shembull: shurdhėri nga zhurmat, tumore tė shkaktuara nga bojėra tė veēanta ose ngjyrues, asbeste ose tumore tė shkaktuara nga fibrat e amiantit, sėmundje tė rrugėve tė frymėmarrjes tė shkaktuara nga silici dhe agjentė tė tjerė kimikė etj.), por me kusht qė tė njihen nga njė mjek, me dokumentin pėrkatės (certifikatė mjekėsore pėr sėmundje profesionale).

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Ēfarė duhet bėrė?

    Kur ju ndodh njė aksident nė punė ose kur jeni duke shkuar pėr nė punė, duhet patjetėr tė lajmėroni vetė ose nėpėrmjet dikujt tjetėr punėdhėnėsin tuaj, ose personin e ngarkuar nga punėdhėnėsi. Sipas rastit: a) drejtohuni te mjeku i ndėrmarrjes nė tė cilėn punoni, nė qoftė se gjendet nė vendin e punės; b) shkoni vetė ose tė shoqėruar nė shėrbimin e "Ndihmės sė shpejtė" (Pronto Soēorso) pranė njė spitali, qė tė jetė sa mė afėr nga vendi ku gjendeni; c) nė qoftė se ėshtė e nevojshme thėrrisni ju vetė ose me
    ndihmėn e dikujt tjetėr shėrbimin e ambulancės nė numrin e telefonit 118; d) drejtohuni te mjeku juaj kurues.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Komunikimi me mjekun

    Mjekut tuaj ose atij tė "Ndihmės sė shpejtė" (sipas rastit), duhet t'i shpjegoni gjithmonė si dhe ku ka ndodhur aksidenti. Mjeku lėshon tė parėn "certifikatė mjekėsore" nė disa kopje. Nė certifikatė ėshtė e treguar qartė diagnoza dhe numri i ditėve tė parashikuara fillimisht pėr mungesat nga puna pėr arsye aksidenti nė punė. Njė kopje duhet t'i dorėzohet menjėherė punėdhėnėsit (direkt ose nėpėrmjet personave tė tjerė, tė familjes ose miq), njė kopje duhet tė ruhet nga punonjėsi (Kujdes! Fotokopjet e certifikatės mjekėsore nuk konsiderohen tė vlefshme). Nė rast shtrimi, spitali do tė marrė masa menjėherė pėr t'ia dėrguar kopjen e certifikatave INAIL-it dhe punėdhėnėsit. Punėdhėnėsi, nė qoftė se mjeku ka vėrtetuar se punonjėsi nuk mund tė punojė pėr mė shumė se tre ditė, duhet tė lajmėrojė menjėherė INAIL-in duke i dėrguar zyrave kompetente kopjen e certifikatės mjekėsore sė bashku me njė formular tė veēantė qė quhet "denoncim aksidenti". Nė rast se punėdhėnėsi nuk e denoncon aksidentin nė INAIL, ai mund ta lajmėrojė direkt INAIL-in duke paraqitur pranė zyrave tė Entit certifikatėn mjekėsore. Punonjėsi duhet tė fillojė punėn nė ditėn e caktuar nga certifikata mjekėsore. Nė qoftė se punonjėsi mendon se nuk ėshtė shėruar akoma, ai mundet: a) t'u drejtohet mjekėve tė INAIL-it pranė ambulatorėve tė selisė qė gjendet mė afėr shtėpisė sė tij, pėr lėshimin falas (pa pagesė) tė certifikatės mjekėsore; b) ose t'i drejtohet mjekut tė vet kurues. Certifikata ėshtė me pagesė dhe INAIL-i do tė paguajė njė pjesė tė shpenzimit, nė qoftė se ėshtė i dokumentuar. Mjeku vlerėson gjendjen e shėndetit tė punonjėsit dhe, sipas rastit, lėshon njė certifikatė shėrimi klinik (certifikatė mjekėsore pėrfundimtare) ose njė certifikatė me shėnimin e ditėve shtesė, tė nevojshme pėr shėrim (certifikatė mjekėsore e vazhdueshme). Pasi skadon afati i kėsaj periudhe, punonjėsi duhet tė kthehet te mjeku, i cili, nė qoftė se vėrteton shėrimin, lėshon certifikatėn mjekėsore pėrfundimtare. Gjatė periudhės sė aksidentit punonjėsi duhet t'i komunikojė INAIL-it ndėrrimin e mundshėm tė banesės.

