Receta Gatimi

Tronditese, masakrojne te riun anglez

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Tronditese, masakrojne te riun anglez

    Krim trondites ne Lezhe, ku nje djalosh britanik eshte masakruar dhe grabitur duke iu marre jeta vetem 23 vjec, ndersa kishte ardhur per vizite ne Shqiperi. Krimi ka ndodhur dy dite me pare dhe u zbulua pas gjetjes se nje kufome ne Mal Shengjin prane qytetit te Lezhes. Dje “KJ” publikoi lajmin se trupi i nje mashkulli u gjet ne nje pus, por ende s’ishte arritur te identifikohej. Dje, policia konfirmoi se kufoma i perket shtetasit britanik, Eduard Krejtorn (Eduard Craythorne), 23 vjec. Anglezi dyshohet se eshte vrare per ta grabitur dhe me pas eshte hedhur ne pus. Policia e Lezhes ka shoqeruar dje rreth 40 persona, kryesisht banore te Shengjinit dhe qytetit te Lezhes, derisa ka ngritur gishtin mbi dy te rinj. Arlin Vukaj, 21 vjec dhe Mario Pjetrushi, 19 vjec, te dy nga Shengjini jane te dyshuarit kryesore te krimit makaber. Ekspertet treguan se kane arritur te identifikoje byzylykun e arte, qe viktima mbante ne dore. Disa dite me pare, ai i eshte shitur nje argjendari ne qytetin e Lezhes, i cili i tregoi policise se ishin pikerisht dy te rinjte e ndaluar, qe e kishin sjelle byzylykun ne dyqanin e tij.

    Mbremjen e 7 shkurtit, ne telefonin celular te 23-vjecarit nga Britania e Madhe mberriti nje ftese per te dale shetitje. Djaloshi kishte njohur shume bashkemoshatare ne kete vend, larg zhurmes se metropoleve. Ai eshte veshur me nxitim dhe ka dale per t’u argetuar, por nuk u kthye me kurre ne shtepi. Nena dhe motrat e Eduard Craythorne, te pyetura nga policia vendore thane se kjo ishte mbremja e fundit qe djaloshi do te kalonte ne Shqiperi, pasi te nesermen do te merrte avionin per ne drejtim te Anglise. Eilen Craythorne, nena e Eduardit, tregoi se djali i saj ka hipur ne veturen e familjes tip “Rover”, por nuk u kthye me.

    Dhjetera persona jane shoqeruar dhe marre ne pyetje gjate dites se djeshme ne Komisariatin e Policise se Lezhes. Ndersa kane keqyrur teshat e viktimes, familjaret e tij kane konstatuar se ne dore mungonte nje byzylyk i shtrenjte floriri, te cilin Craythorne nuk e hiqte kurre nga dora. Per inspektoret e policise u hap nje mundesi e re. Gjate disa oreve jane bere kerkime ne argjendaret e zones, derisa njeri prej tyre pohoi se kishte blere ditet e fundit nje byzylyk floriri. Argjendari u shoqerua ne polici, se bashku me objektin e cmuar, te cilin nena e tij e njohu se i perkiste te birit. Te dyshuarit kryesore per kete ngjarje kaluan “ne parade” perpara argjendarit, i cili ngriti gishtin mbi dy prej tyre. Policia tha se kontrolli ne banesat e Arlind Vukajt dhe Mario Pjetrushit zbuloi edhe nje shufer hekuri, e cila, sipas eksperteve kriminaliste, eshte arma e krimit. Ndersa dy te ndaluarit jane marre ne pyetje deri mbreme vone, policia tashme ceshtjen e vrasjes se Eduard Craythorne e konsideron te zgjidhur. “Hetimet e metejshme do te zbardhin dinamiken e ngjarjes dhe menyren e ekzekutimit te 23-vjecarit”, thane mbreme per “Koha Jone” burime nga uniformat blu te Lezhes.

