Diabeti i sheqerit ėshtė njė sėmundje endokrino-metabolike, qė ka tė bėjė me mėnyrėn se si organizmi ynė e pėrpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozėn) qė ne marrim me ushqimet e ndryshme.
Defekti qėndron nė pamundėsinė e insulinės, njė hormon i prodhuar nga pankreasi, pėr tė mbajtur nivelin e sheqerit nė gjak nė vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmėri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet pėr tė futur sheqerin brenda nė qelizat e indeve tė organizmit (pamjaftueshmėri e insulinės). Pėr rrjedhojė, sheqeri ėshtė me tepricė nė gjak dhe jep shenja tė ndryshme, tė cilat jo gjithmonė janė tė pranishme tek njė pacient me diabet. Ato mund tė jenė tė veēuara dhe nė shkallė tė ndryshme tė intensitetit tė tyre. Eshtė pikėrisht ky intensitet, qė bėn nė shumicėn e rasteve qė diagnoza tė pėrcaktohet me vonesė ose ai tė zbulohet rastėsisht pas problemeve tė tjera shėndetėsore. Po kėshtu, shkalla e shprehjes sė shenjave tė sėmundjes varet shumė nga mėnyra e korrigjimit tė sėmundjes, pra terapia me ilaēe, mėnyra e tė ushqyerit (dieta) dhe mėnyra e jetesės.