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Sėmundjet profesionale

    Nė qoftė se punonjėsi kryen aktivitet pune, duhet t'i paraqesė punėdhėnėsit tė parėn certifikatė mjekėsore tė sėmundjes profesionale dhe, nė rast se mjekimet pėr shėrim vazhdojnė, certifikatat e tjera mjekėsore. Nė qoftė se punonjėsi kryen disa aktivitete, mund tė paraqesė direkt nė INAIL kėrkesėn pėr njohjen e sėmundjes profesionale sė bashku me certifikatėn mjekėsore tė sėmundjes profesionale.

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Tė drejtat qė ka ēdo emigrant nė punė

    Ēdo emigrant qė punon nė Itali konform rregullave gėzon tė drejtėn e kompensimit ditor pėr paaftėsi tė pėrkohshme absolute. Ai e pėrfiton kėtė kompensim atėherė kur i dėmtohet shėndeti pėr shkak tė punės dhe mjeku parashikon se ai nuk do tė shėrohet brenda tre ditėve. Nė kėtė rast INAIL-i i paguan punonjėsit njė shumė ditore parash, qė quhet "kompensim i pėrkohshėm", qė zėvendėson pjesėrisht, pagėn (rrogėn) nė periudhėn e mungesės nė punė. Ky kompensim merret duke filluar nga dita e katėrt, pas ditės nė tė cilėn ka ndodhur aksidenti dhe gjatė gjithė kohės qė mjeku mendon se ėshtė e nevojshme, pėr shėrimin ose pėr stabilizimin e gjendjes sė shėndetit. Kompensimi i pėrkohshėm llogaritet mbi pagėn e deklaruar nga punėdhėnėsi dhe i nėnshtrohet tatimit mbi fitimin (IRPEF). Taksa mbahet direkt nga INAIL-i, qė i lėshon tė aksidentuarit certifikatėn pėrkatėse nė lidhje me taksėn.

  9. #9
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Shuma e kompensimit tė pėrkohshėm qė pėrfiton emigranti

    Disa kontrata pune kolektive parashikojnė qė punėdhėnėsi ta integrojė kompensimin e pėrkohshėm tė paguar nga INAIL-i derisa tė arrijė nė 100 pėr qind tė pagės. Pėr kompensimin e pėrkohshėm pagesa bėhet nė fund tė kohės sė aksidentit dhe ēeku i dėrgohet direkt tė aksidentuarit nė adresėn e deklaruar nė denoncimin e aksidentit.
    Nganjėherė punėdhėnėsi i jep paradhėnie punonjėsit shumėn qė ėshtė nė ngarkim tė INAIL-it. Nė kėtė rast INAIL-i ia kthen paratė direkt punėdhėnėsit dhe jo punonjėsit.
    Pėr periudhat mė tė gjata tė sėmundjes, nė qoftė se punėdhėnėsi nuk ia jep paradhėnie shumėn e parave qė ėshtė nė ngarkim tė INAIL-it, punonjėsi mund tė kėrkojė, duke i telefonuar ose duke u paraqitur pranė zyrave tė INAIL-it, qė t'i jepen paradhėnie. Ju kujtojmė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė lajmėrojmė INAIL-in pėr ēdo ndryshim adrese. Pėr artizanėt; bashkėpunėtorėt familjarė (bashkėpunėtorė familjarė, kujdestarė, shėrbyes, etj.); anėtarėt e kooperativave; punėtorėt nė bujqėsi; kompensimi i pėrkohshėm llogaritet mbi bazėn e shumės sė pagave tė vendosura me ligj (paga konvencionale).
    Shėrbimet shėndetėsore jepen nga Shėrbimi Shėndetėsor Kombėtar (Servizio Sanitario Nazionale) dhe nė disa ambulatorė tė INAIL-it, tė aktivizuar sipas marrėveshjeve pėrkatėse me Rajonet.