    Hetimet filluan me 8 shkurt

    Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes bene te ditur se hetimet per zhdukjen e 32-vjecarit kane filluar qe ne daten 8 shkurt, dita kur u njoftua per humbjen e tij. Policia ka dyshuar per nje pengmarrje dhe ka hetuar ne fshehtesi, per te mos rrezikuar jeten e anglezit. Ndersa ditet kalonin, shpresat se ai mund te ishte gjalle sa vinin e zbeheshin. Derisa nje kufome u zbulua ne pusin e nje shtepie te braktisur ne Mal Shengjin. Mengjesin e djeshem, policia nxori trupin e viktimes nga thellesia e pusit. Nga keqyrja e kufomes, u konstatua se ajo ishte ne fazen e dekompozimit. Vdekja e tij dukej se kishte ardhur rreth dy jave me pare, ndoshta pikerisht mbremjen kur kishte dale nga shtepia. Nga keqyrja e kufomes u konstatua nje carje e thelle ne kafke, e cila, sipas mjekut ligjor, i kishte shkaktuar vdekjen. Plaga ishte shkaktuar nga goditja me sende te forta. Pistat hetimore u ngushtuan ne dy: aksident fatal ose vrasje.

    Tre turistet ceke te zhdukur ne mal

    Tre turiste nga Republika Ceke figurojne te zhdukur ne Shqiperi qe nga vera e vitit 2001. Ata kishin mberritur ne Shqiperi per alpinizem dhe per here te fundit jane pare ne zonen e Malesise se Madhe. Telefonatat e shumta sinjalizuese te personave qe pretendojne se kane pare ne kete ose ate vend per here te fundit Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuckova nuk kane munguar ne sallat operative te policise ne rrethe te ndryshme te vendit. Policia e Shtetit ka ofruar 100 mije dollare amerikane si shperblim per njeriun qe do te informoje saktesisht se ku “prehen” tre te rinjte e huaj, te cilet mberriten ne Shqiperi per turizem. Kryeministri Sali Berisha, gjate nje vizite ne Prage, disa muaj me pare, deklaroi per autoritetet vendase se do te nxiste hetimet per zbardhjen e ceshtjes.

    Anglezet qe zgjodhen Shengjinin

    Eduard Craythorne kishte mberritur ne Shqiperi rreth nje muaj me pare per te vizituar nenen dhe dy motrat, qe prej vitesh jetonin ne nje shtepi, qe kishin blere ne Shengjin. Disa vite me pare, motra e 23-vjecarit ishte martuar me nje te ri nga Shkodra. Cifti kishte vendosur te jetonte ne Shengjin. Edhe pas divorcit, anglezja e mrekulluar nga bregdeti shqiptar vendosi te mos largohej nga Shqiperia. Tre vjet me pare, ajo thirri edhe motren tjeter dhe nenen dhe tre femrat ishin bere prej kohesh banore te zones turistike.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tronditese, masakrojne te riun anglez

    Kufoma e dekompozuar e Shėngjinit i pėrket Edėard Craythorne, i zhdukur mė dy shkurt. U vra me njė shufėr hekuri

    Policia ka arrestuar dje Mario Pjetrushi e Arlind Vukaj. E vranė pėr t'i marrė varėsen dhe byzylykun

    SHĖNGJIN- Kufoma e pjesėrisht e dekompozuar e njė mashkulli qė u gjend dy ditė mė parė nė Shėngjin i pėrket shtetasit anglez Edėard Craythorne. Djali 21-vjeēar ėshtė zhdukur qė mė datė dy shkurt kur ka dalė pėr tė pirė njė kafe me miqtė e tij e mė pas nuk ėshtė parė mė nga askush. Por pak orė mė pas policia e Lezhės ka mundur qė tė arrestojė edhe autorėt e vrasjes sė tij. Ata janė shokėt e vetė viktimės, Mario Pjetrushi dhe Arlind Vukaj. Vrasja ėshtė kryer me njė shufėr hekuri dhe motivi i saj ishte grabitja e njė varseje dhe njė byzylyku floriri. Mė pas "shokėt" e kanė hedhur trupin e viktimės nė njė pus e kanė deklaruar nė polici se ai ishte larguar me njė makinė sė bashku me tre njerėz qė nuk i njihnin.

