Pershendetje te gjitheve!
Kishim planifikuar qe forumit ti vendosnim disa opsione shtes me kalimin e kohes, ato cfare kemi pare te arsyeshme gjate gjithe ketij viti eksperience dhe ato cfare anetaret tane na kane sygjeruar. Por me kalimin ne serverin e ri po ndodhin shume probleme ne ngadalsimin e faqes keshtu keto opsione jane urgjente per tu instaluar!
Po pyesni per cfare po kerkohet ndihme?
Ne radhe te pare kemi nevoj per perkthyes. Ata qe zoterojne anglishten ose italishten dhe qe kane deshire mund te kerkojne ndonje pjese te forumit per ta perkthyer ne Shqip.
Kjo eshte teper paresore per ne. Mund te me kerkoni pjese te tekstit direk mua ne Mesazh Privat
Kush ka njohuri te HTML, gjithashtu preferohet php dhe css dhe deshiron te marre pjese ne kete projet eshte i mirepritur.
Cfare per ne eshte paresore!
Ne radhe te pare te mos humbin asnje anetar dhe te mos humbin asnje postim.
Do kemi nje veshje te re me te bukur dhe sigurisht me te shpejt.
Do jete "Paneli Anetarit" ku anetaret mund te personalizojne profilet dhe shume te tjera.
Menyre me e thjesht postimi dhe modifikimi.
Nje hapesire per quize, ku fituesi do te kete granden Kampion i Quizeve.
Plus sherbimeve qe kemi dhe te tjera qe sme kujtohen
Dhe disa te tjera surpriz!
Ju faleminderit per pjesmarrjne.