  10. #10
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Tė drejtat e emigrantit nė rast invaliditeti tė pėrhershėm

    Nė rastet e njė dėmtimi tė madh tė shkaktuar nga puna dhe tė mbetjes invalid pėrgjithmonė emigranti pėrfiton disa gjėra. INAIL-i vlerėson dėmin psiko-fizik dhe i paguan punonjėsit njė kompensim nė para. Nė rast sėmundjesh profesionale dhe/ose aksidenti pėr shkak tė punės, INAIL-i, nėpėrmjet mjekut tė vet ligjor dhe, nė qoftė se ėshtė e nevojshme nėpėrmjet njė ekipi me mjekė specialistė, vlerėson dėmin fizik dhe/ose psikik tė pėrhershėm, sipas kritereve tė vendosura nga ligji italian. Ky vlerėsim shprehet nėpėrmjet numrave, nga 1 pėr qind deri nė 100 pėr qind, qė pėrfaqėsojnė pėrqindjen e humbjes sė integritetit psiko-fizik, ndaj njė personi qė konsiderohet i shėndetshėm (dėm biologjik).

  11. #11
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    Si bėhet kompensimi i dėmit biologjik pėr emigrantin

    Sipas dispozitave dhe kritereve tė ligjit italian INAIL-i paguan: a) Njė shumė tė vetme parash (likuidim nė kapital), nė qoftė se dėmi fizik dhe/ose psikik ėshtė vlerėsuar nė njė shkallė mė tė madhe se 5 pėr qind dhe mė tė vogėl se 16 pėr qind. b) Njė shumė parash mujore (kompensim nė rentė), nė qoftė se dėmi vlerėsohet i barabartė ose mė i madh se 16 pėr qind. Gjithashtu INAIL-i paguan njė shumė shtesė mbi rentėn (kuota integruese), pėr gruan ose burrin dhe pėr fėmijėt; pra punonjėsi duhet tė lajmėrojė INAIL-in nė rast se ka ndryshime tė pėrbėrjes familjare (pėr shembull: martesė, lindje fėmijėsh). Nė rast invaliditeti tepėr tė rėndė tė shkaktuar nga disa dėmtime qė janė tė pėrshkruara shprehimisht nga ligji, INAIL-i i jep ēdo muaj, sė bashku me rentėn, njė "ēek pėr asistencė personale tė vazhdueshme". Renta e dhėnė nga INAIL-i nuk ėshtė subjekt tatimi (IRPEF) dhe personi ka gjithmonė tė drejtė ta marrė, edhe nė qoftė se nuk banon nė Itali dhe transferohet nė njė vend tjetėr ose kthehet nė vendlindjen e vet. Edhe nė kėtė rast, nė qoftė se ndėrrohet adresa ėshtė e nevojshme tė lajmėrohet INAIL-i.

  12. #12
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tė drejtat nė punė tė emigrantėve shqiptarė nė Itali

    tema mbyllet deri sa te dalin informacione me te reja

Temė e Mbyllur

Tema tė ngjashme

  1. Itali, shkaterrohet banda shqiptare
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2010, 03:56 PM
  2. Itali, perdhunohet prostituta shqiptare
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2009, 10:38 PM
  3. Shqiperi-Itali, grup pune kunder trafikut te droges
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 12:52 PM
  4. Itali, arrestohen tre shqiptare, iu gjet 80 kg heroine
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 04:51 PM
  5. Itali, ligji pėr spiunimin e emigrantėve, revoltohen mjekėt
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:52 PM