    Zhdukja

    Britaniku Edėard Craythorne ėshtė zhdukur mė datė dy shkurt tė kėtij viti nė Shėngjin. Ai kishte dalė me disa shokėt e tij por nuk ėshtė kthyer asnjė herė nė shtėpi. Pasi kanė pritur tėrė natėn, tė nesėrmen nė mėngjes nėna dhe motra e tij kanė bėrė denoncimin pėrkatės nė polici. Sipas denoncimit tė nėnės, Edėard Craythorne kishte ardhur nė Shqipėri nė tetor tė vitit ta kaluar pėr tė qėndruar disa muaj sė bashku me familjen. Plani i tij ishte qė mė datė katėr shkurt tė kėtij viti tė kthehej sėrish nė Angli. Mėngjesin e datės dy shkurt ai ka dalė nga shtėpia duke i thėnė familjes se do tė takohej me shokun e tij Mario por qė nga ai moment nuk ėshtė kthyer mė. Dėshmitarė tė ndryshėm kanė pohuar se 21-vjeēari britanik ėshtė parė pėr herė tė fundit nga tre persona nga Lezha, tė cilėt flisnin anglisht. Nė kėtė takim ka qenė i pranishėm edhe Mario por ai ka pohuan se nuk kishte kuptuar asgjė nga biseda pasi nuk flet anglisht. "Grupi" i njerėzve ėshtė larguar mė pas me njė makinė me targa angleze e timon nė krahun e djathtė. I vetmi qė ka qėndruar ka qenė Mario. Qė nga ai moment edhe telefoni celular i Edėard Craythorne ka qėndruar i mbyllur ndėrsa pasaporta dhe bileta e udhėtimit e 21-vjeēarit ndodheshin nė banesėn e tij.

    Identifikimi

    Burime tė policisė sė Lezhės pohuan dje se nga ekspertimet qė i janė bėrė kufomės sė gjetur nė pusin e ujit nė fshatin Mal Shėngjin, kanė vėrtetuar se bėhet fjalė pėr shtetasin anglez Edėard Craythorne. Trupi i pa jetė ėshtė nxjerrė nga pusi ku ėshtė gjetur e mė pas ėshtė dėrguar nė polici. Aty ai ėshtė identifikuar edhe nga e ėma dhe e motra. Dy gratė kanė pohuar pėrpara policėve se viktima, edhe pse nė dekompozim e sipėr, ishte njeriu i tyre. Hetuesit shpjeguan se nga hetimet e para rezulton se Edėard Craythorne ka tė ēara nė kokė, gjė qė tregon se ai ėshtė goditur me sende tė forta pėrpara hedhjes nė pusin e ujit. Pėr 12 orė me radhė policia shkencore ka punuar me trupin e 21-vjeēarit duke fiksuar prova tė mundshme qė mund t'i shpien nė identifikimin e autorėve tė vrasjes. Grupi hetimor ka shoqėruar rreth 40 persona pėr t'i marrė nė pyetje nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    Arrestimi

    Dėshmitė e dhėna nga Mario Pjetrushi nuk kanė bindur policinė e Lezhės, e cila ka vazhduar hetimet intensive. Tė gjitha tė dhėnat e kanė drejtuar policinė tek "shoku i ngushtė" i viktimės, i cili ishte edhe personi i fundit me tė cilin ishte parė. Pas njė kontrolli qė i ka ushtruar atij policia ka gjetur njė byzylyk floriri, pėr tė cilin e ėma dhe e motra e viktimės kanė pohuar se i pėrkiste atij. Menjėherė Mario Pjetrushit dhe Arlind Vukajt i janė hedhur prangat ndėrsa pas marrjes nė pyetje ėshtė gjetur edhe mjeti i krimit. "Janė bllokuar nė cilėsinė e provave materiale, njė byzylyk floriri qė i pėrkiste viktimės Edėard Craythorne si dhe njė shufėr hekuri me tė cilėn autorėt kanė kryer vrasjen. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se vrasja ėshtė kryer pėr motive tė dobėta, pasi viktima dhe autorėt kanė pasur njė njohje ndėrmjet tyre",- thanė dje burimet zyrtare tė policisė nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    Tė arrestuarit

    Arlind Vukaj, 21 vjeē, lindur dhe banues nė Shėngjin.

