[align=center]E shtrenjta Liliana[/align]
(Cfare ndodh me te krishteret pas vdekjes?)
Liliana eshte mamaja e gruas sime. Ajo eshte 90 vjec dhe po ben plane per tu takuar me Zotin e saj. Njera nga gjerat qe e shqeteson ate jane pyetjet qe niperit e saj do te bejne ne kohen e vdekjes se saj. Keshtu qe vendosi qe te bisedoje me secilin prej tyre. Duke u pergatitur per kete, ajo pyeti Helenen, gruan time, dhe mua ne lidhje me vdekjen e te krishtereve dhe gjerat qe ndodhin pertej. Liliana ka qene nje mikeshe per mua keto 40 vjet. Deri kur nena ime vdiq, ato ishin po ashtu mikesha te mira. Letra ne vazhdim eshte kontributi im per pyetjen e Lilianes. Shpresoj te jete dicka e vlefshme dhe per ty.
E shtrenjta Liliana,
Keshtu pra, ti po pergatitesh qe te vdesesh se shpejti (ndoshta te kujtohet se nena jote jetoi 98 vjet) dhe keshtu ke disa pyetje se cfare do u thuash niperve te tu per vdekjen tende. Mire pra, le te flasim per kete. Por le te mos fillojme me pyetjen: Cfare ndodh me te krishteret pas vdekjes? Te fillosh aty, eshte me te vertete gabim. Ne vend te kesaj le te pyesim: Ku filloi Liliana?
Ku e ke ti Liliana fillimin tend te vertete? Pas kesaj ne do te zhvendosemi per tek lindja jote, shpetimi, vdekja dhe lavdia!
Duke e kthyer nga ana tjeter kete ceshtje, qe te kuptojme te ardhmen, duhet te bejme nje udhetim ne te shkuaren. Une te ftoj tani te shkojme ne vendin ku ti e ke fillimin tend te vertete.
Keshtu, nqs e fillojme kete kerkim ne momentin e vdekjes, ne do te fillojme ne mes te histories.
Ku e ke pra fillimin tend te vertete? Ne momentin e lindjes? Cuditerisht jo, shume me heret se atehere. Beju gati per nje suprize.
Me kap nga dora Liliana, dhe le te gjejme momentin e fillimit tend te vertete. Kjo eshte shume kohe perpara. Ne fakt, do te na duhet te kthehemi ne nje pike te kohes qe i paraprin krijimit te Adamit, madje dhe krijimit te ketij universi.
A ke ekzistuar ti perpara krijimit? Nqs do te ishe vetem nje trup dhe nje shpirt, pergjigjia do te ishte jo. Ti do te ishe nje qenie e perkoheshme, qe ka nje fillim, dhe natyrisht nje fund. Por ti nuk je vec nje trup dhe nje shpirt (1 Selanikasve 5:23)
Ti ke nje pjese qe quhet fryme. Kjo do te thote se nje pjese e jotja erdhi nga nje vend tjeter, i ndryshem nga ky univers material. Pjesa jote fizike i perket botes fizike, pjesa jote frymore, i perket botes frymore. Fryma jote e ka origjinen ne universin frymor.
A je kryesisht trup? A je kryesisht shpirt? Apo je kryesisht qenie frymore? Pa dyshim Liliana, pjesa me e rendesishme e jotja, eshte fryma.
E di qe eshte e veshtire te imagjinosh se ti e ke fillimin pertej nje qyteti ne Teksasin qendror. Disa pjese te tuat filluan 90 vjet me pare. Ky eshte trupi yt. Ky trup eshte i perkohshem dhe nuk zgjat me shume se 100 vjet.
(Meqenese ra fjala, kjo eshte pjesa me interesante e vdekjes. Ti more nje trup para shume vjetesh qe tani eshte plakur. Kjo makine e lodhur, e vjeter dhe e prishur deshiron te nderprese punen. Dhe nje dite ti do te clirohesh prej tij, pergjithmone!)
vazhdon.......