Nė fillimet e letėrsisė shqiptare janė veprat e Marin Barletit ("Historia e Skėnderbeut", 150 dhe tė humanistėve tė tjerė, tė botuara latinisht. Libri i parė shqip ėshtė "Meshari" (1555) i Gjon Buzukut. Letėrsia e vjetėr pėrfaqėsohet nga vepra fetare, por qė ishin shprehje e qėndresės kundėr sundimit osman. Autorėt mė tė rėndėsishėm ishin Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani dhe te arbėreshėt e Italisė Lekė Matrėnga e Jul Variboba. Nė shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letėrsia orientale, por nė veprat e poetėve mė tė shquar kishte edhe tema laike e nota shoqėrore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari, Muhamet Ēami - Kyēyku etj).