Me tė vėrtetė: Ėshtė e pamundur tė jeni Diell pėr tė gjithė. Ėshtė e pamundur ti pėlqeni tė gjithė njerėzve. Ėshtė e pamundur qė tė jeni pandėrprerė simpatik ndaj tė gjithė njerėzve. E vėrtetė ėshtė se mundohemi tė jemi tė kėndshėm dhe tė sillemi mirė me tė gjithė njerėzit, dhe pėr kėtė shkak dhe shpesh i durojmė pasojat. E vėrtetė ėshtė po ashtu se mirėsjellja dhe kėndshmėria e juaj mund tė zbutė shumė gjėra mirėpo vėrtet, a vlen qė pėr shkak tė kėsaj tė sillemi tė kėndshėm madje deri nė hipokrizi?
Nga jashtė ēdo gjė kalon nė pamjen e butė dhe tė kėndshme pėrderisa nė brendesi njeriu mezi pėrmbahet tė mos shpėrthejė. Kujdes nga personat qė se tepėrmi janė paqėsorė dhe tė kėndshėm me tė gjithė, ngaqe agresiviteti i tyre, aq mė shumė qė e shtrydhin nė brendesi, bėhet gjithnjė e mė i rezikshėm. Ndonjėherė ėshtė mė mirė tė keni armiq tė sinqertė se tė keni miq tė dobėt. Nė vazhdim ju japim disa arsye qė vetes ti krijoni sė paku ndonjė armik aty kėtu.
1. Mos lejoni tju mashtrojnė,
Pėr tė krijuar armikun e dėshiruar, duhet vazhdimisht ti kėrkoni tė drejtat tuaja. Nėse nuk rebeloheni atėherė kur nė pazar ju japin molla tė kalbura, njė gjė e tillė do tju ndodh shpesh. Porsa i tregoni dhėmbėt, njerėzit do tė fillojnė tju kuptojnė.
2. Kanalizoni agresivitetin tuaj
Armiqtė janė tė duhur sikurse qė i duhet thesi boksierit pėr ta ushtruar teknikėn e vet dhe pėr ta mbajtur vitalitetin. Nė vend se ti shkundni anėtarėt e familjes dhe miqtė qė skan bėrė asnjefarė mėkati ndaj jush, shfryhuni nė armiqtė tuaj.
3. Vendosni kufijt tuaj
Nėse pranoni se keni armiq, me kėtė tregoni se keni vlera dhe principe. Sa mė shumė pakėnaqėsi kapėrdini, tė tjerėt aq mė shumė nga ju do tė presin qė tė kapėrdini. Ai qė ėshtė mjaft i guximshėm tė ketė armiq, shkakton ndjenjė respekti dhe tėrheq vėmendjen tek tė tjerėt. Pas kėsaj nuk do tju therrasin ēdo herė kur kanė nevojė pėr ndihmėn tuaj. Me juve do tė sillen me mė shumė respekt.
4. Shmanguni nga shpėrthimet e menjėhershme emocionale
Mė shumė vlen tė keni njė armik tė vėrtetė se njė mik qe genjen. Kur me dikė jeni vazhdimisht tė kėndshėm, njė ditė dashur e padashur do tė duhet tė ndaleni dhe tė shpėrtheni. Sa mė shumė qė e shtrydhni armiqėsinė tuaj, kur tė ndodh ai eksplozion, atėherė do tė jetė nė formė tė shpėrthimit shumė tė fuqishėm. Dhe kur njė gjė e tillė ndodh, asgjė mė nuk mund tė pėrmirsohet.
5. Kurseni kohėn
Miqtė qe genjejne vjedhin kohėn. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė nga ata tė krijoni armiq. Pas asaj mė, nuk do tju lodhin me probleme qė juve as qė ju interesojnė, me ftesa nėpėr mbremje qė juve nuk ju shkohet. Sa mė pak kohė qė kaloni me ata, aq mė shumė kohė do tė keni pėr veten tuaj dhe pėr atė qė vėrtet dėshironi tė kujdeseni.
6. Mėsoni diēka pėr veten tuaj
Aristofani njėherė ka thėnė: - Njerėzit e menēur mėsojnė shumė nga armiqtė. Vėshtroni me vėmendje armiqtė tuaj. Ata janė tė parėt qė i vėrejnė gabimet tuaja. Kėshtu do tė jeni nė gjendje qė nė kohė ti korigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetėr, armiqtė tuaj zakonisht janė tė parėt qė e mėsojnė se ēka mund tju dėmtoj juve. Nėse kėsaj i kushtoni vėmendje, do tė mund ti shmangeni disa situatave tė pakėndshme, apo sė paku ti zbustni ato.
7. Jeni gjithnjė nė formė
Tė kesh armiq, ėshtė gjė e mirė. Armiqtė ju kushtėzojnė tė jeni dinamik, lucid, tė keni reflekse tė mira, tė keni kujdes se ēfare flisni dhe ēfare bėni. Kėshtu fitoni mė shumė vetebesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogėl qofte, ėshtė e mirėseardhur pėr vetbesimin tuaj.
8. Dashuroni me sinqeritet
Nėse keni vetėm miq tė vertete , mė shumė ti doni ata. Kur tė keni armiq, miqėsitė e vėrteta do tė jenė mė tė vlefshme pėr ju. Sė paku do tė dini se, kur jeni nė telashe ku mund tė mbėshteteni.
9. Le tė flitet pėr ju
Armiqtė shpesh ju bėjnė reklamė tė mrekullueshme. Me kėtė qė flasin keq pėr ju, ndoshta e shtrembėrojnė dukjen tuaj tė vėrtetė, por qė pa vetėdije nė tė njėjtėn kohė tėrhjekin vėmendjen nė drejtim tuajin. Ndėrsa njerėzit, (varet nga karakteri kjo), mė tepėr vėmendje i kushtojnė tė keqės se tė mirės!
Prandaj pėr miqtė tuaj flitni gjithnjė mire, ndėrsa pėr armiqtė tuaj mos flitni fare, qė tė mos u bėni ndonjė shėrbim falas.