Kompanitėangleze tė sigurimeve hedhin dyshimet tek njė bandė shqiptarėsh. Mediat zvicerane: Janė sllavė

Grabitja e katėr tablove tė piktorėve impresionistė tre ditė mė parė nė Zvicėr dyshohet se ėshtė bėrė nga tre shqiptarė. E konsideruar si nga grabitjet mė tė mėdha tė veprave tė artit nė Europė, vjedhja e pikturave me vlerė 163.2 milionė dollarė amerikanė, ka mbetur ende e pazbardhur nga policia lokale. Ka qenė njė gazetė angleze, e cila i referohet burimeve nga Londra, ajo qė hedh dyshimet pėr njė grup shqiptarėsh. Nga ana tjetėr, mediat zvicerane insistojnė se grabitėsit janė shtetas nga ish- Jugosllavia. Ajo nė tė cilėn bien dakord tė dyja palėt ėshtė se grabitėsit e pikturave janė ballkanas.

Sipas burimeve tė mirinformuara nga kompanitė e sigurimeve nė Londėr, grabitja e pikturave tė Monet, Degas, Van Gogh dhe Cezanne nga muzeu "Emil Buhrle Foundation" nė Zyrih ka pėr autorė tre kriminelė shqiptarė. Ata kanė hyrė nė muze tė maskuar e me armė nė dorė dhe kanė mundur qė tė largohen prej aty me katėr tablotė impresioniste. Arratisja e tyre ėshtė bėrė me njė makinė tė bardhė ndėrsa pikturat ishin gati duke rėnė pėrdhe teksa makina ecte me njė shpejtėsi marramendėse. Burimet nga kompanitė e sigurimeve kanė theksuar dje se muzeu ka qenė i mbushur me punonjės sigurie por asnjė prej tyre nuk ka arritur qė tė veprojė pėr tė mbrojtur pikturat. Hetuesit kanė shpjeguar se katėr pikturat e grabitura ishin vendosur sė bashku nė tė njėjtin mur ndėrsa vepra tė tjera, edhe mė tė vlefshme se ato, ndodheshin nė muret e tjera tė sallonit. "Ata kanė grabitur ēfarė u ka dalė pėrpara dhe si pėrfundim kanė marrė vetėm katėr pikturat e para. Kjo do tė thotė se grabitėsit nuk kanė pasur njohuri pėr pikturat qė ndodheshin aty dhe se grabitja nuk ka qenė e porositur nga ndonjė koleksionist arti ilegal pasi ai do tė kishte urdhėruar zgjedhjen e pikturave mė tė vlefshme",- thanė burimet nga kompanitė e sigurimeve. Ato shtuan se pikturat ishin tė siguruara pėr vlera qė variojnė nga 50 deri nė 80 milionė paund, pra mė shumė se dyfishin e tyre. Njė nga hetuesit mė tė mirė tė grabitjeve tė veprave tė artit nė Londėr ka pohuar dje se nėse pikturat e vjedhura nuk gjenden brenda javės sė parė, atėherė ka shumė pak shanse qė tė gjenden. "Piktura tė kėtij kualiteti dhe fame janė tė vėshtira qė tė shiten haptazi. Shpesh herė grabitėsit mendojnė se do tė gjejnė treg mes koleksionistėve privatė e tė pasur por kjo ėshtė njė legjendė pasi asnjė koleksionist nuk do tė blinte piktura nga grabitėsit qė nuk i njeh",- ka pohuar dje pėr mediat britanike njė prej hetuesve tė kompanisė sė sigurimeve.