    Mario Pjetrushi, 19 vjeē, lindur dhe banues nė Shėngjin.

    HISTORIA

    Ailin Craythorne, nėnė e katėr fėmijėve jetonte nė Britaninė e Madhe. Vite mė parė njėra nga vajzat njihet dhe dashurohet me njė shtetas shqiptar Edmond Ftonin. Lidhja e tyre kthehet nė njė gjė serioze dhe Sofia martohet me Edmondin. Nė vitin 2004 ēifti vjen tė jetojė nė Shqipėri. Pak kohė mė pas Ailin Craythorne vjen edhe ajo nė Shqipėri pėr tė jetuar me tė bijėn. Por martesa e saj me Edmond Ftonin nuk shkon ashtu siē ishte parashikuar dhe ēifti ndahet. Ailin dhe Sofi Craythorne nisin njė jetė tė re nė Shėngjin. Nė shtator tė vitit tė kaluar Edėard Craythorne vendos tė vizitojė nėnėn dhe motrėn e tij nė Shqipėri. Ai punonte nė ngarkim shkarkim por kishte vendosur qė deri nė fillim tė shkurtit 2008 tė jetonte nė Shqipėri. Vetėm dy ditė pėrpara kthimit pėr nė Britani ai ėshtė vrarė pėr t'i marrė disa sende me vlerė.

  3. #3

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tronditese, masakrojne te riun anglez

