Receta Gatimi

"Vritini dhe varini, derisa te mos mbetet asnje shqipta


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    "Vritini dhe varini, derisa te mos mbetet asnje shqipta

    Edhe nje here, populli dhe lideret serbe treguan se dine te pranojne realitetin ne paqe dhe harmoni me popujt e tjere te botes. Pas masakrave dhe gjenocidit qe ushtruan ndaj shqiptareve te Kosoves, Serbia serish iu kundervu ashper shqiptareve, ne nje perpjekje per te njollosur diten e djeshme, nje dite historike dhe feste per gjithe kombin shqiptar, por pa ia arritur dot qellimit.

    Ndersa shqiptaret treguan maturi dhe zemergjeresi ne nje dite kaq te rendesishme, serbet treguan para gjithe botes se jane nje popull qe e do dhunen dhe se vazhdojne te jene ultranacionaliste deri ne krim. Kete gje e treguan me se miri protestat e tyre te dhunshme gjate dites se djeshme, si dhe vete deklarata e kryeministrit serb Voisllav Koshtunica. Serbe te inatosur qelluan me gure ambasaden amerikane ne Beograd, gjate nje proteste pak pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.

    Protestuesit thyen xhamat e dritareve duke thirrur "Kosova eshte zemra e Serbise". Mbi 2 mije vete, shumica djem te rinj, kendonin kenge patriotike, te rrethuar nga qindra police me armatim te rende. "Vritini dhe varini, derisa te mos mbetet asnje shqiptar", - therriste turma e inatosur, duke treguar keshtu shpirtin e dhunes qe vlon brenda serbeve. Dhjetera police u plagosen, perpara se uniformat e rendit te nisnin largimin e protestuesve nga ambasada. Sipas agjencise se lajmeve "Rojters", te plagosur pati edhe ne radhet e protestuesve, ndersa policia prangosi disa prej tyre.

    Serbia i konsideron Shtetet e Bashkuara te Amerikes si perkrahesen kryesore te pavaresise se Kosoves, pra shkaktaren e kesaj humbjeje te madhe dhe te papranueshme per te. Proteste te dhunshme pati edhe nga serbet ne qytetin verior te Mitrovices, ne Kosove. Sipas "Rojters", granata dore u hodhen ne ndertesat e BE-se dhe OKB-se qe ndodhen ne kete qytet, por fatmiresisht nuk pati asnje te lenduar. Zyrtaret evakuuan menjehere godinat, te cilat nuk pesuan ndonje demtim te rende. Edhe pasi Kosova e beri fakt te kryer, perpjekjen e saj legjendare per t'u shkeputur nga tutela e Beogradit, Serbia, serish kerkon te luftoje, pavaresisht betejes se saj te humbur prej 9 vitesh tashme.

    Ne nje fjalim te drejtperdrejte televiziv, vetem pak minuta pas shpalljes se pavaresise nga kuvendi i Kosoves, kreu i qeverise serbe akuzoi Uashingtonin per gatishmerine e tij per te dhunuar ligjin nderkombetar. "Per sa kohe te ekzistoje populli serb, Kosova do te jete Serbi", - tha kryeministri ultranacionalist, i mbetur tashme pa rrugezgjidhje ne betejen e tij te humbur. Sipas tij, deklarata e bere nga shteti fals i Kosoves nen tutelen e SHBA-ve dhe BE-se eshte akti perfundimtar i nje politike force qe nisi me bombardimet ne Serbi dhe vazhdoi me mberritjen e trupave te NATO-s ne Kosove.

    Koshtunica tha se protesta te tjera do te vazhdojne ne ditet ne vazhdim. Ndryshe nga ai, presidenti properendimor, Boris Tadic, hodhi poshte shpalljen e pavaresise se Kosoves, por beri thirrje per qetesi. "Serbia nuk do te njohe kurre pavaresine e Kosoves, por do te vazhdoje permes ketij procesi ne menyre paqesore dhe me dinjitet", - tha ai. Fjalet e presidentit serb lane te kuptohej se Tadici e ka pranuar me kohe se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pashmangshem, por duhet te vazhdoje te tregohet insistues dhe nacionalist ne publik, per hir te nje pjese te serbeve dhe partnerit te tij ne koalicionin qeverises, Koshtunicen.

    Reagimi me ekstrem erdhi nga kreu i Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove, Peshkopi Artemije, i cili denoncoi forcat e armatosura te Serbise qe nuk bene asgje per te ndaluar Kosoven te shpallte pavaresine. "Serbia duhet te bleje arme nga Rusia dhe vendet e tjera, dhe t'i beje thirrje Moskes te dergoje vullnetare dhe te vendose nje prezence ushtarake ne Serbi", - tha ai.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: "Vritini dhe varini, derisa te mos mbetet asnje shq

    Te na hane m.....

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: "Vritini dhe varini, derisa te mos mbetet asnje shq

    Screw them!

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: "Vritini dhe varini, derisa te mos mbetet asnje shq

    Po prift i thote vetes ky,ne vend te sjelle paqe ben thirrje per lufte....palo prift..

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mancini: Tevez do tė mbetet nė City
    Nga MAJDI nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 02:03 PM
  2. Kryeministri mbetet pa punė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2009, 09:25 AM
  3. Google Translate pėrkthen derisa shkruani
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 07:35 PM
  4. Kafeja e shėndetshme derisa nuk e teprojmė
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 05:45 PM
  5. Gabriela Cilmi, kėngėtarja australiane me prejardhje shqipta
    Nga Coca-Cola nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-07-2008, 12:01 AM