    Shteti tė pushkatojė tim bir nėse ka vrarė Eduard Craythorne". Tejet i dėshpėruar, me njė dhimbje tė thellė nė zemėr, Valentin Pjetrushi, babai i Mario Pjetrushit, tė dyshuarit kryesor pėr rrėmbimin dhe mė pas vrasjen e 23-vjeēarit anglez, ende nuk arrin ta besojė gjėmėn e ndodhur nė familjen e tij. Ka vendosur tė mohojė Marion, tė mos e njohė mė si birin e tij, edhe pse e ka rritur me shumė mundime. "Nuk ka vajtur asnjeri ta takojė nė qeli, dhe nuk do tė vemi pėrjetė nėse e ka bėrė atė krim", - thotė i pezmatuar burri nė gjysmė moshe. "Eduartin e kam pritur nė shtėpi dhe s'e kam ndarė me fėmijėt e mi. Po kėshtu edhe nėna e Eduartit dhe motra e tij e kanė respektuar djalin tim. Madje nė oborr gjendet motori i Eduartit", - tregon mė tej Valentin Pjetrushi. Babai i tė dyshuarit pėr vrasje shprehet se kur Sofia, e ėma e Eduartit e ka vėnė nė dijeni pėr zhdukjen e tė birit, e ka pyetur Marion mos kishte ndonjė dijeni. "Kam ikur dy herė nė polici me Marion, njėherė nė Lezhė dhe njė herė nė Shėngjin. E kam pyetur nėse kishte dijeni ku ndodhej Eduarti, dhe mė ka thėnė jo. E kam provokuar duke i thėnė se nėse dinte gjė tė mė tregonte, pasi do ta mbronte policia", - shprehet babai i tė dyshuarit pėr krimin monstruoz. Familjarėt e 19-vjeēarit Pjetrusha tregojnė se dhe nė momentin kur policia e ka ngjitur nė furgon pėr ta dėrguar nė komisariat, ai ėshtė larguar duke thėnė se nuk kishte gisht nė vrasjen e Eduartit. "Babi mos u mėrzit, do tė vij pėrsėri nė shtėpi. Nuk kam bėrė asgjė, ji i sigurt pėr kėtė", - u ka thėnė i dyshuari tė afėrmve. Ndėrsa Dorina, motra e Arlind Vukajt, tė dyshuarit tjetėr pėr krimin e rėndė, shprehet se "Arlindi nuk kishte asnjė arsye pėr tė kryer njė krim tė tillė”. Vajza tregon se familja e saj ėshtė nė gjendje tė mirė ekonomike dhe Arlindi nuk kishte nevojė pėr para. "Bashkohem me dhimbjen e familjes sė Eduard Craythorne dhe mė vjen keq tamam si tė ishte im vėlla, por e them me bindje se Arlindi nuk ėshtė i implikuar nė njė krim tė tillė", - thotė Dorina, teksa dhimbja e madhe i reflektohet qartė nė sy.
    Skema e krimit
    Dėshmitė e dy tė rinjve tė arrestuar si tė dyshuarit kryesorė pėr rrėmbimin dhe vrasjen e tė riut anglez, kanė lėnė gojė hapur hetuesit me rrėfimet e tyre rrėqethėse. Arlind Vukaj dhe Mario Pjetrusha kanė pohuar para oficerėve tė policisė se janė autorė tė vrasjes sė Eduard Craythorne, por kanė krijuar alibi nga mė tė ndryshmet qė tė mbanin larg vėmendjen e policinė. Arlind Vukaj ka pohuar se ishte Mario ai qė e ftoi mikun e tij anglez tė hipte nė makinė, pasi kishin njohje familjare. Sipas tij, "me 2 shkurt takuam Eduartin dhe dolėn pėr njė shėtitje. I bėmė ftesė qė tė kalonim nė vijėn bregdetare sipėr portit tė Shėngjinit, ku do tė pinim nga njė cigare marijuanė, pasi kishim frikė mos na zbulonte policia", - ka rrėfyer Vukaj. Ai ka pohuar se miku i tyre u kishte besuar dhe pėr njė orė kanė udhėtuar nėpėr shkėmbinj, derisa i janė afruar njė shtėpie tė braktisur nė fshatin Male. "Mario e mbajti me muhabet Eduartin, ndėrsa unė e godita me njė sėpatė tė vogėl nė kokė. Mė pas e goditėm tė dy me grushte dhe pasi i hoqėm varėset dhe unazat e floririt qė mbante me vete, kartėn e bankės dhe tė kreditit, si dhe ēelėsat e shtėpive, e hodhėm nė pus", - ka vazhduar mė tej Vukaj, duke pranuar autorėsinė e krimit makabėr.
    Pėr tė shmangur dyshimet, dy tė rinjtė kanė vajtur nė banesėn e tyre me herėt se ditėt e tjera dhe kanė dalė e kanė luajtur sė bashku edhe bilardo nė mbrėmje. Ndėrsa i kanė premtuar njėri-tjetrit pėr tė mbajtur gjithēka sekret. Mario Pjetrusha dhe Arlind Vukaj u arrestuan dy ditė mė parė, pasi dyshohen si autorė tė vrasjes sė 23-vjeēarit anglez, i cili prej tri vitesh jetonte nė Shqipėri. I huaji ishte zhdukur qė nga 2 shkurti 2008 dhe trupi i pajetė i tij u zbulua rastėsisht nė njė pus qė ndodhej nė oborrin e njė shtėpie te braktisur, nė fshatin Male tė Shėngjinit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 40 te verteta tronditese te botes
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2011, 04:56 PM
  2. Itali, karabinieri vret te riun shqiptar
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-07-2009, 10:13 PM
  3. Policia shpeton te riun, tentoi vetevrasjen
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 07:10 AM
  4. Llogaritje interesante, aktuale dhe tronditese!!!
    Nga EMAUS nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-04-2008, 10:04 AM
  5. Droga vret te riun, familja: E prisnim
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2008, 06:55 PM